Presidenti Thaçi takon presidentin Macron: Kosova është e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pasur një takim bilateral me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, me të cilin ka biseduar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor, shkruan Periskopi.

Thaçi ka shkruar se në këtë takim është biseduar perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

“Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi.

Shkrimi i tij i plotë:

Pritja e presidentit Macron në Pallatin Elise, ku zhvilluam një takim bilateral dhe biseduam për perspektivën euroatlantike, për dialogun me Serbinë, për forcimin e paqes dhe të ardhmen e tërë Ballkanit Perëndimor.

Presidentit Macron ia konfirmova se Kosova është e vullnetshme dhe e gatshme për marrëveshje paqësore me Serbinë, e cila duhet të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Marrëveshje e Paqes garanton më shumë mundësi për zhvillim dhe për jetë më të mirë, si më shumë prosperitet për të gjithë qytetarët tanë. Faleminderit për mbështetjen, president Macron! HTH ( Foto: Astrit Ibrahimi)