Gjykata Speciale vazhdon me ftesa, deri tani 100 janë të dyshuar e 800 dëshmitarë

Periskopi.com Lajme

Që nga dita e premte në Kosovë kanë ardhur mbi 20 ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët janë ftuar për t’u intervistuar.

Edhe pse ka 1 vit e gjysmë që kur kjo gjykatë ka nisur të intervistoj të dyshuarit dhe dëshmitarët, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Për këtë Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagë,Christopher Bennett i ka thënë lajmi.net, se puna është duke vazhduar dhe se nuk mund të flasin për afate kohore se kur mund të ndodhë ngritja e aktakuzave.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se  në fund të këtij muaji mund të ngritën aktakuzat e para pasi ato tanimë janë në përfundim.

Njwri nga avokatët e Speciales, Tomë Gashin deklaroi se publikimi i aktakuzave të para është vetëm çështje javësh.

“Vetëm Zyra e Prokurorit Special është insitucioni i vetëm i cili mund ta dijë saktëisht a janë ngritur aktakuzat në Gjykatën Speciale në Hagë apo jo deri më tani. Duke pas parasysh që në bazë të dispozitave ligjore as zyra e Prokurorit Special e as Gjykata Speciale nuk e ka obligim ligjor që t’i bëj publike ngritjen e akakuzave të para besoj se kjo mbetet edhe për një kohë çështje e Speciales në Hagë”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se deri më tani janë intervistuar më shumë se 100 persona si të dyshuar dhe mbi 800 dëshimtarë.

“Normalisht se aktakuza do ketë dhe nuk do vonohen paskajshmërisht pasi që tani kemi tri vite prej formimit të Speciales dhe kemi më tepër se një vit e gjysmë që ajo është funksionale në tërësi me gjithë infrastrukturën ligjore. E dimë që më tepër se 100 persona janë ftuar deri më tani dhe janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve ndërsa mbi 800 dëshimtarë deri më tani janë marrë në pyetje nga Specialja. Kështu që është vetëm çështje e javëve kur do të bëhen publike aktakzuat e para, diçka tjetër mund të jetë spekulim sepse informata të sakta askush nuk ka”, ka deklaruar avokati.

Sipas tij, destabilizim në Kosovë nuk mund të ketë edhe nëse fillojnë arrestimet.

“Absolutisht nuk do të ketë, Specialja nuk ka kurrfarë lidhshmërie me politikën në Kosovë sigurisht mund të keë protesta të vogla por jo destabilizim. Opinioni kosovar është përgatitur me vite të tëra për fillimin e punës së Speciales dhe kushdo që arrestohet mund të ketë vetëm shprehje të mllefit të grupacioneve të vogla por në asnjë variant nuk do të ketë destibalizim. Ata që propagandojnë që mund të ketë destabilizim janë të njëjtit që kanë qenë më të zëshmit për formimin e Speciales kështu që nuk ka kurfarë rreziku. Nëse Specialja deri më tani ka arritur deri në piedestalin më të lartë unë besoj se kjo çështje është vetëm një kërcënim pa kurfarë realiteti”.

Gashi ka theksuar se nëse persona ose grupacione të caktuara tentojnë ta destabilizojnë situatën, do ta bëjnë një gjë të tillë për shkak se tani Albin Kurti do të jetë kryeministër dhe për interesa të tyre personale mund të shkaktojnë trazira.

Deri në gjashtë orë pritjet në Merdare për të dalë nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Deri në gjashtë orë janë pritjet për të dalë nga Kosova, prej kufirit në Merdare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, njofton se pritja është prej 6 orë deri në 6 orë e 20 minuta, transmeton Koha.net.

E sa i përket hyrjeve nga Merdarja, duhen 5 deri në 10 minuta.

Pritje disa orëshe ka pasur edhe gjatë ditës.

Vazhdojnë pritjet në pikat kufitare, fluksi më i madh në Merdare

Periskopi.com Lajme

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i lartë i pritjeve është në pikën kufitare në Merdare, pikë të cilën kryesisht e shfrytëzojnë bashkatdhetarët.

Këto pritje po shkaktohen në dalje të territorit të Kosovës, teksa janë krijuar kolona me gjatësi deri në 1200 metra.

Sipas këtyre të dhënave, në Merdare bashkatdhetarët janë duke pritur deri në pesë orë apo 300 minuta për të dalë nga Kosova.

Ndërsa, te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 20 minuta, kurse kolonat janë deri në 40 metra.

Vlen të theksohet se muajin e fundit, bashkatdhetarët në Merdare janë ballafaquar me pritje për orë të tëra për të kaluar kufirin Kosovë-Serbi.

 

Ministri Mustafa: Pala serbe fajtore për pritjet e gjata në Merdare

Periskopi.com Lajme

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka akuzuar palën serbe për kolonat dhe vonesat me orë të tëra në vendkalimin kufitar në Merdare.

Ai gjatë vizitës së sotme në këtë pikë të kalimit kufitar, tha se kolonat e krijuara me këtë rast vijnë si rezultat i palës serbe, e cila nuk respekton marrëveshjet e Brukselit.

“Ndërsa pala kosovare po punon me kapacitete të shtuara, për një veturë pritja në pikë kontrollin e Kosovës zgjat 3-5 minuta. Gjithashtu pala serbe ende nuk është transferuar në objektin e ri të Pikës së Përbashkët Kufitare në Merdare që është ndërtuar nga UNOPS-i”, tha Mustafa.

Ai u bëri apel bashkatdhetarëve që të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera të kalimit kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, dhe potencoi se Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës, janë të mobilizuara në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive në të gjitha pikat e kalimit kufitar me Serbinë dhe vendet tjera.

Ndryshe, gjatë kësaj vizite, ministri Mustafa u njoh për së afërmi me sfidat me të cilat përballen zyrtarët policorë dhe zyrtarët e doganës në këtë pikë kalimi kufitar, në kohën kur ka shtim të fluksit të udhëtarëve gjatë sezonit veror.

Si pritet të luajë Kombëtarja e Shqipërisë ndaj Islandës

Periskopi.com Sporti

Trajneri i kombëtares, Edi Reja, po përcakton formacionin me të cilin do të luajë ndaj Islandës. Priten të papritura nga italiani, në mbrojtje dhe në sulm.

Në fushë, të jenë ata në formën më të mirë. Ky duket se është parimi i trajnerit të kombëtares, Edi Reja, i cili po kristalizon formacionin për ndeshjen eliminatore të Europianit në Islandë.

Italiani shihet me ide të qarta në seancat stërvitore në Frankfurt të Gjermanisë, ku ekipi përfaqësues po përgatitet dhe po aklimatizohet për sfidën ndaj veriorëve të Europës.

Mbrojtja mund të jetë me 3 lojtarë, ku Mavraj dihet se nuk do të jetë, pasi mbetet i pezulluar, dhe Gjimshiti i dëmtuar. Mendohet për treshen Dermaku-Ismajli-Veseli, ndonëse duhet parë sesa i mirë do të jetë harmonizimi mes tyre, me Ajetin e Mihajn si alternativa.

Në portë do të jetë Etrit Berisha, ndërsa Strakosha nuk është për shkak dëmtimi. Mesfusha pritet të ketë rol të madh, me Xhakën përpara mbrojtjes, si dhe Hysajn e Lenjanin si lojtarë krahu. Kandidat për anën e majtë është edhe Aliji.

Dy lojtarë të tjerë të mesfushës, Ndoji e Ramadani pritet të luajnë në qendër dhe të ndihmojnë edhe sulmin, por edhe manovrën mbrojtëse.

Në sulm, duket se mund të ketë të papritura, pasi Reja po mendon për Cikalleshin dhe Uzunin, që i duken më shumë në formë, veçse nuk përjashtohet aspak mundësia që të konsiderojë sulmuesit e quajtur titullarë deri tani, si Sadiku e Balaj.

Bie fluksi në pikat kufitare, pritje vetëm deri në 15 minuta

Periskopi.com Lajme

Pritjet në pikat kufitare të Kosovës me Serbinë mëngjesin e sotëm kanë qenë të shkurta, në vetëm 15 minuta për dallim nga ditët e fundit ku pritjet ishin më shumë se tri orë për të dalë nga Kosova.

Pritjet për të dalë nga Kosova në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë nga 5-10 minuta, ndërsa në Merdare 10-15 minuta.

Sipas Qendrës kombëtare për menaxhim kufitar kolonat janë vetëm deri 100 metra dhe se të gjitha rrugët  që shpijnë në pikat kufitare janë të kalueshme.

Ndryshe, për ditë të tëra qytetarët janë përballur me pritje të gjata në këto dy pika kufitare për të dalë nga Kosova.

 

Lajm i rëndësishëm për bashkëatdhetarët – Ja sa po zgjasin pritjet në pika kufitare

Periskopi.com Lajme

Pas pritjeve të gjata që kishte në pikat kufitare me Serbinë, gjatë vikendit dhe ditës së djeshme, sot nuk ka pritje në asnjë pikë kufitare.

Në Merdare pritjet për të hyrë në Kosovë ishin deri në dy orë, kurse tek pika kufitare Dheu i Bardhë ato shkonin mbi një orë.

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se pritjet më të gjata për të hyrë në Kosovë janë ato në Han të Elezit, ku pritet nga 10 deri në 20 minuta, kurse në pikat kufitare Merdare dhe Dheu i Bardhë, pritet nga 5 deri në 10 minuta.

Po ashtu kjo qendër ka njoftuar se të gjitha që shpijnë në pikat kufitare, janë të hapura dhe nuk paraqesin problem për qarkullim.

Aeroplani zgjidhja më e mirë, 8 orë pritje vetëm në Merdare

Periskopi.com Lajme

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, tashmë ka njoftuar se është rritur kolona e pritjeve të gjata në Merdar.

Nga 5 orë sa ishte më herët pritja për të hyrë në Kosovë, tashmë është 8.

Ndërkaq, daljet nga Kosova janë nga 5 deri në 5 orë e 20 minuta.

 

Ministri Gashi fajëson Serbinë për vonesat në pikat kufitare

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë diskutimit për pritjet në kufi në mbledhjen e qeverisë, tha se ai beson që fillimisht duhet të merret parasysh siguria në komunikacion.

“Besoj që mekanizmat e tjerë e kanë parasysh fillimisht sigurinë në komunikacion dhe pastaj edhe për lehtësirat në pritjet në pikat kufitare”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, tha se pritjet janë të shkaktuara nga pala serbe, jo nga ajo kosovare, raporton Ekonomia Online.

“Në pjesën kosovare pritjet janë nga 3 në 5 minuta. Pritjet vijnë si rezultat i kontrollit në territorin e Serbisë. Fluksi më i madh ku aktualisht është, kemi përdorë masat lehtësuese. Realisht nuk kemi shqetësim sa i përket pikave kufitare”.

 

Ministri Gashi zbaton urdhërin e Haradinajt për mërgimtarët

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka zbatuar urdhërin e dhënë nga Kryeministri Ramush Haradinaj për masat lehtësuese të procedurës së udhëtimit në pikat kufitare.

Përmes llogarisë së tij në facebook, Gashi deklaron se Policia Kufitare do të reduktojë në minimum procedurat e përditshme për bashkatdhetarët, ndërsa ka përmenduar dhe shtimin e numrit të zyrtarëve policorë kufitarë, siç ka kërkuar sot Kryeministri Haradinaj.

”Me qëllim të përshpejtimit të procedurave në vendkalimet kufitare, Ministria e Punëve të Brendshme përmes Policisë Kufitare do të zbatoj masa lehtësuese të kontrollimit të dokumenteve.

Policia Kufitare do të reduktoj në minimum procedurat e përditshme të kontrollit të kalimit kufitar për bashkëatdhetarët tanë, varësisht nga nevoja do të rritet numri i zyrtarëve policor kufitar, do të vendosen pika shtesë të kontrollit si dhe do të merren masa tjera në mënyrë që të lehtësohen procedurat dhe pritjet e paarsyeshme të bashkatdhetarëve tanë në kufi, veçanërisht në pikat kufitare Dheu i Bardhë, Morinë dhe Merdare si pika kufitare më të frekuentuara gjatë sezonit veror”.