Haradinaj: E dhimbshme se çfarë dite paska ardhur, dita për të dështuar marrëveshjet me kompani amerikane

Periskopi.com Lajme

Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për dështimin e zbatimit të marrëveshjes së Qeverisë së Kosovës për ndërtimin e Kosovës së Re. Contour Global ka dhënë disa arsye për tërheqje, e ndër to është edhe ndryshimi i pushtetit në Kosovë.

“E çuditshme dhe shqetësuese të dëgjosh e lexosh deklarime politike nga përfaqësuesit institucional e politik me përplot ngazëllim, kur tregojnë për “suksesin” e tyre politik që ka të bëj me dështimin e një projekti investues nga kompania amerikane “Contour Global” në vlerë 1.3 miliardë euro. Përfaqësuesit aksidentalë të institucioneve nga radhët e LVV-së, sot paraqiten të lumtur e plot gëzim që kanë arritur ta kthejnë në dështim një projekt investues amerikan. E dhimbshme se për çfarë paska ardhur dita. Po flasim për largimin e kompanisë amerikane “Contour Global” nga projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re””, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka vënë në pikëpyetje marrëdhëniet SHBA-Kosovë pas prishjes së kësaj marrëveshje, duke thënë se askush nuk guxon ta rrezikojë raportin me aleatin e Kosovës, SHBA-në.

“Sot, energjia elektrike dhe sigurimi i qëndrueshëm i burimeve energjetike vlerësohet të jetë interes nacional dhe pjesë integrale e qarkut të sigurisë nacionale, prandaj është me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit tonë që të mos lejojme të devijojmë nga projeksionet strategjike të kryeqendrës primare, që në vazhdimësi ka siguruar mbështetje për paqe, siguri e zhvillim për Kosovën – Uashingtoni, SHBA-të. Thirrni mendjes sepse pak si tepër keni rënë pre e dezinfomimit dhe agjendave pro-ruse. Devijimi nga interesat nacionale të Kosovës dhe SHBA-ve, është i patolerueshëm dhe nuk do të lejohet në asnjë rrethanë vazhdimi i cenimit të raporteve me aleatin tonë të përhershëm dhe strategjik, SHBA-të”, ka thënë në fund Haradinaj.

Majlinda vjen me videoklipin e ri

Periskopi.com Showbiz

Majlinda Kryeziu ka sjellur për fansat e saj këngën “Faji asht me mu”.

Bëhet fjalë për një këngë, e realizuar me video-klip, e cila ka një tematikë tejet domethënëse.

“Faji asht me mu”, është titulli i kësaj kënge, e cila është mirëpritur nga publiku.

Më poshtë, linku:

 

Limaj në Vushtrri: Projekti ynë Bashkë për Shtetin po mbështetet fuqishëm në cdo cep të vendit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj deklaroi sot se vizioni i tyre do të dalë fitues në zgjedhjet e 6 tetorit.

Limaj në Vushtrri ku pati tubim elektoral me qytetarët e kësaj ane theksoi se ata janë kthyer në një shpresë për gjitha ato familje që kanë nevojë për shtetin.“Kësaj energjie politike, këtij vizioni politik, i cili do të jetë fitues, sepse s’ka rrugë tjetër, ky vizion do të fitojë sepse s’ka rrugë tjetër për të bërë shtetin. A ka gjë më krenare për ne që qytetarët të na bashkohen cep më cep Kosovës”, tha ai.Limaj duke folur për sloganin e tyre “Bashkë për shtetin” u shpreh se duhet bërë bashkë për t’i kthyer dinjitetin Kosovës me zhvillim ekonomik, drejtësi dhe paketë sociale.

“Ne jemi kthyer në zëdhënës të shumë familjeve në nevojë. Bashkë për shtetin i cili ndihmon qytetarin i cili ka nevojë për shtetin për të fuqizuar këtë shtet, për t’i qëndruar afër atyre familjeve. Janë me qindra familje. Jemi kthyer në një shpresë për gjitha ato familje që kanë nevoja. Por e kanë vështirë ti paraqesin nevojat”, u shpreh Limaj.Limaj po ashtu tha se gjithë ata që dëshirojnë të mbijetojnë në politikë do t’i bashkohen vizionit të Nismës.

Ndërkaq, kryetari i degës se Nismës në Vushtrri, njëherësh kandidat për deputet, Avdullah Vojvoda tha se programi i partisë së tij ka bërë që të dallojnë nga konceptet dhe ideologjitë tjera. E për këtë arsye, sipas tij Nisma po merr përkrahje nga qytetarët.“Për çdo ditë po dëshmohet përkrahja dhe përqafimi tek të gjitha nivelet dhe moshat e qytetarëve. Një gjë e tillë është prezentë edhe me qytetin tonë në Vushtrri. Bazuar në këtë program, Nisma dallon nga konceptet apo ideologjitë tjera në vendin tonë”, tha ai.Nisma Socialdemokrate në Vushtrri e përfundoi ditën e dytë të fushatës zgjedhore, pasi paraprakisht kishte tubime elektorale në Skenderaj dhe Mitrovicë.

Ahmeti: Ja kush do të jenë përfitues të banesave me kosto të përballueshme

Periskopi.com Lajme

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur që ka përfunduar projekti “Banimi me kosto të përballueshme”, shkruan Periskopi.

Ky ishte njëri nga zotimet e Ahmetit si kryetar i Prishtinës, ku përparësi si përfitues të banesave do të kenë puëntorët e sektorit publik, që nuk e kanë të zgjidhur qështjen e banimin ku përparësi do të kenë nënat vetëushqyese dhe gratë në përgjithësi.

“Banimi me kosto të përballueshme” ishte një prej zotimeve të mia si kryetar i Prishtinës. Sot, jam tejet i lumtur që pas shumë hulumtimeve dhe punës së palodhshme ekipore ky projekt ka arritur në fazën përfundimtare, ate të zbatimit. Bashkë me Drejtorin për Mirëqenje Sociale, Dren Kukaj prezantuam sot këtë projekt. Projekti është punuar në bashkëpunim të ngushtë me Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë Fakultetin e Arkitekturës dhe Asociacionin e Arkitektëve. Përfitues të banesave me kosto të përballueshme do të jenë punëtorët e sektorit publik, të cilët nuk e kanë të zgjedhur çështjen e banimit, ku grate dhe nënat vetëushqyese do të kenë përparësi”, shkroi Ahmeti.

Më poshtë mund ta shihni videon e publikuar në facebook nga Shpend Ahmeti:

Policia realizon pilot projektin për vendosjen e shenjave të trafikut në komunikacion

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, kanë filluar pilot projektin e vendosjes së shenjave të trafikut, të cilat paralajmërojnë shoferët për kontrollin e shpejtësisë me radar nga njësitë policore të trafikut.

Në njoftim thuhet se vendosja e këtyre shenjave fillimisht është realizuar në rajonin e Gjilanit, konkretisht në rrugët Gjilan – Prishtinë dhe Gjilan – Ferizaj, ku pas përfundimit të pilot projektit do të bëhen vlerësime profesionale për efektin e këtij projekti në vetëdijesimin e pjesëmarrësve dhe reduktimin e kundërvajtjeve apo aksidenteve në trafik, pastaj do të vazhdohet edhe në rrugët tjera në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Shenja është dizajnuar në atë mënyrë që të duket e thjeshtë dhe e lehtë për t’u kuptuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik.

Erdogan vizitë në Serbi për projektin 3 miliardë euro

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 29 gusht, raporton agjencia Tanjug. Gjatë vizitës Erdogan do të takohet me homologun serb, Aleksandar Vuçiç dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Qëllimi kryesor i vizitës së presidentit turk në Serbi lidhet me nisjen e punimeve për ndërtimin e autostradës Beograd-Sarajevë.

Pjesë e projektit që kap shifrën e 3 miliardë eurove është edhe kompania turke, Tasyapi. Vetë Turqia financon një pjesë të konsiderueshme të autostradës.

Serbia i ka dhënë viteve të fundit rëndësi të madhe ndërtimit të autostradave që e lidhin me korridoret evropiane, siç është ky projekt i fundit.

Me autostradën drejt Sarajevës, Serbia do të lidhet me korridorin 5 që nis në Bosnje-Hercegovinë, për të kaluar në Kroaci dhe për të përfunduar në Hungari.

Sa i përket vizitës së Erdoganit, presidenti i Turqisë ka qenë për herë të fundit në shtetin serb në tetor të 2017-ës, ndërkohë që marrëdhëniet ekonomike midis Ankarasë dhe Beogradit kanë njohur rritje të konsiderueshme.

 

Ledri me projektin e ri dy milionë klikime për pesë ditë

Periskopi.com Showbiz

Ledri Vula është një nga reperët më të talentuar dhe më të suksesshëm shqiptar.

Ai vazhdon të jetë një nga artistët më numrin më të madh të hiteve dhe koncerteve.

Së fudmi Ledri erdhi me projektin muzikor “Rio”, kënga e cila u bë hit brenda ditës, ndërsa për pesë ditë ka arritur të klikohet në kanalin Youtube mbi dy milionë herë.

Ndryshe, pjesë e klipit të këngës është edhe modelja tashmë me famë botërore, Lorena Haliti.

 

Avokati i Popullit për vrasjen e dyfishtë dhe vetëvrasjen në Prishtinë: Policia u tha familjarëve duronin dhunën

Periskopi.com Lajme

Gjatë të mërkurës u lansua projekti  “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje faza e dytë”, nga ana e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Aty u tha se “Kosova ka ligje të mira sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por ka ngecje në zbatimin e tyre”.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari,  në lansimin e këtij projekti tha se shteti ka detyrime për mbrojtjen e qytetarëve, duke shpresuar që ky projekt do të ndikojë në vetëdijesimin e të gjitha shtresave të shoqërisë.

Ai përmendi rastin e vrasjes së dyfishtë dhe vetëvrasjes që ndodhi para tri javësh në Prishtinë, ngjarje kjo që tronditi gjithë vendin.

Jashari tha se kjo familje që nga viti 2002 ka raportuar dhunën që ka ushtruar kryefamiljari tek të tjerët familjar, por ata e kanë kthyer mbrapshtë familjen pa u bërë zgjidhje.

“Një rast që e patëm para tri javë ditë në Prishtinë një vrasje e dyfishtë dhe një vetëvrasje, të gjitha këto ndodhën gjatë një periudhe të një vikendi dhe nuk pat familje kosovare që nuk është tronditur. Kjo ke informata preliminare që lansohet në media. Në vitin 2002 kjo familje e ka njoftuar Policinë se vazhdimisht ushtrohet dhunë në familje dhe policia i ka thënë se ju si familje e keni prind, e keni babë dhe kurrkush tjetër babë nuk ju bëhet, andaj keni kujdes dhe durojeni. Vazhdohet pastaj në vitin 2004, 2005, paraqitet rasti edhe në gjykata ndodh e njëjta gjë, është familjari juaj që ju ka mbajt e ju ka rrit, kjo është vlerësimi që e marrin. Pastaj vazhdohet tutje në 2008, prapë vazhdon problemi në polici, paraqitet rasti në gjykatë, lëshohet urdhër mbrojtje mirëpo praktikisht asgjë nuk ndodh. Në 2012 vazhdon storia prapë, familja detyrohet të merr banesë me qira, por për shkak të kushteve të këqija prap ë detyrohen me u bashkua me familje. Në 2017 rasti paraqitet në prokurori, prokuroria bënë dosjen dhe e dërgon në Gjykatë, prej asaj kohe të gjitha institucionet heshtin. Gjatë gjithë kësaj periudhe ai person ka pasur probleme shëndetësore mendor për të cilat kanë qenë në dijeni institucionet e kujdesit dhe nuk ka ndodhur prapë asgjë”, tha ai.

Me rastin e lansimit të projektit, Isabelle Servoz-Gulluci, shefe e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, tha se gratë në Kosovë përballen me diskriminim dhe barriera të ndryshme.

“Dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje janë shkelje të rënda dhe dukuri është e përhapur gjithandej nëpër botë. Edhe gratë në Kosovë përballen me diskriminim dhe barriera të ndryshme. Duhet të jemi të qartë që janë shkelje të të drejtave të njeriut dhe si të tilla duhet të trajtohen nga institucionet e vendit. Konventa e Stambollit është instrumenti i  parë që ka për qëllim trajtimin e diskriminimit ndaj grave. Ajo paraqet një kornizë për ta luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën ne familje”, tha ajo.

Koordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje, Naim Qelaj, tha se Kosova ka ligje të mira sa i përket dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por ka ngecje në zbatimin e tyre.

“Ky është një vit i ndryshimeve të ligjeve që ka filluar nga Qeveria dhe që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me barazinë gjinore dhe dhunën në familje ose masat që institucionet do t’i ndërmarrin për mbrojtje nga kjo dukuri. Kuvendi i Kosovës, Komisioni parlamentar për të drejta të njeriut ka marrë iniciativën për ndryshimin e ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje dhe unë këtë e kam shfrytëzuar si një momentum i mirë që përmes këtij ligji ne të fuqizojmë mekanizmat që zbatojnë ligjin, duke marrë  parasysh raportet që kam pasur në analizë nga e kaluara, por edhe nga vlerësimet e përgjithshme, nga çdo takim si ky sot që del se Kosova ka ligje të mira, por ka ngecje në zbatim. Në vend që të ndryshojmë ligjet ne duhet t’i fuqizojmë mekanizmat që i zbatojnë këto ligje”, deklaroi ai.

Koordinatorja e Projektit Divizioni për barazi gjinore – Këshilli i Evropës, Larissa Kireeva përmendi disa nga qëllimet kryesore të projektit “Fuqizimi i luftës kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, faza e dytë”.

“Ky është një projekt që është planifikuar për dy vjet dhe tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë deri në mars të vitit 2021. Qëllimi i këtij projekti  është luftimi i diskriminimit ndaj grave, raportimi, vetëdijesimi i shoqërisë në parandalimin e kësaj dukurie dhe ndërmarrjen e hapave konkretë nga ana e institucioneve”, u shpreh ajo.

Ndryshe, projekti është ndërtuar mbi gjetjet dhe rekomandimet e hulumtimit “Krijimi i hartës së shërbimeve për viktimat e dhunës kundër grave në Kosovë”, të realizuar në kuadër të fazës së parë të projektit në vitin 2017.

Haradinaj kërkon ndërprerjen e menjëhershme të projektit për Lumbardh

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Shefi i ekzekutivit ka njoftuar për këtë vendim, pas protestës e cila u zhvillua në sheshin e qytetit të Pejës, për të kundërshtuar projektin ne fjalë.

Sipas tij, projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë.

“Pas protestës së qytetarëve në Pejë dhe shqetësimeve legjitime të ngritura në takim nga përfaqësuesit e komunitetit rugovas rreth projektit të ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh, nga Ministria e linjës kam kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të mëtejme deri në krijimin e një pasqyre të qartë dhe të gjithanshme për shkallën e ndikimit të këtij projekti në mjedis”.

“Projektet të cilat bien ndesh me interesat e banorëve të zonës së Rugovës, asnjëherë nuk do të kalojnë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

 

Katari publikon projektin e ri për stadiumin, është magjepsës

Periskopi.com Sporti

Zyrtarët në Katar kanë zbuluar projektin e “Lusail Stadium” ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Botës 2022 FIFA.

Vendi me kapacitet prej 80,000 ulëse do të jetë stadiumi më i madh i turneut, i cili do të fillojë më 21 nëntor 2022 dhe do të jetë i pari që do të zhvillohet në botën arabe.

Staduimi është në veri të kryeqytetit Doha dhe 90 për qind e punës është e kryer, sipas autoriteteve në Katar.

Asambleistja e VV’së tash e përkrah një projekt të cilin dikur e kishte votuar kundër

Periskopi.com Lajme

Asambleistja e Vetëvendosjes në Kuvendin e Prishtinës, Leonora Shabani-Bajraktari si duket ka ndërruar mendje për një projekt për të cilin dikur kishte votuar kundër.

Ajo në profilin e saj në Facebook ka shpërndarë thirrjen e drejtorit të Kulturës në Prishtinë, Yll Rugovës lidhur me buxhetin për projektin e ‘Manifesta 2022’, për të cilin dikur kishte dalë kundër.

Këtë gjë e ka bërë të ditur asamblisti i Partisë SocialDemokrate në Kuvendin e Prishtinës, Nol Nushi i cili e ka quajtur hipokrizi e skizofreni politike.

‘Nje shembull tjeter hipokrizie e skizofrenie politike. Asambleistja e VV e shperndan thirrjen per buxhet ndaj projektit te cilin e ka votu KUNDER.’, ka shkruar Nushi.

Më poshtë keni njoftimin e drejtorit nga radhët e Vetëvendosjes, Yll Rugova lidhur me këtë projekt.

‘’Informim për Manifesta 2022

Në fillim të nëntorit mirret vendimi përfundimtar për qytetit e rradhës që do të jetë nikoqir i bienales së artit Manifesta në vitin 2022. Prishtina është përzgjedhur si kandidati më i përshtatshëm në mesin e të gjithë kandidatëve tjerë për këtë ngjarje, dhe ne tashmë kemi zotuar përmes buxhetit dhe një letre nga kryetari i Komunës një pjesë të investimeve për këtë organizim.

Por, nga jura e Manifestas kërkohet garanci e shkruar se ne mund të mbulojmë të paktën 50% të shumës së nevojshme për organizmin e saj të suksesshëm.

Për këtë garanci na duhet bashkëpunim ndërinstitucional. Kemi bërë kërkesë te Ministria e Kulturës, Ministria e Integrimeve Evropiane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe te partnerë të tjerë për ta mbështetur Prishtinën në këtë sipërmarrje të rëndësishme, por na duhet edhe pak angazhim për garancionin final. Andaj ju bëjmë ftesë publike këtyre institucioneve për ta marrë parasysh këtë bashkëpunim të gjerë, prej të cilit kish me përfitu jo vetëm kultura, por shoqëria në tërësi.

Manifesta nënkupton të paktën 4 milion investime në burime njerëzore, rrjetëzim ndërkombëtar, adaptim dhe ndërtim të hapësirave për art, kulturë dhe urbanizëm. Manifesta është projekt sa artistik aq edhe urbanistik e zhvillues. Sipas disa llogaritjeve diku 200,000 vizitorë do ta vizitonin Prishtinën, dhe rreth 20 milionë euro të hyra mund të vijnë nga ky proces.

Në vitin 2020 Manifesta organizohet në Marseille të Francës. Kurse tash jemi shumë afër që kjo ngjarje në vitin 2022 të vijë edhe në kyreqytetin tonë.

T’i lëmë anash dallimet partiake, dhe ta vendosim Prishtinën në vëmendje të artit ndërkombëtar. #prishtina #kosova’’./Periskopi/

 

 

Noizy dhe Dafina dikur fyheshin e sot puthen në klip (Video)

Periskopi.com Showbiz

Është publikuar para pak minutash bashkëpunimi mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit nga Shqipëria, Noizy.

Kënga e Dafinës dhe Noizyt mban titullin “A don love”, ndërsa klipi shoqërohet me pamje të dy këngëtarëve shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Kënga ka një ritëm të lezetshëm, ndërsa dyshja i këndojnë njëri tjetrit, gjoja në një storie dashurie.

Videoklipi nuk është i zakonshëm, me vetura e investime të mëdha, por është realizuar me telefon Iphone Apple 8+.

Megjithatë, loja e këngëtarëve dhe kënga e veçantë tregon se cilësia e videoklipit nuk tregon për ndonjë pengesë.

Kujtojmë se këngëtarja ishte cak i një diss-i që Noizy e kishte shkruar për ish-të dashurin e saj Ledri Vula, kur ky i fundit dhe Dafina ishin në lidhje dashuri./Periskopi/

​Rusia braktis misionin hapësinor

Periskopi.com Lajme

 Rusia mund të braktisë projektin e ndërtimit të një stacioni hapësinor në orbitën e Hënës, në partneritet me agjencinë amerikane të hapësirës NASA.

Siç ka bërë të ditur një zyrtar rus, ata nuk dëshirojnë të jetë në rolin e “violinës së dytë”.

Rusia ra dakord vitin e kaluar për të bashkëpunuar me NASA-n mbi planet për të ndërtuar stacionin hapësinor “Deep Space Gateway”, i cili do të shërbejë si një platformë për misionet hapësinore në të ardhmen.

 

Rexhep Selimi: Thaçi, avokati më i madh i projektit serb në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Si është e mundur që Kosova të udhëhiqet nga një mazhorancë që nuk mundet as një seancë ta zhvillojë?. Si mund të udhëhiqemi nga një Qeveri që nuk e ka shumicën.

Kështu nisi kritikat e tij Rexhep Selimi në Interaktiv të KTV-së, ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj dhe partive në pushtet.

Selimi tha se koalicioni PAN, vetëm si koalicion arriti të marrë këtë pozitë, por se po e dëmton shumë shtetin.

Selimi tha se nuk morën pjesë në seancën e thirrur nga pozita, pasi fillimisht ata bënë shkelje të kodit. “Ne kërkuam seancë, disa orë para kësaj u mblodh kryesia dhe thirrën seancë para nesh. Kjo u bë vetëm për ta bllokuar seancën nga opozita”, tha Selimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, tha se pozita dhe opozita, me kërkesat e tyre të ndryshme, asnjëherë s’mund të dakordohen në diçka. “Ata vetëm po e bllokojnë Kosovën dhe funksionimin e Parlamentit. Po të ishin shumicë, ne s’do të mund ta bllokonim funksionimin e Kuvendit edhe pse jemi opozitë”, tha ai.

Selimi tha se duke e ditur që opozita nuk i ka 58 numra, pozita u bënte thirrje për t’i bërë këta numra e disa prej tyre do t’u ndihmonin. Por sipas tij, kjo thirrje nuk ishte reale.

“Teuta më nuk i bindet LDK-së, kështu ka bërë edhe më herët. Duke ditur qëndrimin e saj, ata po tallen me opinionin. Thirrja e pozitës ndaj nesh për t’i bërë për 58 numra, ishte thjesht për ta sjellë Rugovën në Kuvend”, tha ai.

Selimi tha se ka ngelur vetëm protesta të jetë mekanizmi për t’i ndalur veprimet që po bëhen nga Thaçi.

“Njëherë fliste për demarkacion, më pas korrigjim, më pas hoqi vijat e kuqe, e tash jemi në një situatë ku po kujdeset që në maksimum ta mbaj të fshehtë agjendën e tij me Vuçiqin. Po mbahet sekret vendimi që kanë marrë për Kosovën. Fuqimisht kjo duhet të kundërshtohet por edhe dënohet”, tha Selimi.

Presidenti i Kosovës, thotë Selimi, e ka krijuar një situatë kur edhe aleatët tanë janë konfuz me situatën këtu. “Ai është bërë agjenturë e planit të Serbisë në Kosovë. “Thaçi është avokati më i madh i planit serb në Kosovë”, tha Selimi.

“S’po ndodh asgjë që bëhet fjalë për bashkim, por një katrahurë”, tha ai tutje.

“Roli që ka Qeveria e Kosovës, e më shumë i Haradinajt dhe Limajt, nuk më pëlqen. Nëse po pretendojnë të marrin vendime për Kosovën, atëherë kush do të flas me Vuçiqin, Limaj apo Thaçi?”, pyet Selimi, duke thënë se ata do jenë atje vetëm për t’ia rregulluar fotografinë Vuçiqit.

“Thaçi e ka në dorë edhe pushtetin e Haradinajt edhe të Limajt”, tha tutje.

Selimi ka thënë se asnjëherë partia nga vjen ai nuk kanë thënë që s’duan të kthehet Lugina, por se korrigjimi i kufijve sipas idesë së Thaçit, falë territore si Gazivodën e Trepçën.

Selimi tha se Lëvizja Vetëvendosje, i ka dalë në ballë shumë temave me rëndësi në Kosovë. “Ekziston edhe shoqëria civile që ka nisur hapa të tillë. Kosova ka nevojë të mbrohet”, ka thënë Selimi duke folur për protesta.

Selimi nuk ka folur për ndonjë datë të saktë, por shpejt do të thërrasin qytetarët për t’i mbushur sheshet.

“Ne po thërrasim qytetarët, nuk mendoj që LDK-ja do të bëjë të kundërtën. I thërrasim të gjithë sepse bëhet fjalë për interesin e Kosovës”, tha ai, duke shtuar se kanë kërkesë që të zhvillohen këto protesta sa më shpejtë.

Selimi ka thënë se VV-ja nuk do protesta të dhunshme dhe se asnjëherë s’kanë zhvilluar protesta të dhunshme. “Po presim që kjo protestë të kthehet në festë. Presim unitet e gatishmëri nga LDK-ja”, tha ai.

Selimi tha se LDK-në e kanë ftuar për shumë faktorë të ndryshëm, ndërsa ftojnë edhe anëtarësinë e PSD-së, siç tha ai, “sado modeste të jetë ajo”.

Fjalorin e Haradinajt e komentoi edhe Selimi. “Nuk dua të bie në nivelin e tij”, tha ai.

“Ai është mbi moshën 18-vjeç. Vet zgjodhi një fjalor të tillë.

Në fund ka folur edhe për listat e fryra të veteranëve.

“Një komision shtetëror për verifikimin e listave, në vend se t’i korrigjonte ka bërë të kundërtën Vetëm ka trefishuar listat”, tha ai.

 

Pozon tërësisht lakuriq, Lady Gaga ka një paralajmërim

Periskopi.com Showbiz

Shquhet për paraqitjet e saj të veçanta.

Këngëtarja amerikane, Lady Gaga ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e njerëzve me pozat topless që bën, shkruan lajmi net.

Në tri imazhet e publikuara në profilin e saj, Instagram ajo shfaqet tërësisht lakuriq gjersa ka mbuluar pjesët intime. Nuk ka bërë të ditur nëse këto imazhe janë pjesë e albumit të ri të cilin e ka paralajmëruar më parë.

Albumi i titulluar “The Rockabye Baby” do të lansohet me 27 shtator, i cili përmbanë 12 këngë, ku disa prej tyre do t’i shoqërojë edhe me klip. Ajo po ashtu do të nis turneun anembanë botës.

?: @elirusselllinnetz

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

?: @elirusselllinnetz

A post shared by Lady Gaga (@ladygaga) on

Çiljeta mbulohet për projektin e ri? (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Çiljeta Xhilaga është emër shumë i dashur për publikun.

Ani pse nuk është shumë aktive me këngë të reja, ato që i publikon priten shumë mirë nga publiku, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, Çiljeta ka publikuar një fotografi përmes të cilës ka paralajmëruar diçka të re.

Në atë imazh, ajo shfaqet e mbuluar me një shami, ndërsa nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura detajet se çfarë po përgatit.

Kujtojmë që projekti i fundit muzikor nga këngëtarja është “Bonbone”, në duet me Alar Band.

Banka Botërore ndanë 20 milionë euro për projektin e Ekonomisë Digjitale në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Financave Bedri Hamza dhe Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë që do të implementohet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Vlera e përgjithshme e Marrëveshjes është 20.7 milion Euro me një normë të interesit vjetore 1.25%, grejs periudhë 5 vite, dhe afat të shlyerjes 25 vite.

Me këtë rast ministri Bedri Hamza bëri të ditur se qëllimi i projektit është që të zhvillojë infrastrukturën ndërlidhëse brezgjerë në viset e pambuluara, forcimin e kapitalit njerëzor dhe mbështetjen e bizneseve për të futur Kosovën në ekonominë digjitale të së ardhmes.

“Krijimi i kushteve të përshtatshme përmes shtrirjes së infrastrukturës përkatëse të rrjetave dhe mundësimi i shërbimeve brezgjerë do të përmirësojë qasjen në tregje ndërkombëtare dhe zhvillim të modeleve të reja të biznesit. Kështu, do të krijohen mundësi për qytetarët (me fokus të veçantë të rinjtë, gratë dhe personat me aftësi të kufizuara) dhe bizneset të angazhohen pavarësisht lokacionit dhe me orar fleksibil, duke fituar shkathtësitë e duhura për të përfituar nga digjitalizimi i aktiviteteve ekonomike”, shtoi Hamza.

Ai theksoi se përveç qasjes në tregjet e punës, do të mundësohet edhe qasja në burimet globale të dijes përmes institucioneve arsimore, dhe gjithashtu do të mundësohet lidhja ne rrjetin e internetit e shërbimeve publike të zonave rurale. Sipas ministrit Hamza ky investim do ta pozicionojë më mirë Kosovën që të përfitojë në mënyrë më gjithëpërfshirëse nga mundësitë digjitale dhe globalizimi i ekonomisë.

Ndërsa, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli, tha se “Projekti do të ketë spektër të gjerë përfitimesh për popullin e Kosovës, duke e lidhur atë me informacione, shërbime dhe vende të punës. Duke zhvilluar dhe forcuar infrastrukturën digjitale të Kosovës, ky projekt do të thellojë lidhjet e Kosovës me ekonominë globale, që është me rëndësi kritike për rritjen dhe zhvillimin në të gjithë vendin”.

Mantovanelli me këtë rast gjithashtu theksoi se Kosova është e para në rajon që po lëviz në këtë drejtim, dhe është një sinjal i mirë. “Kjo më bënë mua dyfish krenar për shkak se është Kosova ajo që po ju tregon vendeve të tjera rrugën në këtë drejtim”, tha ai.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka falënderoi Bankën Botërore për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që i ka dhënë Kosovën në fushën e ekonomisë digjitale.

“Përmes këtij projekti Kosova synon që të jetë një ndër vendet e para në Evropë më të ndërlidhura përmes rrjetit brezgjerë të frekuencës. Kjo do të thotë se çdo vend çdo cep i Kosovës do të ketë qasje në shpejtësi të madhe të internetit dhe do të ketë mundësi që përmes pjesës shtesë të projektit që është zhvillimi i shkathtësive, të ndërtojnë shkathtësi në atë formë që të do të krijojmë vetëpunësime nga këta persona që i krijojnë këto shkathtësi”, shtoi ministri Lluka.