Thaçi pret nesër në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pret nesër në takim Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles.

Takimi i dyshes nis në ora 12:00 tek Kabineti i Presidentit.

Pas përfundimit të takimit, Borell dhe Thaçi pritet të deklarohen para mediave.

S’ka më pritje të gjata në kufi, bie fluksi i mërgimtarëve

Periskopi.com Lajme

Pritjet në kufi janë shkurtuar. Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është 5 minuta, derisa për të dalë duhet të presësh më së shumti 10 minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, të gjitha pikat kufitare janë të lira dhe se hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

   

Sot vetëm 10 minuta pritje nëpër pika kufitare

Periskopi.com Lajme

Mërgimtarët të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë, sot nuk do të përballen me pritje të gjata nëpër pika kufitare. Pritja më e gjatë për të hyrë në Kosovë është 5 minuta, derisa për të dalë duhet të presësh më së shumti 10 minuta.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të publikuara sot, të gjitha pikat kufitare janë të lira dhe se hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, gjithashtu bën të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme.

 

Deri në 4 orë pritje në Merdare

Periskopi.com Lajme

Edhe mbrëmjen e sotme pritjet në Mardare për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, nga kjo pikë kufitare pritjet janë nga 3 orë e 50 minuta deri në 4 orë, transmeton Koha.net.

Ndërsa për të hyrë në Kosovë, nga po kjo pikë kufitare, duhen vetëm 3 deri 5 minuta.

Në të tjerat pika kufitare, pritjet për të dalë shkojnë maksimumi në 10 minuta.

 

Përfundojnë pritjet e gjata nëpër pikat kufitare

Periskopi.com Lajme

Më pritje të gjata, deri në nëntë orë, në kufi janë përballur bashkëatdhearët të cilët kanë qëndruar për pushime në Kosovë gjatë ditëve të fundit.

Por si duket këto pritje kanë marrë fund. Nga matjet e fundit që janë bërë nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, pritjet në të gjitha pikat kufitare nuk janë më shumë se 10 minuta.

Vonesat e shkaktuara nga zyrtarët serbë, i kanë irrituar mërgimtarët.Ata përpos që janë përballur me pritje duke shkuar në vendet ku jetojnë, të njëjtën fatkeqësi e kanë pasur edhe kur kanë ardhur për pushime.

Ndryshe, gjatë ditës Ministria për Punë të Jashtme e Kosovës ka lëshuar një komunikatë në të cilën ka porositur qytetarët e vendit që të evitojnë kalimin nëpërmjet Serbisë.

Aty vlerësohet se Serbia nuk është më territor që ofron siguri minimale për integritetin fizik dhe juridik të qytetarëve.

Sipas MPJ-së, veprimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe, sidomos ato kur arrestojnë e paraburgosin qytetarë kosovarë, dëshmojnë për qasjen destruktive të Serbisë

 

Rreth tri orë pritje në Merdare

Periskopi.com Lajme

Edhe sot po vazhdojnë pritjet e gjata në pikat kufitare.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdare pritjet janë 2 orë deri në 2 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova, transmeton Koha.net.

Në Muçibabë pritja është 1 orë e 10 minuta ndërkaq te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 40 minuta.

Situtatë e njëjtë nuk paraqitet edhe për hyrjet në Kosovë, ku pritjet janë 5 deri në 10 minuta.

 

Pritje deri në 3 orë në Merdare

Periskopi.com Lajme

Me përfundimin e festave të fundvitit, edhe mërgimtarët kanë nisur të kthehen në vendet e tyre pas pushimeve të kaluara në Kosovë. E kjo ka shkaktuar pritje dhe kolona të gjata në kufi.

Si edhe në të shumtën e rasteve, gjendja më problematike është në pikën kufitare të Merdares.

Duhen 2 deri në 3 orë pritje për të dalë nga Kosova prej kësaj pike kufitare.

Aty ka pritje deri në dy orë për të dalë nga territori i Kosovës, teksa kolonat kanë shkuar deri në një kilometër.

E megjithatë, për të hyrë nga kjo pikë kufitare në Kosovë duhen vetëm 3 deri në 5 minuta.

Derisa nga Policia kanë vazhduar të apelojnë tek qytetarët që të shmanget kjo pikë kufitare.

 

Merdare: Një orë pritje për të hyrë në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht festës së Krishtlindjes, radhët janë kthyer në pikën kufitare në Merdare.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë kalimi duhet të pritet deri në një orë, ndërsa për të dalë pritjet shkojnë deri në 15 minuta.

Pritja ka edhe në pikën kufitare në Han të Elezit. Për të hyrë në Kosovë në këtë pikë pritet deri në 15 minuta.

E njëjta situatë sikurse në Han të Elezit paraqitet edhe në Jarinje, ndërsa nuk raportohet për pritje në dalje.

Vazhdojnë kolonat e gjata, bashkatdhetarët presin tri orë në Merdare

Periskopi.com Lajme

Me ardhjen e bashkatdhetarëve në Kosovë, janë rikthyer kolonat dhe pritjet e gjata nëpër kufij.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka bërë të ditur se edhe sot vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata nëpër pikat kufitare.

Sipas të dhënave të fundit që ka publikuar kjo qendër, në ora 08:00 e mëngjesit pritja më e madhe ka qenë në pikëkalimin kufitar në Merdare, ku bashkatdhetarët kanë pritur deri në tri orë për të hyrë në Kosovë, përderisa kolona ka arritur deri në një kilometër e gjysmë, shkruan lajmi.net.

Po ashtu edhe në pikën kufitare Muçibabë pritja për në hyrje të Kosovës është dy orë, ndërsa kolona është e gjatë deri në 1.200 metra.

Edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë a pritje deri në 40 minuta.

Sipër këtyre të dhënave nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare në hyrje të Kosovës pritja nuk është më shumë se 15 minuta.

Pritje të gjata në hyrje të Merdares, bashkatdhetarët fajësojnë institucionet

Periskopi.com Lajme

Me orë të tëra janë duke pritur mërgimtarët të cilët kanë vendosur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Vetëm në pikën kufitare në Merdarë, bashkatdhetarët që nga mëngjesi po presin deri në katër orë në hyrje. Këta të fundit po fajësojnë institucionet e vendit, derisa nga Policia e Kosovës po bëhet thirrje që të shfrytëzohen pikat tjera kufitare.

Sa herë që po merr rrugën për Kosovë, Hajdin Ibrahimi po bën gati dy ditë udhëtim për nga Gjermania për të arritur në vendlindje. Ai thotë se vetëm në pikën kufitare në Merdarë sot ka pritur 4 orë e gjysmë, derisa për këtë po fajëson Qeverinë e Kosovës.

“Kam prit 4 orë e gjysmë, kjo është katastrofë, për çdo vit kështu. Qe katër orë e gjysmë t’u prit, fëmijët e vogël, kjo nuk është normale për qeverinë tonë, nuk është në rregull… qeveria mund të merr diçka masa, në katund është rendi që po presin njerëzit. Unë qeverinë e fajësoj.. qeveria jonë mundet me ndërmarrë diçka, se pala serbe është duke i bërë këto”, shprehet ai.

Shefqet Jashanica nga Vranidolli, i cili po vije nga Gjermania, është nisur me familje për të ardhur në Kosovë që 24 orë. Ai po thotë se janë mërzitur me këto pritje sa herë që po vijnë në vendlindje.

“Në Kroaci kemi prit dike tetë orë… këtu kemi prit dy orë e gjysmë… shteti jonë, ata qeveritarët që janë enjtur e janë bërë kajmak turp duhet me ju ardh që nuk kanë interes për popull të vet, janë pasuruar dhe populli po i vuan të këqijat”, thotë ai.

Për këtë Ahmet Deda, i cili po ashtu ka pritur pothuajse tërë paraditen e sotme, thotë se duhet të ngritën kapacitetet.

“Siç funksionon në Evropë këtu duhet të shtohen më shumë sportele, sepse po të dalësh tek dogana andej, do te shohësh, janë vetëm dy sportele nga katër që janë ekzistues janë vetëm dy në punë, po të jenë katër nuk do te ishin kaq makina, por gjysma e tyre”, deklaron ai.

Në bazë të të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufijve, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të orës 15:28, kolonat në hyrje në Merdarë janë mbi 150 minuta.

“Kolonat në hyrje në pikën kufitare më Merdarë janë 150-180 minuta. Ndërsa, dalja 5-10 min. Kolona është e gjatë 1500 deri në 1800 metra në hyrje. Në pikën tjetër kufitare tek Dheu i Bardhë qytetarët po presin 70-90 min, ndërsa kolona është e gjatë 500 metra”, thuhet në qendrën kombëtare për menaxhimin e kufijve.

Në lidhje me këtë për Kp zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha thotë se janë duke ndërmarrë masat e nevojshme për lehtësimin në qarkullim.

“Policia e Kosovës varësisht prej fluksit, numrit t2 madh t2 automjeteve dhe autobusëve me udhëtarë që kërkojnë edhe procedura të caktuara të kontrollit dhe menaxhimit në pikëkalime kufitar, po ndërmerr edhe masa të nevojshme të shtimit edhe të kapaciteteve tona për lehtësimin në qarkullim, megjithatë, procedura të kontrollit aplikohen edhe nga pala tjetër kufitare serbe, në pjesën ku edhe janë duke u shkaktuar pritje dhe kolona më të gjata”, thotë ai për KosovaPress.

Sipas Hoxhës, pritjet e gjata po shkaktohen gjatë hyrjes në këtë pikë kufitare, tek pala serbe.

Krahas kësaj, ai ka kërkuar nga qytetarët që të përdorin edhe alternative të tjera, respektivisht pika tjera kufitare ku ka më pak pritje.

Vizita e Vuçiqit në Tiranë për ‘Mini-shengenin’ pritet me protesta të Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të pritet me protesta në Tiranë kur do të shkojë sot në takimin e Mini-Shengenit.

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka thirrur protestën përballë hotelit “Rogner” ku do të qëndrojë Vuçiqi duke thënë se ai është ‘non grata’ në Shqipëri dhe se këtë vizitë po e shfrytëzon “për të përmirësuar imazhin e tij si kriminel lufte”, njofton Klan Kosova.

Para hotelit dje është vendosur një pankartë që thotë: “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”.

Kryetari i Vetëvendosjes në Tiranë, Enis Sulstarova, për ardhjen e Vuçiqit dje ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Mini-Shengenin e ka quajtur një nismë të dështuar qysh në nisje.

“Nesër fillon takimi i Mini-Shengenit, një nismë që varfëron shqiptarët. Këtu do të vjen presidenti Alekesandar Vuçiq që është kriminel lufte për mendimin tonë. Ai do të fillojë me disa aktivitete bamirësie dhe kjo bamirësi është një shpëlarje që i bëhet figurës së tij si kriminel lufte, sepse Vuçiqi ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit më 1999, kur janë bërë krime të llahtarshme ndaj shqiptarëve”

“Serbia as nuk ka kërkuar falje për krimet që janë bërë për mbi 20 mijë gra të përdhunuara, mbi 10 mijë të vrar, nga ata 1000 fëmijë dhe 20 miliardë euro dëme që i ka bërë Kosovës. Këto borxhe në vend që Serbia t’ia kthejë Kosovës, nesër dhe pasnesër Vuçiqi do të udhëtojë nëpër Shqipëri duke u hequr si bamirës, duke u gjendur në këtë periudhë fatkeqësie për kombin shqiptar, duke shfrytëzuar këtë situatë të jashtëzakonshme ai, duke marrë rolin e një bamirësi dhe këtë gjë ia lejon kryeministri ynë Edi Rama”.

Sulstarova tha se ky është një mini-Minishengen, sepse nga 6 vende vetëm 3 marrin pjesë dhe se kjo po bëhet thjesht për t’i lënë mundësi Serbisë “për t’u shfaqur si aktor paqeje në Ballkan, kur Serbia është një aktor konfliktnxitës në Ballkan”.

“Për këtë arsye nesër në 17:30, në lulishten ‘Qemal Stafa’ që është përballë këtij hoteli do të thërrasim një aksion paqësor protestues për të thënë si qytetarë që Vuçiqi është ‘non grata’ në Shqipëri”.

Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdare

Periskopi.com Lajme

Më shumë se një orë janë pritjet e udhëtarëve për të dalë nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Merdare këtë të enjte, pritjet janë 60 deri në 70 minuta.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë pritjet janë 10 deri 15 minuta.

Kolona e automjeteve raportohet se është rreth 500 metra e gjatë.

Ndërsa në pikën kufitare të Dheu i Bardhë pritjet për të dalë nga Kosova janë 15-20 minuta dhe kolona raportohet se është afro 100 metra.

Pikat tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje janë më pak të ngarkuar. Pritjet hyrje-dalje janë jo më shumë se 10 minuta dhe nuk raportohet për kolona të gjata.

Marrin fund pritjet në pikat kufitare

Periskopi.com Lajme

Tashme që sezoni veror është pothuajse në përfundim, bashkatdhetarët pasditen e sotme nuk po ballafaqohen me pritje të gjata në kufi.

Sipas njoftimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në dalje të Merdares janë 5 deri ne 10  minuta, ndërsa kolona me vetura është jo më e gjatë se deri në 20 metra, shkruan Indeksonline..

Pas një fluksi të madh të udhëtarevë, pritjet më në fund siç duket kanë marrë fund.

Ndryshe, gjatë ditëve të tjera, pritjet në pikat kufitare kanë qenë të gjata deri në shtatë orë.

Përsëri kolona të gjata në Merdare, pritje disa orëshe

Periskopi.com Lajme

Mërgimtarët që po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë, po detyrohen të presin gjatë në pikën kufitare Merdare.

Pavarësisht thirrjeve të Qendrës Kombëtarë për Menaxhim Kufitar që të evitohet kalimi nëpër këtë pikë, shumica zgjedhin Merdaren për të shkuar nga vendlindja.

Sipas QKMK-së, pritjet e mërgimtarëve për të dalur nga Kosova është 5 orë e 50 minuta deri në 6 orë e 40 minuta.

Ndërsa, për të tyre, pritjet janë të vogla, gjegjësisht, 3 deri 15 minuta.

Deri në pesë orë pritje në Merdare

Periskopi.com Lajme

Pritjet e gjata dhe kolonat me kilometra duket se do të vazhdojnë edhe sot në kufijtë mes Kosovës dhe Serbisë.

Numri i madh i bashkatdhetarëve të cilët ishin për pushime në Kosovë tashmë janë nisur për tu kthyer në vendet evropiane ku ata jetojnë dhe punojnë.

E si rezultat i kësaj ata edhe në orët e hershme të ditës së sotme janë përballur me pritje të gjata.

Sipas statistikave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet dhe kolonat më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare.

Në këtë pikëkalim kufitar bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë kurse kolona është e gjatë  800 metra.

Po ashtu edhe te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës ka kolonë e pritje. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur deri në 30 minuta kurse kolona është e gjatë deri në 250 metra.

Sipas kësaj qendre nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare pritja nuk është më e madhe se 15 minuta.

 

Vazhdojnë pritjet deri në 5 orë në Merdare

Periskopi.com Lajme

Pritje e kolona të gjata në kufi.

Mërgimtarët edhe këtë të enjte po përballën me pritje të gjata në kufi për të dalë nga Kosova.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se sot në pikën kufitare në Merdare, udhëtarët duhet të presin deri pesë orë për të dalë nga Kosova, ndërsa kolona është e gjatë një kilometër

Pikat e tjera kufitare të Kosovës raportohet se nuk janë të ngarkuara dhe pritjet për hyrje-dalje shkojnë në maksimum 10 minuta.

Deri në 5 orë pritje në Merdare, për mërgimtarët që po dalin nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Pritje të gjata ka pasur në kufirin e Merdares, për të lëshuar vendin.

Qytetarët që po kalojnë kufirin për të dalë nga Kosova, janë duke u përballur me mbi pesë orë vonesa.

 

 

Nga publikimet e fundit të Qendrës për Kontrollin Kufitar, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 15 minuta deri në 30 minuta, derisa kolona në këtë hyrje është e gjatë deri në 70 metra.

Kurse, sipas këtyre publikimeve, për të dalë nga Kosova, pritjet zgjasin nga 5 orë.

Pritje deri në 2 orë për të dalë nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Pritjet nëpër pikë kalimet kufitare të Kosovës për të dalë nga vendi ynë duket se kanë rënë, edhe pse ato shkojnë deri në 2 orë.

Ndryshe nga fundjava kur kishte pritje deri në 6 orë në disa pikë kalime dhe radhë kilometrike, situata paraqitet pak më mirë sot.

Kështu, Merdarja mbetet pikë kalimi ku pritjet për të dalë nga vendi shkojnë deri në 2 orë, ndërsa radha e mjeteve është 400 metra.

Ndërsa, për të hyrë nga ky pikë kalim, pritjet janë deri në 15 minuta.

Tek Dheu i Bardhë kolona e mjeteve për të dalë nga vendi është e gjatë 200 metra, ndërsa pritjet deri në 30 minuta, ndërsa për të hyrë nuk ka pritje më shumë se 10 minuta.

Në Mutivodë pritjet për të dalë janë deri në 20 minuta, ndërsa për të hyrë deri në dhjetë minuta.

Në pikat e tjera të kalimit kufitar pritjet nuk janë më të gjata se 10 minuta për të dalë, ndërsa për të hyrë deri në 5 minuta.

Të dhënat janë publikuar nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pas orës 11:00

Shihni kolonën në kufirin Serbi-Kroaci, deri në nëntë orë pritje (Video)

Periskopi.com Lajme

Mërgimtarët kosovarë kanë hasur në kolona tejet të gjata në kufirin Serbi-Kroaci.

Një lexues  ka dërguar një video ku shihen kolonat gjatë ditës së djeshme.

Ai ka treguar se ka pritur në këtë pikë kufitare nga ora 15:00 deri në ora 00:00.

Jo vetëm në këtë pikë kufitare, mërgimtarët po hasin në kolona edhe pikat kufitare tjera. /Indeksonline/

 

Mërgimtarët kanë nisur të kthehen, pritje të gjata në kufi

Periskopi.com Lajme

Numri i kosovarëve që kanë përfunduar pushimet dhe po ikin drejt shteteve evropiane është i madh. Kjo ka bërë që të rriten pritjet kufitare.

Në mëngjesin e të premtës deri në 5 orë pritje ka qenë koha për të dalur nga kolona e cila është më shumë se një kilometër.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar këto janë të dhënat për mëngjesin e ditës së premte: