Veturat rrëshqasin jashtë rrugës Prishtinë – Pejë

Periskopi.com Lajme

Kushtet e ndryshueshme atmosferike gjatë ditës së sotme kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në rrugët e vendit.

Si pasojë e reshjeve të shiut në magjistralen Prishtinë-Pejë ka ardhur edhe deri te rrëshqitja e veturave nga rruga.

Të paktën dy vetura kanë përfunduar jashtë rrugës, derisa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës.

Për momentin nuk raportohet për dëme materiale ose të lënduar, derisa janë krijuar edhe kolona të automjeteve.

Aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

Periskopi.com Lajme

Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në Dollc.

Lexues të Indeksonline kanë dërguar foto ku shihet vetura e aksidentuar në mes të rrugës.

 

 

Policia rrugore ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me të, ndërsa ende nuk ka informacione për të lënduar.