Hoti: LDK’ja historikisht i ka standardet më të larta se Kurti e VV’ja

Periskopi.com Lajme

Zyrtari i lartë i LDK’së, Avdullah Hoti ka thënë në T7 se standardet e LDK’së në lidhje me propozimin për President janë shumë më të larta se ato të Kurtit dhe Vetëvendosjes, përcjellë Periskopi.

Ai tha se nëse nuk ka marrëveshje për postin  e Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe 5 ministrive atëherë nuk do të ketë koalicion.

“Duke u nisur nga historia jonë që për pozita të tilla i kemi standardet shumë më të larta se zotëri Kurti e se Vetëvendosje. S’ka marrëveshje nëse nuk  e kemi Presidentin, Kryetarin e Kuvendit dhe 5 ministri. Në secilin fushë, ne ia gjejmë edhe tre më të mirë të LDK’së. Kjo nuk është problem. Por ne jemi parti serioze, kërkojmë ndjesë për mungesën e modestisë. Cdo tendencë e VV’së dhe anlistëve, nuk është qasje korrekte ndaj LDK. Ne kemi qenë mjaft të rezervuar rreth negociatave dhe presim edhe nga VV njejtë”, tha Hoti. /PERISKOPI

Presidenti Thaçi u takuan me drejtuesit e KOK-ut në Minsk (Foto)

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane Minsk 2019, të cilat po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Presidenti Thaçi erdhi në përkrahje të sportistëve tanë, të cilët po e përfaqësojnë denjësisht vendin tonë.

Me këtë rast, mirëseardhje i uruan drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, me të cilët pati një takim miqësor.

KOK falënderon presidentin Thaçi për gatishmërinë dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep ekipit Olimpik të Kosovës.