Komuna e Vushtrrisë u bën thirrje shoferëve që ta përdorin rrugën alternative Pestovë-Bukosh

Periskopi.com Lajme

Ngarkesa e madhe e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë për shkak të rritjes së fluksit të makinave por edhe për shkak të punimeve që po bëhen nga Ministria e Infrastrukturës, ka shtyrë Komunën e Vushtrrisë që të gjej rrugë alternative.

Me këtë rast Komuna bënë thirrje shoferëve Komuna e Vushtrrisë u bënë thirrje shoferëve të automjeteve nga Vushtrria por edhe nga Mitrovica që të përdorin rrugë alternative rrugën R 220 rruga Pestovë-Bukosh dhe anasjelltas, me qellim që ti shmangen ngarkesës dhe ta lehtësojnë trafikun.

Autostrada Prishtinë-Mitrovicë pritet të përfundojë brenda dy viteve

Periskopi.com Lajme

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se projekti i autostradës “Tre Heronjtë-Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, do të përfundojë brenda dy viteve edhe pse ishte lënë në harresë në vitet e kaluara.

Ministri Lekaj, i ka falënderuar banorët e pronave që prekën nga kjo autostradë për mirëkuptimin e tyre që ky projekt të vazhdojë së implementuari.

“Projekti që ka nisë së zbatuari para disa ditëve nga të qenurit projekt në sirtarë të pluhrosur po behët realitet që do të transformojë Veriun e Kosovës. Me projektin e autostradës, Tre Heronjtë, “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha” do të zgjidhim përfundimisht një nyje të mbetur të rrugëve të Vushtrrisë e Mitrovicës.
Banorët e pronave që prekën nga autostrada Prishtinë – Mitrovicë, i falënderojë për mirëkuptimin e tyre, që projekti të vazhdojë së implementuari. Me pamjet e këtij projekti ju dëshirojë të gjithëve një fundjavë të mirë!”, ka shkruar në “Facebook, ministri Pal Lekaj.

 

Policia jep detaje, katër të lënduar në aksidentin e tmerrshëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 8:00 të mëngjesit të sotëm në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht tek fshati Stanoc.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se në aksident janë përfshirë tre vetura.

Ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke zhvilluar hetimet për ndriçimin e plotë të këtij aksidenti.

LEXO EDHE:

Dalin pamje të rënda nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë mes tjerash Zahiti.

 

 

Dalin pamje të rënda nga aksidenti i tmerrshëm që ndodhi në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Periskopi.com Lajme

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, raporton Periskopi.

Në këtë aksident kanë mbetur të lënduar rëndë disa persona, të cilat janë dërguar për trajtim në QKUK.

Në disa fotografi nga vendi i ngjarjes shihen të lënduarit e këtij aksidenti në gjendje të rëndë, të shtrirë për toke.

Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, kanë thënë se pas aksidentit të rëndë, ata kanë përfunduar jashtë veturave.

Më specifikisht, aksidenti ka ndodhur në fshatin Stanovc, Komunë e Vushtrrisë.

Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kombi bus./Periskopi

Të lënduarit që kanë mbetur të shtrirë në rrugë pas aksidentit: