Prokuroria konfirmon vdekjen e të miturës që u godit nga treni në Klinë

Periskopi.com Lajme

Një e mitur ka humbur jetën pasi që është goditur nga treni në Klinë.

Vdekjen e saj e ka konfirmuar për Periskopin zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurorja kujdestare e Departamentit të Përgjithshëm, ka dalë në vend të ngjarjes së bashku me njësitet relevante policore. Si pasojë e goditjes nga treni një person i mitur ka humbur jetën”, ka thënë Nikçi.

Ndërkohë ekipet emergjente, si dhe Policia e Kosovës gjenden në vendin e ngjarjes./Periskopi/