Unikkatilit i vdes babai

Periskopi.com Showbiz

Reperit Unikkatil i ka vdekur babai. Reperi Vitkor Paloka, i njohur ndryshe si Unikkatil, sot është përballur me një humbje të madhe, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet një postimi në Instagram ai ka njoftuar se babai i tij ka ndërruar jetë.

“Baba êm, shpirti i êm, nji prej njerëzve ma të sinqertë që kom njoftë dhe nji prej arsyevet që jom kështu çysh jom na la këtë të Ênjte. Miqët dhe dashamirët që dojnë me ia shprehë respektin dhe lamtumirën e fundit janë të mirëseardhun të hanën me 9 Dhjetor prej orës 2 deri në orën 9 në Pleasant Manor Funeral Home adresa: 575 Columbus Ave, Thornwood, NY, 10594.”, ka shkruar reperi në Instagram ku edhe i ka publikuar disa fotografi, në një prej tyre shihet krah tij, vite më parë kur ishte fëmijë.

Të shtëna me armë në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Të shtëna me armë janë dëgjuar në Prishtinë, në rrugën që dërgon për Gërmi.

Lajmi për Periskopin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë ka thënë se rasti ka ndodhur në rrugën “Nazim Gafurri” në Prishtinë.

Ai ka thënë se në lokacion ka dalë menjëherë policia dhe ka kontaktuar ankuesit të cilët janë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tani të njohur edhe për policinë.

“Rreth orës 20:28 është raportuar se në rrugën ‘Nazim Gafurri’ në Prishtinë ka pas gjuajtje me armë. Në lokacion ka dalë menjëherë Policia dhe ka kontaktuar ankuesit me ç’rast të njëjtit kanë deklaruar se janë sulmuar prej rrugës në drejtim të lokalit të tyre nga dy persona të dyshimtë, tanimë të njohur edhe për policinë. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar, përderisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar dhe hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hoxha për Periskopin.

 

Numër i madh i votave me kusht në shkollën “Sami Frashëri” në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Një numër i madh i votave me kusht janë regjistruar në qendrën e votimit 1902E që ndodhet në objektin e shkollës “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Sipas përgjegjësve të kësaj pike të vendvotimeve është vërejtur një numër i madh i votave me kusht.

Ata kanë thënë për lajmi.net se deri në orën 11:00 me kusht kanë votuar gjithsejte 720 persona nga mbi 6000 mijë votues sa ka qendra.

Sipas KQZ-së kjo po ndodhë për shkak se qytetarët po i ngatërrojnë vendvotimet dhe se po e kryejnë votimin këtu.

Ky numër është rritur shumë më shumë deri më tani, pasi KQZ pritet të dalë me statika të reja në orën 15:00.

Plagosje në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Mbrëmë, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri dhe nga të shtënat është plagosur në këmbë viktima mashkull në Prishtinë.

I dyshuari pas të shtënave kishte ikur nga vendi i ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 4 gëzhoja të fishekëve.

“Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin, ku vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Video nga përleshja në BeerFest ku u lënduan 2 persona

Periskopi.com Lajme

Një  video e momentit kur ndodhi përleshja në eventin BeerFest që  po mbahet në  Prishtinë  tashmë  është  bërë  publike.

Nga ajo që  shihet në  video edhe policia me pjesëtarët e sigurimit me vë shtirë si kanë arritur ta menaxhojnë  kë të  situatë  dhe përleshja duket të  ketë  qenë  shumë  seriozë  dhe e përgjakshme.

Policia e Kosovës ka konfirmuar më  hë rë t për Periskopin se një  përleshje ka ndodhur sonte në  orët e vona në  eventin BeerFest i cili po mbahet në  qendër të  Prishtinës, raporton Periskopi.

Zëdhënësja e Policisë  së  Kosovës dha detaje dhe konfirmoi se gjatë  përleshjes, sipas informacioneve fillestare janë  dy persona të  lënduar.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje ne mes te disa personave ne afërsi te Pallatit te Rinise, saktësisht ne një event qe po mbahet ne atë zone, ku sipas informatave fillestare dy persona  janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, te cilat kane vene situatën nen kontrolle”, tha Ahmeti. /Periskopi

Policia jep detaje për përleshjen në BeerFest

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një  përleshje ka ndodhur sonte në  orët e vona në  eventin BeerFest i cili po mbahet në  qendër të  Prishtinës, raporton Periskopi.

Zëdhënësja e Policisë  së  Kosovës dha detaje dhe konfirmoi se gjatë  përleshjes, sipas informacioneve fillestare janë  dy persona të  lënduar.

“Sot rreth orës 22:30 kemi pranuar informatën për një përleshje ne mes te disa personave ne afërsi te Pallatit te Rinise, saktësisht ne një event qe po mbahet ne atë zone, ku sipas informatave fillestare dy persona  janë lënduar. Menjëherë rastit i janë përgjigjur njësitet policore, te cilat kane vene situatën nen kontrolleLidhur me kete rast policia ka shoqeruar ne stacion 6 persona. Me rastin po merren njesitet perkatese”, tha Ahmeti per Periskopin. /Periskopi

Prishtinasi nis renovimin e banesës por gjen armë dhe municion

Periskopi.com Lajme

Një person ka raportuar se derisa ishte duke rinovuar banesën e tij në Prishtinë, kishte hasur në një AK/47 dhe pesë karikatorë me 150 copë fishekë.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë konfiskimin e armës dhe municionit.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar.

Shiu rrëzon lisat në Prishtinë (Foto)

Periskopi.com Lajme

Era dhe shiu i fortë që ka ra në pasditen e sotme ka dëmtuar lisat në Prishtinë.

Shiu ka mbushur edhe rrugët me ujë në kryqytet, njofton Klan Kosova.

Lexuesit e Klan Kosovës kanë dërguar disa pamje të lisave të rrëzuar.

Vetura përplas një këmbësor te “4 Llullat”

Periskopi.com Lajme

Një aksidente trafiku ka ndodhur sot rreth orës 19:20 në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si të ‘4 Llullat’, shkruan lajmi.net.

Mësohet se vetura e ka goditur një këmbësor i cili është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa lëndime të lehta ka marr edhe shoferi i një veture.

Siç ka mësuar lajmi.net deri tek aksidenti ka ardhur pasi dy vetura janë përplasur në një veturë tjetër e cila ishte e ndalur.

Ndërkohë, Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Iu gjetën tri çanta me të cilat dyshohet se transportonte drogë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për të pandehurin I.M për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge .

Sipas Gjykatës ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri I.B. ka kryer veprën penale që i vihet në barrë, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij është gjetur një qese e vogël me narkotikë, të dyshuar të llojit marihuanë, ndërsa në një qoshe të oborrit të shtëpisë i janë gjetur tri çanta të mëdha të zeza me të cilat dyshohet se është kryer transporti i narkotikëve.

Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ngase nëse i pandehuri gjendet në liri mund të përsërisë veprën penale, do të mund të pengonte rrjedhën e procedurës penale duke fshehur, ndryshuar ose falsifikuar provat e veprës penale si dhe duke ndikuar në dëshmitarë të rastit.

 

 

Momenti kur Clinton dhe Albright arrijnë në qendër të Prishtinës (Video)

Periskopi.com Lajme

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Kosovë pak minuta para orës 12.

Ai po vendoset në hotelin në qendër të qytetit, i cili është përgatitur për ardhjen e tij.

Përveç ish-Presidentit amerikan Bill Clinton, në Kosovë ka arritur edhe ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeliene Albright.

Që nga orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës është duke bërë kontrolle të shumta në rrugën “Tringë Smaili” në kryeqytet, saktësisht në rrugën e cila dërgon në hotelin në të cilin pritet të qëndrojë Clinton.

Përveç ndalimit të kalimit të veturave në këtë rrugë, Policia e Kosovës në terren ka ndërhyrë edhe me njësinë e qenve ‘K9’ për të siguruar perimetrin e vendit.

Ndryshe, Cliton do të pritet nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Kjo është vizita e dytë e ish-Presidentit amerikan në Kosovë.

Thaçi takohet me Clinton në orën 15:00 ndërkaq Haradinaj gjysmë ore më vonë. Gjatë pritjes, Clinton do të dekorohet.

Vdes një punëtor në Prishtinë, ra nga ndërtesa në të cilën po punonte

Periskopi.com Lajme

Një punëtor ka vdekur para 15 minutave, pasi kishte rënë nga ndërtesa në të cilën punonte në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i sindikatës së kompanive të sektorit privat, raporton KTV.

Punëtori me inicialet N.H. është nga fshati Sibovc i komunës së Podujevës dhe është rreth 33 vjeçar.

Momentet kur policët e arrestuar sillen në Prishtinë (Foto/Video)

Periskopi.com Lajme

Gjatë aksionit të Policsë së Kosovës në disa komuna të veriut të vendit janë vënë në pranga nëntë persona.

Në mesin e tyre ka serbë, boshnjakë, një rus dhe shqiptar.

Ata jën arrestuar si të dyshuar për Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal”, në lidhje me veprat tjera penale si; “Kontrabandim me Mallra”, “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare”, “Dhënie e Ryshfetit”, “Tregti e Ndaluar”.

Më poshtë gjeni pamjet e momentit kur të arrestuarit janë sjell në Prishtinë. /Periskopi