Blerim Latifi ‘del cullak në qytet dhe bërtet “eureka” pasi gjen thënien e shekullit nga Fatmir Limaj

Periskopi.com Lajme

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi, pretendon se ka gjetur “thënien e shekullit” në seancën e sotme në të cilën u votua qeveria e re e Kosovës dhe kryetarja e re e Kuvendit.

Gjatë seancës, duket që z.Fatmir Limaj i është drejtuar Albin Kurtit duke i thënë që “me libra nuk bohet shteti” për të kritikuar si duket mosnjohjen e plotë të realitetit politik në vend, shkruan Periskopi.

“Eureka” kishte bërtitur Arkimedi i lashtë grek një herë e dikur, dhe “eureka” (shq.e gjeta) ka thënë Blerim Latifi pas shpalljes së kësaj thënieje si “thënia e shekullit.

Ai madje në mënyrë cinike propozon që të mbyllen shkollat dhe universitetet – pasi që kjo është formula e shtetndërtimit.

Kujtojmë që Blerim Latifi gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit kandidoi nga radhët e PDK-së për të fituar një mandat si deputet në Legjislaturën e VI por pa ia arritur qëllimit. /Periskopi/

Latifi: Kur s’u vyente gjë Isa Mustafa e quanin ministër të Rrahman Morinës, sot u duhet për llogari të pushtetit – e quajnë profesor

Periskopi.com Lajme

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar lidhur me takimin e djeshëm të Isa Mustafës me Albin Kurtin, shkruan Periskopi.

Latifi ka thënë se dikur Lëvizja Vetëvendosje e quante Isa Mustafën tradhtar e ministër të Rrahman Morinës, ndërsa tani kanë filluar ta promovojnë si profesor.

“Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës”, ka shkruar Latifi.

Postimi i plotë:

Kur shkruan për anarkinë shqiptare, Noli përmend dyfytyrësinë, e cila brenda një dite, si me magji, tradhtarin e bën patriot dhe patriotin tradhtar. 100 vjet më pas, këto fjalë e përshkruajnë saktë aktualitetin tonë. Dje, kur u pengonte Isa Mustafa, e quanin tradhtar, ministër të Rrahman Morinës, madje edhe i bënin atentat e sulme në familje, ndërkaq sot, kur u duhet për llogari të pushtetit të tyre, kanë filluar ta promovojnë si profesor të nderuar e shpëtimtar të Kosovës.
Overdozë e imoralitetit politik!

Latifi: Është e rrezikshme t’i lihet shteti në dorë Albin Kurtit

Periskopi.com Lajme

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se kush duhet të jetë kryeministër i Kosovës, duke thënë se Albin Kurtit është rrezik t’i lihet në dorë udhëheqja e shtetit, shkruan Periskopi.

“Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit”, ka shkruar Latifi.

Tutje, Latifi ka thënë se ‘mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër’.

Shkrimi i plotë i tij:

KUSH KRYEMINISTËR?

Thaçin e kemi provu. Isa Mustafën poashtu. Edhe Fatmirin dhe Ramushin. Kurtit, për shkak te raportit të tij të dyshimtë me shtetin e Kosovës, është e rrezikshme t’i lihet në dorë posti më i rëndësishëm i shtetit, që është ai i kryeministrit.
Mbetet vetëm Kadri Veseli për ta treguar veten si kryeministër!
Nisur nga fakti se e njoh tash e një kohë të gjatë, e them me bindje të plotë se ai do të jetë kryeministri më i mirë, nga gjithë të tjerët!
Mos mi harroni këto fjalë!
Sot unë po kërkoj që ta përkrahni, e ju nesër do të bindeni se përkrahja juaj ka qenë zgjedhja e duhur! Për ju dhe shtetin!