Mbajtja e mbledhjes së paralajmëruar për nesër mund të sjellë pasoja juridike për Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Juristi, Vigan Qorrolli ka thënë  se Mbledhja e Qeverisë  e paralajmëruar nuk do të  duhej të  mbahej, raporton Periskopi.

Sipas juristit Qorrolli, Kushtetuta e njeh tashmë  vetëm dorëheqjen e Haradinajt i cili nuk do të  duhej madje as të  ishte aty.

“Detyrat e tij nuk mund t’i kryej askush as zëvendskryeministri, sepse në  momentin që  jep dorëheqje, të  tjerë të  gjithë  janë  in-ekzistentë. Ka rënë  kryeministri, ka rënë  gjithë  Qeveria. Shkurt e shqip nuk ka të  drejtë  të  jetë  aty, sepse interpretimi, Kushtetutat e rajonit, ato të  Sllovenisë, Kroacisë  e Malit të  Zi, ashtu si edhe ne qe jemi Republikë  Parlamentare, dhe Kryeministri e Presidenti zgjedhen në  Parlament të  Kosovës, mund të  flas vetëm Sovrani pra Kuvendi i Kosovës  mund të marrë  vendim. Vendimet e kryeministri Haradinaj mund të  prodhojnë  pasoja juridike. Ai ka dhënë  dorëheqje, ka pi ujë ajo punë “, u shpreh Qorrolli.

Një  mbledhje e Qeverisë  është  paralajmëruar të  ndodhë  nesër, madje është  publikuar edhe një  rend dite, por sipas njohësit të  Kushtetutës kjo mund të  prodhojë pasoja juridike./Periskopi