60 aktakuza për 24 orë

Periskopi.com Lajme

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur 60 aktakuza kundër 73 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë katërmbëdhjetë (14) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të këtij personi, për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 paragrafi 1 lidhur me veprën penale “Lëshimi i qeqeve pa mbulese ose të rreme” dhe keqpërdorimi i kartelave te bankës apo te krediti neni 3 07 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe paragrafin 1, “Pastrimi i parave” nga neni 308 të KPRK-së dhe nenit 56 dhe 57 të ligjit 05/L-096 mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimit të terrorizmit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, në Lipjan, është gjetur një trup i pajetë. Prokurori kujdestar i Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj prokurorie, e ka cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, si dhe trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, pranë Gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa, nga kjo prokurori, janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat e ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, si dhe, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave të dyshuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur ri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale “ Vjedhja e shërbimeve”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person për shkak të veprave penale “Dhune në familje” dhe “Armëmbajtje pe leje“. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi për shkak të veprës penale “Dhune në familje” dhe “Armëmbajtje pe leje“. Gjithashtu, Prokuroria e Mitrovicës, ka ngritur njëzeteshtatë nëntë (9) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale

Për 24 orë, 90 aktakuza

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Shtetit njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 90 aktakuza kundër 107 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 11 persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë 8 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy 2 kërkesa për sekuestrim.

Kërkohen dënime me burg për shkelësit e procesit zgjedhor

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Shtetit ka ngritur disa aktakuza ndaj personave që kryen vepra penale gjatë ditës së zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas Prokurorisë deri më tani janë ngritur 14 aktakuza ndaj 18 personave në të gjitha rajonet e Kosovës.

Përfaqësues të shoqërisë civile kërkojnë që personat që kanë dëmtuar procesin zgjedhor të dënohen me burgim.

Ngritjen e aktakuzave nga prokuroria e ka konfirmuar për Kp zëdhënësi Ekrem Lutfiu.

Lutfiu tregon për rastet veç e veç dhe për çka dyshohen personat e akuzuar.

Sipas tij Prokuroria në Gjilan ka ngritur 3  aktakuza ndaj 5 personave për veprën penale ‘Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’, si dhe një aktakuzë kundër një personi për veprën penale ‘Parandalimi i ushtrimit të së drejtës për të votuar’. Ndërsa në   Prizren janë ngritur dy  aktakuza kundër 2 personave për veprën penale ‘cenimi i fshehtësisë së votimit’.

Aktakuzë është ngritur edhe në  Ferizaj kundër një personi për veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’.

Në  Gjakovë ka pasur më së shumti punë për Prokurorinë. Kështu në këtë Prokurori janë ngritur  7 aktakuza kundër 7 personave për veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

Në Mitrovicë është ngritur një aktakuzë kundër tre personave për veprat penale “Pengim i procesit të votimit” dhe “Lëndim i lehtë trupor“. E në Pejë Prokuroria ka ngritur një aktakuzë kundër dy personave për shkak të veprës penale ‘keqpërdorimi i të drejtës së votimit’.

Lutfiu thotë se Prokuroria po heton edhe zarfet e ardhura nga Serbia për të cilët u raportua se janë të kontaminuar.

“Disa nga zarfet e dyshuara janë marrë si provë materiale për t’u dërguar për ekzaminim më të detajuar”, thuhet nga Prokuroria.

Përfaqësues nga shoqëria civile kërkojnë që ata që bëjnë shkelje gjatë procesit zgjehdor të marrin dënime maksimale nga drejtësia.

Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë për KosovaPress se politika e dënimeve jo adekuate ka ndikuar që komisionerët të vazhdojnë që edhe në zgjedhjet e 6 tetorit të manipulojnë me vota.

Sipas tij deri tani asnjëherë nuk janë dënuar ata që i kanë nxitur komisionerët që të bëjnë vepra penale gjatë zgjedhjeve, qoftë liderët e partive politike apo edhe sponzorizuesit e fushatave zgjedhore të tyre.

“Ne kërkojmë që prokurori i shtetit të bëjë hetim të krimit të organizuar në zgjedhje që  shkon besoj deri tek liderët e partive politike  apo ata që i mbajnë liderët e partive politike që janë donatorët, financuesit e fushatave të tyre.  Dhe po ashtu gjykatësit mos të shqiptojnë dënime me kusht dhe dënime me gjoba të cilat nuk e arrijnë qëllimin për çka shqiptohen, por të ketë dënime me burgim efektiv që njëherë e përgjithmonë të kuptohet se në demokraci vota është përcaktuesi më i madh i cili thjesht vendos se a ka demokraci apo nuk ka”, thotë Musliu.

Edhe këshilltari ligjor në KDI, Florent Spahija thotë se të gjithë ata që bëjnë manipulime të votave duhet të ndëshkohen me dënime maksimale.

“Dënimi nga gjykatat duhet të jetë dënim maksimal, pra të mos jetë dënim i butë për ta meqë dënimi që i bëjnë shtetit ata është shumë i madh . Pra prej atyre zgjedhjeve të vjedhura ose prej zgjedhjeve të cilat emrat e kandidatëve janë të manipuluar votat e tyre kemi  njerëz të cilët futen ose hyjnë në pushtet pa meritë, dhe njerëz të cilët nuk i ka votuar populli por i kanë vendosur kandidatët…Ishte dashtë me qenë punë e prokurorisë nëse kishte dashur të merret edhe me kah ka rrjedhur ose pse janë bërë manipulimet e votave, kush i ka paguar, ose kush iu ka thënë me i bë ato, apo me kënd kanë bashkëpunua. Pra prokuroria ishte dashur të kërkoj këtë të vërtet dhe të vendos para gjykatës që me u gjykua edhe ata persona, në këtë rast janë subjektet politike që kërkojnë manipulimin  e votave apo kandidatët e caktuar që kanë kërkuar manipulimin  e votave dhe nuk bënë të mbesin pa u ndëshkua r edhe ata”, thotë Spahija.

Kosova në çdo palë zgjedhje ballafaqohet me vjedhje të votave nga komisionerët që vijnë nga subjektet politike që janë në garë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2017 Prokuroria e Shtetit kishte ngritur gjithsej 23 kallëzime penale për keqpërdorim në zgjedhje ku u përfshinë 27 persona.

Prokuroria e Shtetit ngrit 135 aktakuza për 24 orë

Periskopi.com Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit nga Prokurori i Shtetit janë ngritur 135 aktakuza kundër 176 personave për vepra të ndryshme penale.

 Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 10 persona, si dhe janë bërë pesë  kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

 

Prokurori i Shtetit në mbrojtje të votës

Periskopi.com Lajme

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se janë duke e përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u mbajtur sot për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së sotme, janë të angazhuar rreth 100 prokurorë dhe staf mbështetës, të cilët do të përcjellin për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit”.

“Prokurori i Shtetit, me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës”, thuhet në njoftimin e Prokurorit, transmeton Klan Kosova.

96 aktakuza brenda 24 orëve nga Prokuroria e Shtetit

Periskopi.com Lajme

Prokurori i shtetit njofton opinionin se gjatë 24- orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur nëntëdhjetegjashtë (96) aktakuza kundër njëqindenjëzet (120) personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tridhjetepesë (35) persona.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të një (1) personi, si edhe ka realizuar një sekuestrim.

Për 24 orë, Prokuroria ngrit 79 aktakuza

Periskopi.com Lajme

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 79 aktakuza kundër 92 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tre persona, si dhe janë bërë pesë  kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesë personave, të cilët dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton kumtesa.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 39 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka paraqitur pranë Gjykatës Themelore në Prizren, një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një person. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 10 aktakuza kundër 11 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një  persona të dyshuar për veprën penale “Aksident me fatalitet”. I dyshuari është ndaluar për 48 orë me aktvendim të prokurori të shtetit. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj një të pandehuri për veprën penale “Vjedhje e rëndë”, si dhe ka ngritur një  aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një  personi dhe ka ngritur pesë aktakuza, kundër nëntë ) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, është ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu, janë ngritur nëntë  aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur një  aktakuzë kundër një personi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person të dyshuar, ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një  personi, si dhe ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria e Shtetit vetëm dje ka ngritur 32 aktakuza

Periskopi.com Lajme

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 32 aktakuza kundër 44 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 25 persona të ndryshëm.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë gjashtë kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale, si dhe ka kryer dy bastisje në dy lokacione të ndryshme, ku si pasojë janë sekuestruar armë, sasi e substancave narkotike, të llojit marihuanë, 31 qese najloni të mbushur me pluhur ngjyrë të bardhë e dyshuar të jetë substancë narkotike e llojit kokainë me peshë prej rreth 21 gram, si dhe janë sekuestruar disa aparate të lojërave të fatit.

Lumezi: Kemi shënjestruar 52 raste të korrupsionit të profilit të lartë

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka thënë se 52 raste të korrupsionit janë shënjestruar që kanë të bëjnë me profilin e lartë.

Sipas kryeprokurorit Lumezi, këto raste nuk janë duke u zgjatur për shkak të neglizhencës së prokurorëve, por për shkak të gjykatave, pasi që sipas tij, ato lëvizin nga një instancë në instancën tjetër.

Ai thotë se kanë shënjestruar 52 raste, por që pranon se janë komplekse dhe duhet kohë për të siguruar provat e mjaftueshme.

“Ka pasur raste të mëdha që i kemi shënjestruar, ne u kemi shku edhe rasteve më të rënda të cilat kanë ndodhë në Kosovë, i kemi gjithsej 52 raste të shënjestruara, mirëpo ato lëndë janë lëndë komplekse dhe për të cilat duhet kohë e mjaftueshme nga ana e prokurorëve për të siguruar prova të mjaftueshme të cilat e vërtetojnë dyshimin e bazuar se personat konkret kanë kryer vepra penale me qëllim që të u ngritet aktakuza apo të pushohen hetimet, është e vërtetë që këto lëndë janë duke u stërzgjatur, por nuk janë duke u stërzgjatur për shkak të neglizhencës së prokurorëve”, ka thënë Lumezi në një intervistë për Ekonomia Online.

“Përkundrazi prokurorët janë shumë efikase në hetimin e këtyre rasteve dhe brenda parametrave të arsyeshme kohor edhe i ngrisim aktakuzat, po edhe ligji nuk na lejon që ta kalojmë afatin prej dy viteve sa lejohet për hetimin e rasteve të mëdha, kështu që brenda këtyre parametrave dhe brenda dispozitave ligjore edhe i ngrisim aktet akuzuese, mirëpo ato akte të cilat ne i dërgojmë në gjykatë, atje po stërzgjaten dhe po lëvizin nga një instancë në instancën tjetër, shpesh ndodhë që gjykata e shkallës së parë ti dënojë këta persona dhe mandej nëpërmjet të drejtës për ankesë, gjykata e shkallës së dytë të prishë vendimin ta kthejë prapë në shkallën e parë, kështu që lëvizja nga një shkallë në shkallën tjetër, e humbë edhe besimin e publikut në institucionet e drejtësisë por edhe len mundësi tjera që mbas një kohe edhe të shqiptohen edhe dënimet më të lehta ndaj kryerësve të këtyre kryerësve të veprave penal”.

Të gjitha akuzat i pari që udhëheqë me prokurorinë e shtetit, Aleksandër Lumezi, i quan tendenca për dobësimin e sistemit prokurorial të Kosovës, Lumezi në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se këto akuza janë të paargumentuara dhe bëhen nga grupe dhe individë të caktuar të cilët dëshirojnë që ta shohin Prokurorinë e Shtetit ashtu siç e kanë paramenduar vetë.

Sipas Lumezit, institucioni i Prokurorit të Shtetit është tërësisht i pavarur dhe asnjëherë nuk iu është nënshtruar ndikimeve politike, ai shprehet se akuzat ndaj këtij institucioni kanë ardhur si rezultat i hakmarrjeve ndaj akuzave që vetë prokuroria e shtetit i ka bërë për përfaqësues të ndryshëm të partive politike, e në drejtim të prokurorisë që është e ndikuar politikisht, mirëpo ne jemi tërësisht të pavarur në punën tonë që institucioni që ai e udhëheqë nuk i ka marrë parasysh këto aktakuza.

“Gjithmonë ka akuza dhe ju largohemi çfarëdo ndikimeve politike, ju e keni për që ne kemi persona të akuzuar të gjitha partive politike, shpesh herë kur i akuzojnë përfaqësuesit e një partie politike, partitë tjera na duartrokasin dhe na thonë që jemi duke bërë një punë të mirë, ndërsa kur i hetojë prapë ata që na kanë duartrokitur dhe na kanë thënë që jemi duke bërë një punë të mirë, prapë kritikohemi nga pala tjetër, kështu që ne jemi krejtësisht të pavarur në punën tonë dhe nuk ka kurrfarë ndikimi politik në sistemin prokurorial, ata të cilët e shkelin ligjin, duhet të ballafaqohen edhe me drejtësinë pavarësisht se çfarë roli dhe çfarë pozite kanë në shoqëri. Unë mendoj që këto nuk ndikojnë, ju e keni pa që ato kritika të cilat janë bërë në drejtim të prokurorit të shtetit, ne nuk i kemi marrë shumë parasysh, ne kemi vazhduar punën tonë ashtu siç na referohet nga ligji dhe nuk jemi marrë shumë me ato kritika por kemi vazhduar me punën tonë”.

Lumezi i tha Ekonomia Online se ai nuk është përballur me kërcënime direket, por nuk i mohon tendencat për ta penguar punën e tij si kryeprokuror.

“Unë kërcënime direket nuk kam pas, por ka pas prononcime të cilat kanë qenë jo korrekte dhe të cilat kanë qenë tendencioze me qëllim që të dobësojnë punën time, mirëpo unë ato nuk ia kam marrë parasysh dhe kam vazhduar punën time qysh e kam bë më herët edhe pas kritikave të cilat janë drejtuar në adresën time”.

Lumezi thotë se nëse ekzistojnë prova edhe për krerët e shtetit ata detyrohen të fillojnë hetimet ndaj atyre personave që kanë përgjegjësi penale.

“Nëse ka keqpërdorime nga krerët e shtetit, neve na obligon ligji dhe patjetër kishim filluar procedurën penale kundër atyre personave edhe nëse gjejmë prova të mjaftueshme atëherë patjetër që do kishim ngritur akte akuzuese, mirëpo nuk do të thotë që prokurorët e shtetit kanë kompetencë që të ngrisin akte akuzuese pa prova, nëse provat dhe hetimet tregojnë që ata persona kanë përgjegjësi penale, atëherë ne do të detyrohemi dhe patjetër që duhet ti fillojmë hetimet dhe t’i ngrisim aktet akuzuese, nëse kemi argumente dhe prova të mjaftueshme të cilat e vërtetojnë fajësinë dhe përgjegjësinë e tyre penale”.

​​Gjatë 24 orëve janë ngritur 27 akuza ndaj 34 të dyshuarve

Periskopi.com Lajme

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga prokuroritë themelore janë ngritur 27 aktakuza kundër 34 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokurori i Shtetit njofton se me urdhër të prokurorit të shtetit, kanë ndaluar  28 persona të ndryshëm, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka bërë pesë kërkesa të ndryshme për caktimin e masës së paraburgimit.

Ja çfarë bëri Prokuroria e Shtetit në 24-orëshin e fundit

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Shtetit përmes një raporti ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 8 persona në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre personave të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar dy persona, për 48 orë dhe ka paraqitur 1 një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar gjashtë persona, ku nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar një person, tek i cili janë gjetur narkotikë, ndërsa Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar pesë persona, për veprat penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe ‘’Dhunë në familje’’, transmeton Periskopi.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një personi, për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “ Dëmtimi apo asgjësimi i pasurisë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”. /Periskopi

Prokuroria Speciale reagon ndaj deklaratës së Milaim Zekës rreth aktakuzës ndaj tij

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit Milaim Zeka, duke pohuar se janë deklarime të pavërteta, dhe me tendencë ndërhyrjeje në sistemin e drejtësisë.

“Tendencat e tilla të deputetit Zeka, kanë filluar menjëherë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër tij, me ç‘rast i njëjti e kishte kërcënuar prokurorin Shefkiu, gjë për të cilën, Prokurori i Shtetit ka hapur rast”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Speciale:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se deklarimet  e sotme, të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, se kinse “…tre dëshmitarë e dëshmojnë që prokurori, Afrim Shefkiu, ju ka deklaru tre personave që akuzën ndaj deputetit Zeka e ka ngritur me urdhër të Presidentit Thaçi”, janë deklarime të pavërteta, dhe me tendencë ndërhyrjeje në sistemin e drejtësisë.

Tendencat e tilla të deputetit Zeka, kanë filluar menjëherë pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale, kundër tij, me ç‘rast i njëjti e kishte kërcënuar prokurorin Shefkiu, gjë për të cilën, Prokurori i Shtetit ka hapur rast.

Prokuroria Speciale sqaron se aktakuza ndaj deputetit, Milaim Zeka, është ngritur në bazë të provave materiale që vërtetojnë bindshëm veprimet inkriminuese të tij, në lidhje me veprat penale, që i vihen në barrë.

Prokurori i Shtetit është institucion i pavarur, i paanshëm dhe i ndërtuar mbi parime kushtetuese dhe ligjore dhe nuk ndikohet nga deklarimet e tilla, të paqëndrueshme dhe të pavërteta.

Prokuroria kërkon paraburgim për Ismet Osmanin, Rrahim Hashimin dhe të dyshuarit tjerë për fajde e detyrim

Periskopi.com Lajme

Të martën, pritet të mbahet seanca dëgjimore ku do të shqyrtohet kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj pesë personave, të cilët një ditë më parë ishin arrestuar si të dyshuar për fajde, detyrim dhe mashtrim.

Pronari i disa bastoreve dhe kazinove, Ismet Osmani, i njohur si “Curri” nga Mitrovica, biznesmeni Rrahim Hashimi dhe tre të tjerë ishin arrestuar të hënën nga Policia e Kosovës, me dyshimin se kanë kryer veprën penale të fajdesë, të detyrimit dhe të mashtrimit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur tashmë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për pesë të dyshuarit.

Sipas kërkesës për caktimin e paraburgimit, e ushtruar nga prokurori Armend Hamiti, të pandehurit Rrahim Hashimi dhe Ekrem Lika përmes të pandehurit  Sami Nia, në qershor 2012, ia kishin dhënë një borxh prej 350.000.00 (prej të cilave 100,000.00 euro transfer bankar dhe 250,000.00 euro në dorë), të dëmtuarit Faton Dalladaku t për të siguruar kthimin e borxhit.

Në të thuhet se ata kishin lidhur një kontratë mbi shitblerjen e paluajtshmërisë – shtëpisë, në lokacionin qyteza “Pejton-Prishtinë”, ku i pandehurit Sami Nika e kishte evidentuar në kadastër si pronë e tij, dhe duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Dalladaku , me rastin e dhënies së parave kishte kontraktuar një shumë jo-proporcioanle të pasurisë në këmbim të shërbimit.

Në kërkesën e  prokurorisë, thuhet se i pandehurit Sami Nika, nga i dëmtuari Dalladaku  kishte marrë kamatën në shumë 50.,000.00, kurse te pandehurit Hashimi dhe Ekrem Lika në emër të gjetjes së parave nga Sami Nika iecili kishim marrë nga i dëmtuari Dalladaku  nga 10.000 euro.

Nga fundi i vitit 2013, dhe fillimi i vitit 2014, të pandehurit Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, sipas prokurorisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Dalladaku, kishin shtuar presionn ndaj tij, ia kishin dhënë Sahit Paqarizit shumë  250,000.00 euro sepse toka prej 3 hektarësh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj e cila kishte vlerën 600,000.00 euro ishte e Paçarizit, i cili e kishte bërë bartjen e pronësisë së kësaj toke.

Gjithashtu thuhet se pastaj, për 600,000.00 euro (250,000.00 plus 350,000.00), e kishin ngarkuar të dëmtuarin Dalladaku  si borxh i ri, por e kishin mbajtur në posedim shtëpinë e tij sipas kontratës me të pandehurin Sami Nika, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Pasi në fillim të vitit 2014, i dëmtuari Dalladaku  kishte dështuar në kthimin e shumës prej 350,000.00 euro, i pandehurit Sami Nika në bashkëkryerje më të pandehurit Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, kishin përdorur kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin Dalladaku  të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij”, thuhet në kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.

Sipas kësaj kërkese, ata kishin shkuar në lagjen “Pejton”, në rrugën “Perandori Justinian”, ku ishte prona, e cila ishte objekt i shitblerjes mes Sami Nikës dhe të dëmtuarit Faton Dalladakut, kishin hyrë në shtëpi, me veprime kërcënuese dhe me tone të ashpra kishin komunikuar me dëshmitarët Muharrem Hajdaraj dhe Gazmend Qelaj, dhe kishin tentuar me forcë të merrnin çelësin e shtëpisë, të cilin dëshmitari Hajdaraj, fillimisht kishte refuzuar t’ua jap, por pas ashpërsisë së sjelljes së tyre, ishte detyruar t’ua jap.

Sipas prokurisë, pas disa muajsh, të tre të pandehurit Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, e kishin detyruar të dëmtuari Dalladaku t’ua jap një pronë në sipërfaqe tre hektarësh në lokacionin afër QMI, në vlerë rreth 900,000.00 euro, por për borxhin e arritur i ishte llogaritu vetëm 700,000.00 euro.

Me këtë rast, siç thuhet në kërkesë, Sami Nika nuk ia kishte kthyer shptëinë të dëmtuarit Dalladaku, por kishte vazhduar ta mbaj edhe më tutje në emër të tij, ashtu që në vitin 2017, sipas një marrëveshje, të njëjtën ia kishte shitur Adil Thaqit, në shumë prej 260,000.00 euro.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë kryer veprën penale “fajde”.

Tutje, thuhet se i pandehuri Mentor Maqani, në shtator të vitit 2015, ka kontraktuar një shumë dukshëm jopropocionale të pasurisë duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare në këmbim të shërbimit, duke hyrë në marrëveshje verbale me të dëmtuarin Faton Dalladaku, që të blejë pronën pesë hektarëshe afër QMI-së, në të cilën i dëmtuari kishte një leje ndërtimi për spital e që me kapital të tij, veçse kishte ndërtuar 1 plus 3 kate me investim rreth 1 milion euro duke i paguar 700.000.00 euro për këtë pronë në emër të blerjes së aksioneve për spitalin “Euromed”.

Në vijim thuhet se marrëveshja ishte ashtu që Mentori të blinte borxhin prej 450.000.00 euro nga të pandehurit Ilir Bojku, Ismet Osmani dhe Sami Nika, të paraqitur në dispozitivin II, duke e liruar nga ky borxh të dëmtuarin Faton, kurse mbetjen prej 250.000.00 euro t’ia paguante Fatonit dhe më 05 shtator 2015, i pandehuri Mentor Maqani ia kishte transferuar shumën prej 100.000.00 euro të dëmtuarit dhe ia kishte dhënë dy vetura në vlerë prej 150.000.00 euro.

Me këto veprime pretendohet se i pandehuri Maqani ka kryer veprën penale “fajde”.

Gjithashtu, thuhet se ky i pandehuri në muajin mars 2016, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete ka ndërprerë marrëveshjen verbale dhe ia kishte marrë dy vetura të dëmtuarit Faton dhe ia kishte llogaritur 80.000.00 euro shfrytëzim të veturave dhe punën e kompanisë “Albioni”.

Në kërkesë për caktim të paraburgimit thuhet se  duke përdorur kanosjen serioze kishte kërkuar mbetjen prej 582.000.00 euro prej të dëmtuarit Faton Dalladaku, ashtu që e detyron të njëjtin të kryej veprim në dëm të pasurisë së tij, të pranoj se ka obligim ndaj të pandehurit.

Sipas kërkesës, më pas i dëmtuari kishte rënë në kontakt me Adil Thaqin që të jetë ndërmjetësues te i pandehuri Mentor Maqani për shtyrje të afatit të borxhit, ashtu që fillimisht me Adil Thaqin arrihet marrëveshje verbale që borxhi i imponuar 582.000.00 euro të shtyhet deri në natën e fundit të  vitit 2017 dhe po ashtu me datë 30 maj 2017, thuhet se është bërë një marrëveshje lidhur me shtëpinë në “Pejton”, ku Adil Thaqi ia kishte paguar Sami Nikës 260000 euro, me kusht që nëse i dëmtuari nuk arrin të paguaj këtë borxh, atëherë i dëmtuari merret vesh me Sami Nikën dhe Adil Thaqin se shtëpia në “Pejton”, t’i shitet Adil Thaqit.

Me këto veprime, pretendohet se i pandehuri Maqani ka kryer veprën penale “detyrimi”.

Ndërkaq, në janar të vitit 2018, thuhet se i pandehuri Adil Thaqi, i cili ishte si ndërmjetësues me anë të paraqitjes së rreme të fakteve me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete e mashtron të dëmtuarin Faton Dalladaku se kinse ai është pronar i ligjshëm i shtëpisë në “Pejton”, edhe pse nga transaksionet financiare shihet se nuk kishte të holla 260.000.00 euro për pagesën e kryer  për Sami Nikën.

E me këtë veprim pretendohet se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

Në kërkesë për caktimin e paraburgimit thuhet se dyshimi i bazuar se të pandehurit Ismet Osmani, Ilir Bojku, Adil Thaqi, Mentor Maqani e Rrahim Hashimi kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen vërtetohet nga provat materiale, shkresat dhe CD me incizime, foto-dokumentacion, i cili është bashkangjitur kallëzimit penal.

Propozimin për caktim të paraburgimit, në kërkesë, prokurori Hamiti thotë se prokuroria e bën për shkak se nëse lejohen të mbrohen në liri, ka arsye për të besuar se të njëjtit do të asgjësojnë, fshehin provat e veprës penale, e po ashtu duke e ditur të kaluarën kriminale tregojnë se të pandehurit do të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarin e dëshmitarët.

Tutje, thuhet se ky propozim është bërë për shkak të veprave penale kundër pasurisë, mënyrës së kryerjes, e cila ka ndodhur në vazhdimësi dhe tentohet ende të kryhet, çka sipas tij tregon rrezikun se nëse lihen në liri të pandehurit mund të përsërisin veprat penale.

Andaj, prokuroria thuhet se ka vlerësuar se masë e vetme, e cila do të siguronte praninë e të pandehurit në procedurë është paraburgimi.

Aksioni në fjalë është zhvilluar të hënën, nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike e Policisë së Kosovës, përkatësisht drejtori Bashkim Spahiu. /Betimipërdrejtësi

 

 

69 aktakuza brenda ditës ngritë prokuroria e shtetit

Periskopi.com Lajme

Gjatë 24 orëshit të fundit Prokuroria e Shtetit, ka ngritur 69 aktakuza për vepra të ndryshme penale.

Përveç aktakuzave 15 persona janë ndaluar për 48 orë, për vepra të ndryshme penale, ndërsa ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 8 persona, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të ndryshme.

Prokurori i Shtetit, ka bërë dy kërkesa për bastisje në dy raste të ndara në rajonin e Prizrenit.

“Pas kërkesës së prokurorit kujdestar tek gjyqtari i procedurës paraprake për aprovim të urdhërit për bastisje, është kryer bastisje në fshatin Tërrnje – Komuna e Suharekës. Në këtë rast janë sekuestruar: Një (1) pushkë automatike AK-47 e kalibrit 7.62 mm, Një (1) karikator, Një (1) fishek i të njëjtit kalibër”, thuhet në njoftim.Ndërkaq në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë janë bërë 3 kërkesa për sekuestrim.“Më 16 maj 2019, afër stacionit të autobusëve në Prizren, ka ndodhur një konflikt në mes disa personave.

Si pasojë e këtij konflikti njëra palë ka rezultuar me “Lëndim të lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 i KPRK-së. Pas intervistimit nga ana e policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, si dhe, është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundëvajtëse”.

Prokuroria pushon hetimet ndaj arsimtarit: Fillon procedurë ndaj vajzës nga Drenasi për deklarata të rreme

Periskopi.com Lajme

Prokuroria e Shtetit ka lëshuar komunikatë për media ku ka informuar opinionin lidhur me rastin për dyshim të keqpërdorimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi, shkruan Periskopi.

Prokurori i çështjes ka dhënë detaje të rastit duke rrëfyer edhe për intervistimin e saj, ku ajo pas kallëzimit penal ndaj arsimtarit Sh.Xh. më pas i kishte tërhequr deklaratat.

Sipas Prokurorisë së Shtetit, nuk ka pasur rezultate konkrete pas ekzaminimit mjeko-ligjor si metodë për të vërtetuar keqpërdorimin seksual. E çuditshmja në këtë mes është se Prokuroria në asnjë rresht apo paragraf nuk e cilëson të rëndësishëm faktin se e dëmtuara A.G. ishte e mitur gjatë kohës sa kishte kryer marrëdhënie seksuale me mësimdhënësin e saj më të moshuar. Personat mbi 19 vjeçar që kryejnë marrëdhënie seksuale me të mitur, qoftë edhe me miratimin e tyre, bartin pasoja legale.

Madje, Prokuroria duke marrë për bazë dy deklaratat kontradiktore dhe ekzaminimin mjekoligjor të përmendur përveç e ka shfajësuar në tërësi Sh.Xh., po ashtu ka iniciuar procedurë hetimore ndaj të dëmtuarës për lajmërim apo kallëzim të rremë. /Periskopi

Kjo është komunikata e plotë:

Prishtinë, 12 shkurt 2019 – Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin se lidhur me rastin për dyshim të keqpërdorimit seksual ndaj të miturës nga Drenasi, A. G., ka pranuar kallëzim penal më 21.09.2017, kurse, prokurori i çështjes ka marrë aktvendim per fillimin e hetimeve më 10.01.2018.

Prokurori i çështjes, me rastin e intervistimit të dëmtuarës së mitur, A. G., më 11.01.2018, fillimisht e ka njoftuar të njëjtën me të drejtat e saj, konform nenit 62, 63, 217 dhe 218 të KPKP-së, në praninë e përfaqësuesit ligjor (babait), mbrojtësit të viktimave, avokatit sipas detyrës zyrtare, si dhe, avokatit me autorizimin e të dyshuarit.

Gjatë intervistimit të së miturës, është vërejtur se e njëjta e ka mohuar në tërësi deklaratën e dhënë në Policinë e Kosovës, më 14.09.2017, me të cilën deklaron se, gjatë gjithë kohës ka pasur keqpërdorim seksual nga i dyshuari, Sh. Xh. Përkundër insistimit të vazhdueshëm të prokurorit që e dëmtuara ta thot të vërtetën, dhe nëse e bën të kundërtën, prokurori do të ushtroj kallëzim penal ndaj saj, për deklarim të rrejshëm, ajo me çdo kusht i ka refuzuar të gjitha deklarimet e mëparshme, me arsyetimin se deklarata e parë e dhënë në Policinë e Kosovës, ka qenë në tërësi e trilluar.

Me qëllim të grumbullimit të provave gjatë fazës së zhvillimit të hetimeve, prokurori i rastit, në bazë të kërkesën së tij, ka pranuar nga Departamenti për Mjekësi Ligjore, Ekzaminimin Gjinekologjik-Fizik për të dëmtuarën, të dt. 15.09.2017. Po ashtu, prokurori i çështjes, ka intervistuar edhe të dyshuarin, Sh.XH., më 11.01.2018, i cili në tërësi i ka mohuar pretendimet e deklaruara nga e dëmtuara, në deklaratën e parë të dhënë në Policinë e Kosovës.

Bazuar në rezultatet e të gjitha këtyre veprimeve hetimore, prokurori i rastit merr aktvendim për pushimin e hetimeve, të evidentuar me PP/II nr. 5763/17, të dt. 19.01.2018, me arsyetimin se, për rastin në fjalë, meqenëse ka pasur dy (2) deklarata kontradiktore, dhe ekzaminimin mjeko-ligjor, i cili nuk ka rezultuar me ndonjë rezultat konkret, vjen në përfundim se në veprimet e të dyshuarit, Sh. Xh., nuk qëndrojnë elementet inkriminuese për veprën penale, Keqpërdorim seksual, nga neni 235 të KPRK-së.

Meqenëse prokurori i rastit ka pasur dy (2) deklarata kontradiktore nga e dëmtuara, prokurori i çështjes përpilon shënim zyrtar, më 19.01.2018, me të cilën kërkon që të inicohet procedurë hetimore ndaj të dëmtuarës, në drejtim të veprës penale, Lajmërimi apo kallëzimi i rremë, nga neni 390 par. 2 lidhur me par. 1, të KPRK-së, dhe kërkon që ky shënim zyrtar të konsiderohet kallëzim penal.

Kurse, për rastin e dytë që është duke u zhvilluar procedurë penale në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, në të cilën çështje penale është e dëmtuar e njëjta, prokuroria do ta mbajë të informuara opinionin për ecurinë e rrjedhës së procedurës.

146 kandidatë testohen për prokurorë të Shtetit

Periskopi.com Lajme

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike është mbajtur testi kualifikues për herë të tretë për kandidatët për prokurorë në kuadër të procesit të rekrutimit të 10 prokurorëve në prokuroritë themelore, me ç’rast morën pjesë 146 kandidatë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Testi Kualifikues është një prej pjesëve të testimit, i cili ka në përbërje edhe testin me shkrim dhe intervistat, të cilat Këshilli Prokurorial i Kosovës i organizon sipas standardeve më të larta, të cilat zbatohen me rastin e rekrutimit të prokurorëve në modele të ngjashme të rekrutimit”, thuhet në komunikatë.

Testin Kualifikues e ka mbikëqyrur kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Isufaj, i cili ka thënë para kandidatëve se dita e sotme është një ditë e veçantë për Këshillin Prokurorial, por edhe për vetë karrierën e kandidatëve për prokurorë, të cilëve iu uroi suksese në fazat e këtij procesi testues, gjithashtu, në kuadër të monitorimit morën pjesë edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe BIRN-it.

Aplikimi i kandidatëve për prokurorë është realizuar përmes sistemit online të menaxhimit të dosjeve, me ç’rast iu është mundësuar të gjithëve që të aplikojnë, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentet e kërkuara në formatet e nevojshme digjitale.

Aleksandër Lumezi i tregon ambasadorit zviceran se sa vështirë e ka Prokuroria e Shtetit

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune ambasadorin e Zvicrës në Prishtinë, Jean Hubert Lebet.

Gjatë këtij takimi, Kryeprokurori Lumezi ka njoftuar Ambasadorin Lebet për funksionimin dhe efikasitetin e sistemit prokurorial të Kosovës e posaçërisht atë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Lumezi ka thënë se sfidë kryesore e institucionit të Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimeve të luftës, krimit të organizuar, terrorizmit, bartja e lëndëve nga EULEX-i tek prokurorët vendorë që kanë të bëjnë me rastet e krimeve të luftës, si dhe, ka theksuar se pavarësisht vështirësive institucionet e drejtësisë duhet t’i tejkalojnë të gjitha këto, që të arrijnë rezultate më të mira në hetimin dhe ndëshkimin e krimit.

Në këtë takim u bisedua edhe për bashkëpunimin juridik ndërkombëtar, ku të dy bashkëbiseduesit e vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm, ndërsa theksuan nevojën e rritjes së bashkëpunimit të Prokurorisë së Shtetit me atë të Zvicrës në mbledhjen e informatave lidhur me veprat penale që mund t’i prekin këto dy vende.

Ndërkaq, ambasadori Lebet, ka vlerësuar punën që është duke e bërë Prokurori i Shtetit,  si dhe i ka ofruar mbështetjen e tij dhe të shtetit zviceran, për ta ndihmuar edhe me tutje sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Zvicra mund të kontribuojë,  me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.

Në fund të takimit Kryeprokurori Lumezi ka falënderuar Ambasadorin Lebet dhe shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme që është duke e dhënë për gjithë sistemin prokurorial të Kosovës.

Mbyllen hetimet për vdekjen e dy nxënësve në Prizren, këto janë konstatimet e Prokurorisë

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar se janë mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të të dyja nxënëseve D.K. dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren. Organi i akuzës, të hënën, përmes një komunikate ka bërë të ditur se bazuar në informatat e siguruara ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë.

Sipas Prokurorisë, hetimet janë mbyllur në fund të javës së kaluar.

“Departamenti i Krimeve të Rënda pranë Prokurorisë Themelore në Prizren, me datë 12 tetor 2018, ka mbyllur hetimet për vdekjet e dyshimta të dy nxënëseve D.K dhe A.D., të shkollës së mesme të mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shtetit. Më tej, sqarohet se prokurori i ngarkuar me rastin, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Sektorin Rajonal të Hetimeve, ka zhvilluar veprime hetimore intensive. Nga të gjitha këto informacione të siguruara Prokuroria Themelore në Prizren ka ardhur në përfundimin se vdekja e dy nxënëseve nuk është shkaktuar nga veprimet inkriminuese të personave të tjerë, shkruan në komunikatë.

Dy nxënëset e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, D.K. dhe A.D., kanë qenë shoqe të klasës. Në javën e tretë, përkatësisht të katërt të muajit maj kanë humbur jetën duke rënë nga ndërtesat e larta në lagjen afër shkollës së sipërpërmendur. Autoritetet hetimore i kishin cilësuar këto raste si vdekje të dyshimta./Koha/

 

Prokuroria sqaron natën kur u vra Muhamet Osmani pas përleshjeve të shumta

Periskopi.com Lajme

Viti 2018-të kishte nisur  me vrasje në rrethin e Prishtinës, në festimet për vitin e ri Muhamet Osmani ishte qëlluar me pistoletë në njërin prej restoranteve ku mbahej muzikë për festën e vitit të ri.

Afër dhjetë muaj pas ngjarjes Prokuroria e Shtetit pretendon të ketë zgjidhur dilemën e vrasjes së Muhametit. Në aktakuzën e saj prokuroria e quan vrasje aksidentale ngjarjen përderisa për të njëjtën bënë përgjegjës Ylber Zekollin.

Aktakuza përshkruan se Ylber Zekolli kishte nisur një përleshje me Sadat Latifin ndërsa gjatë kohës kur po e qëllonte këtë të fundit me kondakun e revoles arma kishte shkrepur aksidentalisht.

Plumbi sipas prokurorisë kishte goditur Muhametin në gjoks.

Aktakuza përfshinë edhe dy miq të dorasit, të akuzuarit Ardian Krasniqi e Shaban Rexhepi së bashku me të akuzuarin tjetër Ylber Zekolli pasi që e dërgojnë të ndjerin Muhamet Osmani në QKUK i kanë ndihmuar Ylber Zekollit të shmanget nga arrestimi.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari Shaban Rexhepi ia ka dhënë veturën e tij të akuzuarit Ardian Krasniqi që ta largojë të akuzuarin tjetër Ylber Zekollin, me qëllim që t’i shmangej organeve të drejtësisë.

Pjesë e aktakuzës është edhe Sadat Latifi, të cilit në i cili sipas prokurorisë ishte përleshur me Ylber Zekolli e po ashtu me dashje e kishte goditur me grushte në fytyrë tanimë të ndjerin Muhamet Osmanin.

Dilemat se çka kishte ndodhur atë natë pritet të definohen në gjykatë. Procesi gjyqësorë i paraparë për të martën pasi që njëri nga mbrojtësit e të akuzuarve deklaroi se nuk është pajisur me të gjitha shkresat e lëndës.

“Ne si mbrojtje nuk jemi pajisur me të gjitha shkresat e lëndës, konkretisht me të gjitha provat e propozuara në aktakuzë nga ana e Prokurorisë. Pasi që të pajisemi me të gjitha shkresat e lëndës, juridikisht neve do të na jepet mundësia që t’i analizojmë në mënyrë që i mbrojturi im të vazhdojë me deklarim rreth fajësisë”, tha mbrojtësi i të akuzuarit Sadat Latifi, avokati Veton Rrecaj.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Ylber Zekolli, avokati Naser Sopjani pati vërejtje në lidhje me cilësimin e veprës penale ndaj të mbrojturit të tij.

“Në raport me të mbrojturin tim ne kemi dilemë a me e pranu fajësinë. Ndoshta kishim shku në pranim të fajësisë nëse është cilësimi juridik në raport me veprën penale. Përshkrimi faktik nuk përkon me cilësimin e veprës. Unë mendoj se ky përshkrim faktik është për një vepër krejt tjetër”, deklaroi avokati Sopjani.

Ai u shpreh se në rast se Prokuroria do të bënte ricilësimin e veprës penale atëherë i mbrojturi i tij do të deklarohej menjëherë në lidhje me fajësinë.

“Nëse do ta bënte tani Prokuroria një ricilësim në pajtim me faktet e çështjes, me prova dhe materiale që i posedon vetë Prokuroria e që nuk është asnjë pengesë ligjore sepse do t’i kontribuonte vetëm drejtësisë, ne do të deklaroheshim sot, mbi pranimin e fajësisë”, shtoi avokati.

Sopjani i kërkoi kryetares së trupit gjykues, gjyqtares Anita Krasniqi-Prenaj që për shkak të periudhës së gjatë kohore ndaj të mbrojturit të tij të ndërpritet masa e paraburgimit apo që e njëjta të zëvendësohet me masën e arrestit shtëpiak por një kërkesë e tillë u refuzua nga kryetarja e trupit gjykues.

Pasi që avokati Rrecaj deklaroi se nuk ishte i pajisur me të gjitha shkresat e lëndës me kërkesën e tij shqyrtimi fillestar u shty për datën 24 tetor.

Dalin 21 lista me emrat e veteranëve të rrejshëm në Zonën e Nerodimës

Periskopi.com Lajme

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë listën e plotë me 20 mijë emrat që po cilësohen si veteranë mashtrues. Pas publikimit të emrave të veteranëve të Zonës Operative të Drenicës dhe asaj të Pashtrikut, të cilët nga prokuroria po pretendohet se kanë përfituar pension kundërligjshëm, sot janë publikuar emrat e Zonës Operative të Nerodimës.

Në Zonën Operative të Nerodimës, ka 823 anëtarë veteranë të cilët prokuroria i kategorizon të rrejshëm.

Sipas prokurorisë  rreth 20 mijë veteranë të rrejshëm buxhetit të Republikës së Kosovës, i kanë shkaktuar dëme në shumë prej 68.153.533.14 euro.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të veteranëve të luftës së UÇK-së.

Aktakuza është ngritur ndaj: Agim Çekut, Nuredin Lushtakut, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Emrat e Zonës Operative të Nerodimës: