Nëntë orë konferencë për media: Presidenti ukrainas shënon rekord botëror

Periskopi.com Lajme

Volodymyr Zelensky, ish-aktori popullor, i zgjedhur në muajin prill president i Ukrainës, shënoi sot një rekord duke mbajtur një konferencë shtypi që zgjati më shumë se nëntë orë, më e gjata në histori, sipas Agjencisë Kombëtare ukrainase të rekordeve.

Rreth tetë orë pas fillimit të konferencës së shtypit, që u mbajt në një sallë konferncash në qendër të Kievit, një përfaqësues i agjencisë u ngrit për të njoftuar rekordin.

Presidenti, Zelensky reagoi duke manifestuar befasinë e tij dhe duke konfirmuar se ishte një person modest dhe se i urrente festimet.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga presidenti bjellorus, Alexandre Lukashenko, me një konferencë shtypi që zgjati më shumë se shtatë orë, sipas medias ukrainase.

Disa qindra gazetarë ukrainas dhe të huaj iu afruan Zelenskyt rreth një tryeze.

Presidenti ukrainas diskutoi për disa çështje të rëndësishme si konflikti në lindje të Ukrainës, marrëdhëniet me Rusinë apo bisedën e tij telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, zbulimi i të cilit ka bërë që ky i fundit të jetë nën kërcënimin e shkarkimit të ndërmarrë nga demokratët.

Presidenti i ri i Ukrainës takon liderët Evropianë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet që të martën të takojë liderët e Bashkimit Evropian në Bruksel, në vizitën e tij të parë jashtë vendit si president i Ukrainës.

Bisedimet pritet që të fokusohen në reformën e brendshme politike dhe agresionin rus në lindje të Ukrainës.

Kievi dhe Brukseli tashmë kanë biseduar se si mund të bashkëpunojnë së bashku më afër, duke përfshirë edhe forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike.

Gjithsesi, ngrohja e marrëdhënieve mes BE-së dhe Ukrainës pritet që të has në pengesa për shkak të ndikimit të Moskës, raporton Euronews.

Rusia tashmë ka deklaruar që banorët e Donteskut dhe Luhanskut do të pajisjen me pasaporta ruse, dhe do t’i garantohet qytetaria.

Që nga aneksimi i gadishullit të Krimesë, Bashkimi Evropian e ka mbështetur Ukrainën dhe ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Presidenti i Ukrainës, do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg këtë të marte pasdite. Ai gjithashtu do të takohet edhe me kryetarin e Komisionit Evropian Donald Tusk. Takimi mes Zelenskyt dhe Tusk pritet që të ndodhë të mërkurën.