Mozzik ‘harron’ Loredanën, flet për projektet e reja

Periskopi.com Showbiz

Mozzik ka gati një seri hitesh.

Mozzik ka paraljamëruar fansat e tij të bëhen gati për një seri hitesh të cilat priten të publikohen së shpejti, shkruan lajmi.net.

Reperi nuk ka lejuar që ndarja nga Loredana të tërheq vëmendjen e publikut në një sferë tjetër, ai në Instagram ka shkruar “Ju spe dini çfarë kangë kom gati hala, prap ma mirë që spe dini”.

Kujtojmë se kënga e fundit e tij është pikërisht bashkëpunimi me Loredanën ‘Nicht allein’ këngë kjo që është pjesë e albumit të rep artistes.

Stresi ka gati disa projekte

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit Stresi, para një muaji është liruar nga burgu.

Ai ishte arrestuar nga policia më 17 tetor të vitit të kaluar, pasi po qarkullonte me armë pa leje. Krahas kësaj, 33-vjeçari tashmë është fokusuar më shumë në projekte, ndërsa paralajmëron disa të reja.

Në llogarinë e tij personale në Instagram ka publikuar një video, me ç’rast tregon se ka gati pesë projekte të reja.

“Sa jeni duke i pritur këngët e reja. Pesë janë në furrë duke u pjekur”, ka shkruar mes të tjerash Stresi.

Gjithashtu, reperi këtë kohë është komentuar për ndarjen nga partnerja e tij, Keisi, edhe pse deri më tani asgjë nuk është konfirmuar.

https://www.instagram.com/p/Bzkvg6tnKir/?utm_source=ig_web_copy_link