​Veseli: Kur Qeveria udhëhiqej nga PDK-ja, Kosova kishte progres, jo stagnim e regres

Periskopi.com Lajme

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, ka takuar edhe qytetarë të Gjakovës sot.

Ai ka thënë se sa është udhëhequr Qeveria nga PDK-ja, shumë probleme që sot rëndojnë mbi qytetarët nuk kanë ekzistuar. Ai ka thënë se Kosova atëherë kishte progres, jo regres. Ai ka thënë se Kosova kishte integrim dhe bashkëpunim, jo izolim, stagnim dhe konfrontim me partnerë.

“Gjakovë, a po fitojmë? Kosovës i duhet një Qeveri e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës. Sa është udhëhequr Qeveria nga ne, shumë probleme që sot rëndojnë mbi qytetarët nuk kanë ekzistuar. Kosova atëherë kishte progres, jo regres. Kosova kishte integrim dhe bashkëpunim, jo izolim, stagnim dhe konfrontim me partnerë.

Sepse, Partia Demokratike e Kosovës ka punë, jo fjalë!

Kosovës i duhet një Qeveri e udhëhequr nga PDK-ja, e cila bashkë me Amerikën e lufton korrupsionin, e zhvillon vendin dhe jo një Qeveri që e izolon edhe më shumë vendin dhe e thellon korrupsionin.

Gjakovë, jepi fuqi Partisë Demokratike të Kosovës. Votoni numrin 112 për një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.

Gjakovë, a po fitojmë? Kosovës i duhet një Qeveri e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës. Sa është udhëhequr…

Posted by Kadri Veseli on Wednesday, 2 October 2019

Kosova ka arritur progres të kënaqshëm në Menaxhimin e Financave Publike

Periskopi.com Lajme

Ministria e Financave ka mbajtur sot takimin e Dialogut të Politikave të Menaxhimit të Financave Publike (MFP), ku të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësuesit e institucioneve të Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e Komisionit Evropian, partnerët tjerë ndërkombëtarë, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me të cilët diskutuan për  progresin por edhe sfidat në zbatimin e Strategjisë së Reformës sё Menaxhimit tё Financave Publike (SRMFP) 2016-2020.

Në këtë takim, i cili kryesohej nga zëvendësministri i Financave Fatmir Gashi, u diskutua për Raportin gjatëmujorë për vitin 2019 të Progresit të Implementimit të Strategjisë së Menaxhimit të Financave Publike (MFP) 2016 – 2020, ku nga të pranishmit u cilësua si një e arritur, sidomos fushat në auditimin e jashtëm dhe atë të brendshëm.

Sipas zëvendësministrit Fatmir Gashi, si pjesë e suksesit të Kosovës në reformat e ndërmarra në fushën e Menaxhimiit të Financave Publike, është edhe dialogu i vazhdueshëm me të gjithë akterët e përfshirë në këtë proces.

“Jam thellësisht i bindur që ky bashkëpunim do të vazhdoj dhe zhvillohet edhe më tej.  Menaxhimi i Financave Publike ka përkushtimin maksimal të Qeverisë se Republikës se Kosovës, në krijimin e një sistemi modern dhe transparent të MFP-së në harmoni me standardet dhe principet ndërkombëtare” shtoi zëvendësministri Gashi.

Ai më këtë rast gjithashtu falënderoj partnerët zhvillimor të Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë Komisionin Evropian, për mbështetjen e vazhdueshme të reformave që janë duke u zbatuar me sukses, si dhe falënderoi gjithë stafin profesional që janë të angazhuar në zbatimin e Strategjisë, të cilët sipas tij janë akterët kryesorë të cilët kanë ndikuar në zbatimin e suksesshëm të kësaj Strategjie.

Ndërsa, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Naim Baftiu njëherit edhe kryesues i Grupit Koordinues për MFP theksoi se vitin e kaluar, ne kemi bërë rishikimin afatmesëm të Strategjisë së Reformave në Menaxhimin e Financave Publike (2016-2020), andaj masat e parapara me rishikim janë duke u vlerësuar për herë të parë në këtë raport.

“Gjatë vitit 2020 mendojmë të vlerësojmë strategjinë aktuale dhe të hartojmë strategjinë e re për periudhën 2021-2025. Si strategji ombrellë në fushën e MFP,  ku do të adresojmë sfidat relevante dhe synimet tona duke përdorur standardet ndërkombëtare por edhe përvojat dhe praktikat më të mira nga rajoni e më gjerë”, shtoi z.Baftiu.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e Komisionit Evropian vlerësuan angazhimin e institucioneve publike për zbatimin e Strategjisë së Reformës sё Menaxhimit tё Financave Publike (SRMFP) 2016-2020, me theks të veçantë në fushën e aludimit të brendshëm dhe ati të jashtëm, por edhe në sektorë të tjerë në menaxhimin e financave publike.