Mobilizohen ekipet e KEDS për shkak të erërave të fuqishme që po mbretërojnë në vend

Periskopi.com Lajme

Përkundër vështirësive për shkak të pandemisë, ekipe të shumta të KEDS janë mobilizuar paraprakisht për të përballuar erërat e forta që po shkaktojnë prishje në rrjet. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.

Erërat kryesisht janë të koncentruara në rajonin e Dukagjinit, por janë duke u përhapur edhe në pjesët tjera të Kosovës, si në Prishtinë e Prizren.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin pa pagesë: 0800 791 00 si dhe përmes rrjeteve sociale të kompanisë.

KEDS përmes rrjeteve sociale do t’i mbaj konsumatorët e informuar për gjendjen ne vend.