Paçarizi: Albin Kurti ia huqi keq me Nexhmije Pagarushën

Periskopi.com Lajme

Profesori universitar dhe analisti Rrahman Paçarizi, ka komentuar në lidhje me atë që tha Albin Kurti gjatë ceremonisë mortore të Nexhmije Pagarushës.

Kurti kishte thënë se bilbili i muzikës shqipe kishte jetuar në Pagarushë, e që sipas Paçarizit kjo nuk qëndron.

“Nexhmija ishte një vajzë nga fshati, larg kryeqytetit ku jetonin e vepronin njerëzit e artit e të kulturës, në një kohë e në një botë që nuk të ofronte mundësitë e nuk ta falte suksesin, por, ajo bëhej gruaja nga fshati që sfidoi paragjykimet dhe pasuroi kulturën e qytetit e të mbarë kombit” ka thënë Kurti sot.

Këtë deklaratë e bëri sot në Teatrin Kombëtar , i cili mori pjesë në Akademinë Përkujtimore të mbretëreshës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

9 shkurti është shpallur ditë zie shtetërore nga Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili mori këtë vendim në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar për artisten Nexhmije Pagarusha, e cila dha vlera të mëdha për kulturën dhe artin shqiptar.

‘Bilbili’ i këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha vdiq në moshën 86 vjeçare, duke lënë pas një krijmtari të madhe.

Postimi i plotë:

Albini e paska huqe koxha fort. Nexhmije Pagarusha veç ka linde ne Pagarushe. Ajo femijerine e ka kalu ne Rahovec e ne Prizren. Ne Prishtine ka ardhe ne moshen 15 vjeçe me 1948.

Pra ajo nuk ishte as femije fshati se lere me grua fshati.
Sa per Minxhozin, fjalim aq patetik Nexhmija s’ka meritu.
Na falni a .