Latifi reagon ndaj deklaratës së Haradinajt: Qysh more jepet tregu? Tregjet hapen, por nuk jepen

Periskopi.com Lajme

Profesori i Filozofisë Blerim Latifi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ramush Haradinaj i cili ka thënë se “kur të na njeh Serbia, ne ia japim tregun”, shkruan Periskopi.

Sipas Latifit, tregu nuk duhet dhënë Serbisë sepse na dëmton ekonomikisht, por ato duhet të hapen.

“Qysh more jepet tregu? Tregjet hapen, por nuk jepen! Me ia dhanë tregun e shtetit një shteti tjetër, do të thotë të pushtohesh ekonomikisht prej tij dhe rrjedhimisht prodhimi vendor të ulet në shkallën zero”, ka shkruar ai në profilin e tij në FB.

Statusi i plotë:

Ramushi paska thanë prapë: Kur t’na njeh Serbia, ne ia japim tregun!
Qysh more jepet tregu? Tregjet hapen, por nuk jepen! Me ia dhanë tregun e shtetit një shteti tjetër, do të thotë të pushtohesh ekonomikisht prej tij dhe rrjedhimisht prodhimi vendor të ulet në shkallën zero.
Vërtet ditë të këqija për logjikën po jetojmë!