Vuçiq i shkrun letër Putinit për vërshimet

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një letër presidentit rus, Vladimir Putin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një letër të mbështetjes presidentit rus, Vladimir Putin pas viktimave të vërshimeve duke theksuar se Serbia, me mundësitë e saj është e gatshme t’u dalë në ndihmë.

“Pranoni ngushëllimet tona të sinqerta për viktimat e vërshimeve. Ju lutem që familjarëve të viktimave, më të afërmve të tyre t’i shprehni ngushëllimet tona, kurse të lënduarve urimet për shërim sa më të shpejtë”, shkroi Vuçiq, raportojnë mediat serbe.

“Serbia është e gatshme që sipas mundësive të saj, të ofrojë ndihmë, atë që kemi, gjithmonë nga zemra do ta ndajmë me miqtë tanë”, shtoi ai.

Vuçiq ka theksuar se Serbia kurrë nuk do ta harrojë se kush i ka ndihmuar kur ishte prekur nga katastrofat natyrore.