Princi William zbulon si u bë fans i Aston Villas: Nuk doja ta përkrahja Chelsean ose Man Unitedin

Periskopi.com Sporti

Princi William i Mbretërisë së Bashkuar Britanike ka shpjeguar si përfundoi duke e përkrahur Aston Villan.

Lidhja e Princit me futbollin ka qenë kuriozitet për fansat tash e një kohë, marrë parasysh se ai nuk ka kurrfarë lidhje familjare apo lokale me klubin, transmeton Periskopi.

Ai shprehu publikisht përkrahjen për Villan kur iu shmang rënies nga Premier League.

Duke folur për “BBC”, Princi William tha: “Vetëm në disa vitet e fundit kam shikuar vërtetë Villan si skuadrën time. I kam shikuar shumë. Shikoj statistikat dhe i përcjelli cdo javë.

“Ishte ndeshja e parë në FA Cup që shkova. Ishte ndeshje mes Villas dhe Boltonit dhe kujtoj veten duke qëndruar në tribuna.

“Duhet të kem qenë 11 ose 12-vjecar dhe kisha shkuar me shumë miq. Qëndrova në mesin e gjithë fansave të Villas dhe më pëlqeu. Mendova se atmosfera ishte e jashtëzakonshme.

“Atë kohë, nuk doja asesi ta mbështetja Chelsean ose Manchester Unitedin si të gjithë në shkollë.

“Kisha idenë se Villa kishte histori të vërtetë, duke fituar Kupa evropiane dhe gjëra të tilla. Ndjeva lidhje të vërtetë me këtë klub më shumë se me disa të tjerë. Villa dukej si një klub shumë krenar dhe i vecantë.” /Periskopi.com/

Princi William i kërkon Aubameyangut të transferohet te ky klub

Periskopi.com Sporti

Pierre-Emerick Aubameyang vazhdon të jetë i lidhur me Barcelonën dhe Real Madridin, pasi bisedimet për një zgjatje të marrëveshjes së tij aktuale që skadon në 2021 kanë ngecur me Arsenalin.

Megjithatë, tashmë ka ndërhyrë princi britanik, William, i cili ka një dëshirë të veçantë për sulmuesi nga Gaboni.

Princi William si një tifoz i madh i Aston Villas ka bërë çmos për të shtyrë Aubameyang drejt një lëvizje të pamundur në Midlands.

“Pierre, shpresoj se do të jesh në Aston Villa. Do të na duhet të bëjmë disa fjalë më vonë!”, ka thënë William gjatë një telefonate në Zoom me disa anëtar të ndryshëm të ekipit të Arsenalit.

E ardhmja e 30-vjeçarit me Topçinjtë mund të përfundojë këtë verë nëse londinezët vendosin të fitojnë të holla para se të vendos lirimin e tij falas.