Merkel planifikon takim me Erdogan

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vizitojë Turqinë muajin tjetër për t’i bërë thirrje presidentit Recep Tayyip Erdogan që të respektojë një pakt migracioni me Bashkimin Evropian, duke reaguar ndaj frikës se një konflikt në Siri mund të çojë në një valë të re refugjatësh, transmetojnë mediat gjermane.

Erdogan paralajmëroi të dielën se Turqia, e cila tashmë ka marrë rreth 3.7 milionë refugjatë sirianë, nuk do të jetë në gjendje të përballojë valën e re të migrantëve.

Një zëdhënës i qeverisë gjermane nuk pranoi të konfirmojë raportin e mediave gjermane sot, raporton Reuters.

Sipas Paktit të vitit 2015, Turqia ka pranuar refugjatët që lëvizin drejt Evropës në këmbim të mbështetjes financiare. Qeveria gjermane nuk dëshiron një përsëritje të krizës së migrantëve nga viti 2015, kur Gjermania hapi dyert e saj për një milion njerëz, shumica e të cilëve kërkuan strehim nga konflikti në Siri.

Sipas Reuters, numri i migrantëve kohët e fundit ka filluar të rritet përsëri me përpjekjet e Damaskut dhe Moskës për të marrë Idlib, enklavën e fundit të madhe të mbajtur nga rebelët në Siri, shtëpia e rreth tre milionë njerëzve.

Erdogan tha të dielën se më shumë se 80,000 migrantë janë zhvendosur në Turqi.

Pence dhe Pompeo sigurojnë marrëveshje armëpushimi në Siri pas takimit me Erdogan

Periskopi.com Lajme

Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence dhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo njoftuan sot se kanë arritur marrëveshje armëpushimi midis Turqisë dhe kurdëve, pas një takimi me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan në Ankara, transmeton Fox News.

Marrëveshja vjen disa orë pasi letrës së presidentit Trump i cili paralajmëroi Erdogan që të mos jetë një “budalla” dhe “djalë i ashpër” në lidhje me një operacion në veri-lindje të Sirisë. Letra e Trump dërguar Erdoganit, është hedhur në koshin e mbeturinave nga ky i fundit, pasi që e kishte lexuar më parë.

Vuçiq – Erdoganit: Në Serbi je si në shtëpinë tënde

Periskopi.com Lajme

Aleksandër Vuçiq ka takuar homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, të cilët ia  kanë shprehur njëri tjetrit ‘besimin në marrëdhëniet e mira bilaterale’ dhe ‘shpresën se ato do të forcohen edhe më shumë në të ardhmen’.

Pas takimit me Erdoganin, Vuçiq ka thënë se shpreson se vizita e dytë e tij në Serbe, do të jetë edhe më ‘frytëdhënëse për Serbinë’.

Presidenti i Serbisë, ka falënderuar Erdoganin i cili në një intervistë të mëhershme, iu referua raporteve të tashme me Serbinë, si ‘raportet më të mira mes dy vendeve në historinë moderne’, shkruan B92, përcjell Periskopi.

‘Jemi të lumtur të të urojmë mirëseardhje në Serbi. Ndjehu si në shtëpinë tënde’, i ka thënë Vuciq Erdoganit. /Periskopi/

 

 

Stambolli sërish në votime me rëndësi për të ardhmen e Turqisë

Periskopi.com Uncategorized

Këtë të dielë votohet sërish në Stamboll për zgjedhjet lokale, pasi autoritetet shmangën një fitore të opozitës që i dha fund 15 viteve të kontrollit nga partia AKP e Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones njofton nga Stambolli, qyteti më i madh i Turqisë, për zgjedhjet që kanë marrë një domethënie shumë më të madhe.

Kandidati i partisë opozitare CHP, Ekrem Imamoglu, iu rikthye fushatës.

Mesazhi i tij për të kapërcyer ndarjen e thellë politike të Turqisë që i siguroi atij fitoren në muajin mars, është tashmë i gërshetuar me demokracinë.

Fitorja e zotit Imamoglu u shmang nga autoritetet zgjedhore bazuar mbi një teknikalitet – për shkak të mosplotësimit të kritereve nga disa zyrtarë të qendrave të votimit. Në rrugë mbizotëron një ndjesi e fortë për drejtësi.

“Për mua, ai fitoi një herë. Meqë ky do jetë një rast vjedhjeje, ne do të shkojmë të votojmë sërish për Imamoglun, sa për t’i inatosur”, thotë një banor vendas. Por, me një nga tre të rinjtë e Stambollit të papunë, në një qytet të goditur rëndë nga ngadalësimi ekonomik, është ekonomia që ka më shumë për rëndësinë për shumicën e mbështetësve të zotit Imamoglu.

“Ai premton vende pune. Ne jemi të papunë me diploma universiteti. Nuk marrim poste. Ai na premton punë, që na duhet më shumë se interneti falas. Njerëzit janë të uritur; nuk çojnë dot bukë në shtëpi. Të gjitha të mirat do vijnë me Imamoglun”, thotë një mbështetëse.

Në mbarë qytetin, kandidati i partisë AKP, Binali Yildirim, shmang ekonominë dhe fokusohet tek pretendimi se iu vodhën votat e muajit mars.

Zoti Yildirim është duke zhvilluar fushatë në zonat që e mbështesin, duke synuar gjallërimin e bazës rreth mesazhit për mbrojtjen e demokracisë.

“Drejtësia do të vendoset. Kështu duhet ta quajmë. Votat tona nuk u numëruan në votimet e fundit; ku shkuan? Ku shkoi vota ime?”, thotë një banore vendase.

Hanifeja, si shumë të tjera, ia atribuon suksesin e saj partisë AKP në Stamboll.

“Kam një dyqan prej 12 vitesh dhe kam banuar këtu për 22 vjet. Kam një dyqan rrobash që e hapa me mbështetjen e shtetit. Mora kredi shtetërore dhe e hapa. Prandaj i mbështes”, thotë ajo.

Stambolli përfaqëson një të tretën e ekonomisë turke dhe një buxhet prej 8 miliardë dollarësh. Rëndësia e votimeve të së dielës është pra e lartë. Siç thotë një thënie turke “kush kontrollon Stambollin, kontrollon Turqinë”.

“Politikisht, kjo ka një rëndësi të jetësore për sa i përket përdorimit dhe shpërndarjes së burimeve në Stamboll. Pala që do t’i përdorë me zgjuarsi këto burime, do të marrë një pjesë të madhe të votave në zgjedhjet e përgjithshme në të ardhmen”, thotë Nazli Okten, i Universitetit “Galatasaray”, të Stambollit, përcjell Top Channel.

Me një lëvizje të minutës së fundit, Presidenti Recep Tayyip Erdogan, është rishfaqur në fushatë, pasi anketimet tregonin për një humbje të thellë të kandidatit të tij.

Një sinjal se zgjedhjet në Stamboll mund të përcaktojnë edhe për të ardhmen e tij, dhe jo vetëm për të ardhmen e qytetit.