Bashkëshorti i kërkon të emërtojë fëmijën e parë sipas ish të dashurës, gruaja i kërkon divorc

Periskopi.com Lajme

Të zgjedhësh emrin e fëmijës është goxha e vështirë.

Por një grua e re 2 3vjecare asnjëherë nuk e kishte menduar se ish e dashura e bashkëshortit të saj do të bëhej pjesë e atij vendimi.

Gruaja, shtatzënë në muajin e shtatë, i ka treguar revistës Reedit të premten se bashkëshorti i saj ka kërkuar që të ia vë emrin vajzës së tyre sipas emrit të ish të dashurës.

E kjo shpiu te kërkesa e saj për t’u divorcuar me të.

“Kemi qenë në lidhje për një vit, dhe jemi martuar tash e dy vite. Ngela shtatzënë dhe së fundmi kemi filluar të flasim edhe rreth ideve për emra”, ka rrëfyer ajo.

Por duke zgjedhur emra të gjinisë femërore bashkëshorti i saj ka thënë se pret që ajo të pajtohet me emrin e ish të dashurës si opsion.

“Nuk është fjala vetëm për një ish të dashur por për dikë me të cilën ai ka kaluar kohë të gjatë së bashku”, thotë ajo. Duke shtuar tutje se ndihet e mos respektuar.

Probleme për shkak të ish të dashurës thotë të kenë pasur edhe në fillim të lidhjes me bashkëshortin e saj, derisa ish e dashura është larguar nga qyteti i tyre. Por tash kërkesa me emërtimin e vajzës sipas saj ato veç janë rikthyer dhe disrespekti për të po ashtu. /Përktheu: Periskopi