Radikalizohen serbët në Mal të Zi, sulmojnë policinë

Periskopi.com Lajme

Janë radikalizuar serbët në Nikshiq, duke protestuar kundër miratimit të një ligjit për Liritë Fetare. Sipas “Novosti”, situata në Nikshiq është e tensionuar, si në qytetet e tjera të Malit të Zi.

Në rrethrrotullimin drejt aeroportit, dhjetë të rinj serbë sulmuan me fishekzjarre policinë. Policia hodhën gaz lotsjellës ndaj protestuesve dhe ikën.

Menjëherë pas incidentit, policia mori përforcime dhe filloi një kundërsulm. Trafiku u ndal.

Irani pezullon internetin para protestave të reja

Periskopi.com Lajme

Autoritetet iraniane kanë pezulluar hyrjen në internet në disa provinca, njoftoi sot një agjenci iraniane e lajmeve, një ditë para se të dërgohej një thirrje për protesta të reja në mediat sociale.

Disa të afërm të njerëzve të vrarë gjatë protestave muajin e kaluar për rritjen e çmimit të gazit dhe njerëzit që postojnë në mediat sociale kanë bërë thirrje për protesta të reja dhe një shërbim përkujtimor për të vdekurit të enjten, raporton Reuters.

Agjencia e gjysmë zyrtare e lajmeve ILNA citoi një burim të paemëruar pranë Ministrisë së Komunikacionit dhe Teknologjisë së Informacionit duke thënë se ndalja e internetit ishte urdhëruar nga autoritetet e sigurisë në provincat e Alborz, Kurdestan dhe Zanjan në Iranin qendror dhe perëndimor dhe Fars në jug të vendit.

Po sipas këtij burimi, provincat e tjera mund të preken nga përjashtimi i lidhjes ndërkombëtare të lëvizshme, njoftoi ILNA.

Në nëntor, Irani ndërpreu hyrjen në internet për rreth një javë për të shuar protestat, transmeton KosovaPress.

Bllokimi i internetit e ka bërë të vështirë për protestuesit të ngarkojnë video në rrjetet sociale për të siguruar mbështetje dhe për të marrë raporte të besueshme për masën e trazirave.

 

​Sërish protestohet kundër degradimit të lumit Lepenc

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje fshatin Biti e Poshtme të Shtërpcës, rreth 15 qytetarë të nacionalitetit shqiptar dhe serb kanë protestuar kundër degradimit të lumit Lepenc.

Rreth orës 10:40 protesta ka përfunduar dhe nuk ka pasur asnjë incident.

Edhe sot protesta në Tiranë kundër Vuçiqit: Tradhti e madhe për Kosovën

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra persona janë duke protestuar në Tiranë kundër nismës për mini-shengenin, që po mbahet në kryeqytetin shqiptar.

Aktivistët e “Dielli lind në perëndim” theksuan se ky takim s’ka rëndësi pasi aty janë tërhequr tri shtete; Kosova, Mali i Zi si dhe Bosnja e Hercegovina.

“Këtu kanë mbet tri marioneta. Nuk kemi punë fare me Policinë, sepse ata janë vëllezërit tanë. Ne kundërshtojmë min0shenbgenin ballkanik. Po bëhet tradhti e madhe pa qenë Kosova.  Unë e sfidoj kryeministrin. Ne duam të integrohemi në Bashkimin Evropian e jo të kemi mini-shengen”, janë shprehur ata.

Ndonëse kanë paralajmëruar se do të vijojnë me protesta, ata s’do të radikalizojnë apo djegin flamuj të ndonjë shteti.

 

Protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra persona janë duke protestuar kundër vizitës së  Alesandar Vuçiqit në Tiranë i cili pritet të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor.

”Ai është kriminel, ka vrarë shqiptarë”, dëgjohen thirrjet e disa nga protestuesve, njofton Klan Kosova.

Vizita e Vuçiqit në Tiranë për ‘Mini-shengenin’ pritet me protesta të Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të pritet me protesta në Tiranë kur do të shkojë sot në takimin e Mini-Shengenit.

Lëvizja Vetëvendosje me qendër në Shqipëri ka thirrur protestën përballë hotelit “Rogner” ku do të qëndrojë Vuçiqi duke thënë se ai është ‘non grata’ në Shqipëri dhe se këtë vizitë po e shfrytëzon “për të përmirësuar imazhin e tij si kriminel lufte”, njofton Klan Kosova.

Para hotelit dje është vendosur një pankartë që thotë: “Këtu një kriminel lufte po vjen të pozojë si bamirës”.

Kryetari i Vetëvendosjes në Tiranë, Enis Sulstarova, për ardhjen e Vuçiqit dje ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe Mini-Shengenin e ka quajtur një nismë të dështuar qysh në nisje.

“Nesër fillon takimi i Mini-Shengenit, një nismë që varfëron shqiptarët. Këtu do të vjen presidenti Alekesandar Vuçiq që është kriminel lufte për mendimin tonë. Ai do të fillojë me disa aktivitete bamirësie dhe kjo bamirësi është një shpëlarje që i bëhet figurës së tij si kriminel lufte, sepse Vuçiqi ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit më 1999, kur janë bërë krime të llahtarshme ndaj shqiptarëve”

“Serbia as nuk ka kërkuar falje për krimet që janë bërë për mbi 20 mijë gra të përdhunuara, mbi 10 mijë të vrar, nga ata 1000 fëmijë dhe 20 miliardë euro dëme që i ka bërë Kosovës. Këto borxhe në vend që Serbia t’ia kthejë Kosovës, nesër dhe pasnesër Vuçiqi do të udhëtojë nëpër Shqipëri duke u hequr si bamirës, duke u gjendur në këtë periudhë fatkeqësie për kombin shqiptar, duke shfrytëzuar këtë situatë të jashtëzakonshme ai, duke marrë rolin e një bamirësi dhe këtë gjë ia lejon kryeministri ynë Edi Rama”.

Sulstarova tha se ky është një mini-Minishengen, sepse nga 6 vende vetëm 3 marrin pjesë dhe se kjo po bëhet thjesht për t’i lënë mundësi Serbisë “për t’u shfaqur si aktor paqeje në Ballkan, kur Serbia është një aktor konfliktnxitës në Ballkan”.

“Për këtë arsye nesër në 17:30, në lulishten ‘Qemal Stafa’ që është përballë këtij hoteli do të thërrasim një aksion paqësor protestues për të thënë si qytetarë që Vuçiqi është ‘non grata’ në Shqipëri”.

Fermerët holandez bllokojnë rrugët (Foto)

Periskopi.com Lajme

Qindra fermerë protestuan sot kundër rregullores për mjedisin të qeverisë holandeze, duke bllokuar me traktorë rrugët në kufirin me Gjermaninë.

Agjencia holandeze e lajmeve ANP, raportoi se demonstratat bllokuan pikën kufitare midis qytetit Coevorden, në provincën Drenth dhe Saksoninë e Poshtme.

Demonstrata më e madhe në Holandë tërhoqi qindra fermerë në qytetin Hilversum, afër Amsterdamit.

ANP raportoi se protestës iu bashkuan rreth 100 fermerë nga Gjermania.

Arsyeja e protestës është se fermerët ndikohen padrejtësisht nga përpjekjet e qeverisë për të reduktuar emetimet e azotit.

Molliqaj: Do të bashkëpunojmë me opozitën e ardhshme, nuk i përjashtojmë protestat

Periskopi.com Lajme

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD’së ka thënë se do të kenë bashkëpunim të ngushtë me opozitën e ardhshme, duke mos përjashtuar as PDK’në, transmeton Periskopi.

Molliqaj ka theksuar se do të ngrisin zërin ndaj qeverisjes jo të duhur të Qeverisë Kurti dhe s’e nuk do i përjashtojnë protestat e aksionet e tjera, edhe pse nuk do të jenë pjesë  e Kuvendit si parti.

‘’Nuk  i përjashtojmë protestat, aksionet e tjera. Sepse do të ketë ngulfatje në qeverisje. Ata thane (LDK e VV) që na do t’i cojmë përfaqësuesit tanë aty. Do ta ballafaqojnë Kosovën me këtë sfidë. Koha është ajo që do të na japë të drejetë ose jo neve. Ata që po e bëjmë është kritikë ndaj këtij pushteti’’, ka thënë ai në Rubikon.

Tutje Molliqaj ka thënë se do të mirëpresin ndonjë marrëveshje të pranueshme për Kosovën rreth dialogut me Serbinë./PERISKOPI/

 

 

Protestat në Indi: Protestuesit thonë se policia po përdorë të shtëna ndaj tyre

Periskopi.com Lajme

Policia indiane ka mohuar të shtënat në njerëz gjatë protestave në Delhi të Indisë për shkak të një ligji për shtetësi.

Të paktën tre persona thanë se ishin qëlluar, por policia tha se plagët e tyre ishin shkaktuar nga kutitë e thyer të gazit lotsjellës.

BBC ka parë raportin spitalor të një personi që mendoi se ishte qëlluar. Raporti thoshte se mjekët larguan nga kofshën e tij një “objekt të huaj”.
Ligji i ri ofron shtetësi për jo-muslimanët nga tre vendet e afërta.

Shumë nga të plagosurit ishin duke marrë pjesë në protesta në universitete në Delhi.

Dhjetë persona, shumë prej të cilëve kanë “prejardhje kriminale”, janë arrestuar, tha të martën policia në Delhi. Mes kritikave për përdorimin e “forcës së tepërt” brenda ambienteve të kampusit, ata shtuan se asnjë student nuk u arrestua.

Policia thotë se vendasit që jetonin pranë kampusit ishin bashkuar në protesta dhe sulmuan oficerët.

Ndërkohë, Gjykata Supreme do të pranojë të martën një peticion kundër veprimit të policisë brenda Universitetit Jamia Millia Islamia të Delhit, ku ata dyshohet se sulmuan studentë brenda ambienteve të kampusit si biblioteka dhe tualetet.

Kurti: S’ma ninë për greva e protesta

Periskopi.com Lajme

Albin Kurti nga Vetëvendosje, i pyetur sonte nga Jeta Xharra se si do të veprojë me revoltën e punëtorëve të sektorit publik pas pezullimit të vendimit të Kushtetueses për pagat, ka thënë se  nuk i bën për greva e protesta të tyre, transmeton Periskopi.

‘’S’ma ninë për greva dhe protesta.  Deri në fund të marsit do të bëhen  të kënaqurit të pakënaqur dhe anasjelltas. Por unë do të bisedoj me ta, megjithatë nuk dal kundër Kushtetueses dhe Avokatit të Popullit. Më vjen keq për ata njerëz në sektorin publik që kanë bërë planifikime me pagën e shtuar. Por ky është realiteti dhe deri më 31 mars nuk na mbetet rrugë tjetër pos të përgatitemi se si do të ndodh pas asaj date’’,ka thënë Kurti.

Kujtojmë që punëtorë të sektoreve të ndryshme në Kosovë kanë paralajmëruar greva dhe protesta pas atij vendimi./PERISKOPI/

 

 

 

 

Kundërshtojnë Ligjin për Pagat, doktorët të premten në grevë

Periskopi.com Lajme

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një e-maili dërguar mediave, njofton opinioin e gjerë se me datë 11.12.2019  në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues diskutoi në lidhje me situatën e krijuar pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve me Sindikatën e  Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës.

“Morën vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore  të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor,dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri.

 

Shuhet çuditshëm protesta kundër rritjes së çmimit për regjistrim veturash: Vendimi mbetet në fuqi

Periskopi.com Lajme

Më 15 nëntor të këtij viti, Banka Qendrore e Kosovës (BQK) përmes një vendimi ka rritur tarifat për sigurimin e detyrueshëm për automjetet për pasagjerë për mbi 26 për qind, shkruan Periskopi.

Tash e një javë, Periskopi ka dërguar pyetje në adresë të Bankës Qendrore të Kosovës, por deri më tani nuk kanë kthyer përgjigje se a mund të anulohet një vendim i tillë.

Ky vendim kishte ngritur pakënaqësitë e qytetarëve, si dhe grupeve të ndryshme si “Maraklit’kerreve” që kundërshtuan rritjen e çmimeve për sigurimin e automjeteve.

Përfaqësuesit e këtij grupi në ditën e protestës kishin dorëzuar disa kërkesa në BQK duke i dhënë afat kësaj të fundit pesë ditë për pezullimin e vendimit. Por edhe pse janë bërë më shumë se dy javë në këtë punë nuk ka lëvizur asgjë. Vendimi i BQK’së vazhdon të jetë në fuqi.

Agan Hajdarhoxha organizator i protestës për Periskopin ka thënë se për këtë çështje ata kanë angazhuar një avokat për të analizuar situatën.

“Nuk ka diçka risi e kemi angazhu edhe një avokat që është duke e analizuar në detaje situatën, në qoftë se me mbështetjen që patëm ditën e protestës nuk mund ta largojmë 26% do të tentojmë që së bashku me avokatin do të gjejmë forma që do ta zvogëlojmë sadopak rritjen përmes bonus-malusit,(Mirë-Keq) ose çdo formë e cila do ta lehtësojë xhepin e qytetarit”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse nuk funksionon kjo mënyrë atëherë ata do të dalin përsëri në protesta.

“Në qoftë se nuk gjejmë dialog as në këtë çështje normal që protestojmë”, shtoi ai.

Vendimin për rritjen e tarifave për sigurimin e automjeteve e ka kundërshtuar edhe ish ministri i Financave Avdullah Hoti. Duke dhënë një sërë arsyesh, Hoti ka potencuar se ngritja e këtij çmimi uniformë, pamundëso konkurrueshmërinë në treg.

“Është e qartë se Guvernatorët e Bankës Qendrore në vazhdimësi kanë dështuar të sigurojnë një treg konkurrent, i cili do të mundësonte rritjen dhe diversifikimin e shërbimeve siguruese për biznese dhe qytetarë. Është tepër e nevojshme një strategji e Bankës Qendrore për zhvillimin e këtij tregu, e koordinuar me kompanitë që funksionojnë në këtë treg. Jam i sigurt se do të ketë debat të gjerë në Kuvendin e Kosovës kur të diskutohet raporti vjetor i Bankës Qendrore, i cili vështirë se do të marrë mbështetjen e deputetëve”, kishte shkruar ndër të tjera Hoti.

Kujtojmë, që çmimet e sigurimit të automjeteve u rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta. Për automjetet prej 0 deri në 750 centimetër kubik, për të cilat është paguar 59 euro, tani paguhet 74,71 euro. Ndërkaq, për automjetet që janë mbi 2701 centimetër kubik, për të cilat është paguar 247.80, tani paguhet sigurim prej 313,78 eurosh./Periskopi/

Zjarrfikësit kërcënojnë me protesta

Periskopi.com Lajme

Shërbimi i Zjarrfikësve në një konferencë për media bëjnë të ditur se gjenden në një situatë të rëndë , ku iu mungojnë pajisjet për punë, siguria, pagat e ulëta dhe statusi i padefinuar.

Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës kanë kërkuar nga Qeveria në dorëheqje dhe kryetarët e komunave që ta fuqizojnë këtë kategori dhe t’i realizojnë  premtimet e dhëna.

Zjarrfikësit paralajmërojnë protestë dhe greva nëse nuk realizohen kërkesat e tyre.

Sindikalistët  këtij shërbimi kanë thënë se janë të shtrënguar që të reagojnë ose të marrin masa në shenjë revolte dhe pakënaqësie lidhur me gjendjen alarmante që ka kapluar këtë shërbim dhe mos gatishmërinë e institucioneve për të zgjidhur problemet të cilat në vazhdimësi e përcjellin këtë Shërbim Emergjent.

Zjarrfikësit, në vitin   2019 i përcolli me shumë probleme dhe gjithashtu viti që vjen do të jetë edhe më i vështirë për shkak së institucionet e shtetit nuk kanë planifikuar buxhet për zjarrfikësit , as nga niveli lokal e as ai  qendror.

Kryetari i Sindikatës Muharrem  Beka tha se përveç  pagës bazë kërkesat tjera nuk janë zbatuar dhe janë të diskriminuar.

Ai tha se shërbimi i zjarrfikësve ka mbetur pa përkujdesje institucionale.

“Jemi në fund të vitit, komunat nuk kanë siguruar  buxhet për zjarrfikësit dhe nuk ka investime qe shumë vjet për këtë shërbim.

Zjarrfikësve duhet t’i kthehet dinjiteti, ndërsa sot punojmë në kushte mjaft të vështira edhe me pajisje të vjetëruara. Unë apeloj edhe te Qeveria në dorëheqje dhe te kryetarët e komunave që të gjejnë një zgjidhje nga 1 janari për shërbimin e zjarrfikësve. Kështu që pakënaqësitë janë të mëdha, ligji i pagave duhet të zbatohet, sepse nëse nuk zbatohet ne do të mbesim me paga minimale në vend. Asnjë ligj për zjarrfikësit nuk zbatohet. Kjo situatë duhet t’i shqetësoj të gjithë, marr parasysh edhe fatkeqësitë natyre, si p.sh, tërmeti sic ndodhi në Shqipëri”, deklaroi Beka.

Në mbështetje të zjarrfikësve ka dal edhe kryetari i BSPK-së, i cili tha se ata janë heronj të gjallë që shpëtojnë  jetë, por për fat të keq premtimet që janë bërë nga Qeveria në dorëheqje, nuk i ka përmbush asnjë prej tyre, përveç që kanë mbetur premtime politike në letër. Andaj, si BSPK ai tha se qëndrojnë pas kërkesave të kësaj kategorie e cila është mjaft e rrezikuar në vendin e punës.

Protesta të ashpra anti-Vuçiq, tentohet hyrja brenda parlamentit në Serbi

Periskopi.com Lajme

Në një vjetorin e protestave “1 nga 5 milionët” kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, protestuesit kanë tentuar të futen brenda parlamentit.

Kjo lëvizja e protestave filloi vitin e kaluar pas sulmit mbi politikanin e opozitës, Borko Stefanovic, në qytetin e Krushevacit vitin e shkuar. Ato eskaluan pasi Vucic tha se ai nuk do pranonte kërkesat e protestuesve edhe nëse do dilnin 5 milionë njerëz nëpër rrugë.

Protestuesit tentuan që të futen brenda parlamentit, dhe u dëgjuan thirrjet “Hajdutë”.

Sipas organizatorëve, protesta shkoi mirë dhe iu bë me dije politikanëve se kështu më nuk shkon.

“Nuk kishte dhunë. Ishte vendosmëria jonë që të i kthejmë institucionet e Serbisë, popullit”, tha Bosko Obradovic, lideri i Lëvizjes Dveri.

Shtrenjtimi i regjistrimit të veturave: Protestuesi tregon pse nuk u takuan me BQK-në

Periskopi.com Lajme

Rritja e çmimit të sigurimeve nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ngriti qytetarët në protestë, duke i dhënë kohë këtij institucioni të ndryshojë këtë vendim, shkruan Periskopi.

Banka Qendrore e Kosovës kishte kohë deri të premten e javës së kaluar të reflektojë në lidhje me vendimin e saj rreth rritjes së tarifës për sigurimin e automjeteve, në të kundërtën protestat nuk do të ndalen deri në ndryshimin e atij vendimi.

Mirëpo për këtë çështje për Periskopin ka folur organizatori dhe anëtari i grupit “Maraklit’Kerreve” Agan Hajdarhoxha, i cili ka thënë se kanë qenë të ftuar nga BQK-ja për takimin e radhës, por se nuk kanë mundur që të marrin pjesë për shkak të tërmetit që ndodhin në Shqipëri.

“Për shkak te aktiviteteve humanitare që i kemi pas në grup për Shqipërinë nuk kemi mundur që të merremi me çështjen e rritjes së sigurimit te veturave. Po BQK na ka ftuar përsëri në takim por nuk kemi mundur që të shkojmë shkak i aktiviteteve për Shqipëri”, ka thënë ai për Periskopin.

Tutje ai thotë se presin që gjatë kësaj jave të realizojnë takimin e planifikuar. Ndërsa, ka ripërseritur se nuk do të heqin dorë nga kërkesat deri në realizmin e tyre.

“Te shohim se çfarë do të diskutojmë në BQK gjë e cila shpresojmë që do të ndodhë këtë javë e pastaj planet tona, i kemi bërë të qarta edhe mëherët në qoftëse nuk ka ndonjë dakordim do të vazhdojmë kundërshtimet”, u shpreh ai.

Kujtojmë që grupi ‘Maraklit’Kerrve” kishte dorëzuar disa pika në BQK të cilat janë: pezullimi i vendimit për shtrenjtimin e çmimit për sigurimin e veturave ose kthimi i vendimit të mëhershëm; Shqyrtimi i vendimit të ri me kompanitë e sigurimit e qasja në takime dhe diskutime mes BQK-së dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës./Periskopi/

Vazhdojnë protestat në Hong Kong, pensionistët bashkojnë forcat me nxënësit

Periskopi.com Lajme

Nxënësit e shkollave të mesme i bashkuan forcat me pensionistët për të protestuar përsëri të shtunën në Hong Kong. Kjo është vetëm njëra nga disa protestat e planifikuara në qytetin e kontrolluar nga Kina.

Pas më shumë se pesë muajve të protestave të vazhdueshme, situata në Hong Kong ka qenë relativisht e qetë prej ditës së zgjedhjeve lokale javën e kaluar. Në këto zgjedhje shënuan fitore bindëse kundërshtarët e Kinës.

Pavarësisht qetësimit të situatës, protestuesit po përpiqen ta mbajnë gjallë momentumin e kryengritjes së tyre. Ata po nxiten të protestojnë nga ajo që po e quajnë ndërhyrje e Kinës në liritë e garantuara me marrëveshjen britaniko-kineze të vitit 1997, me të cilën kontrolli politik i ishte dorëzuar Pekinit.

Në anën tjetër, Kina e ka mohuar ndërhyrjen dhe thotë se është e përkushtuar për ta respektuar formulën “një shtet, dy sisteme”, e cila ishte miratuar para më shumë se dy dekadash. Autoritetet kineze i kanë akuzuar fuqitë e huaja për nxitje të protestave.

“Dola në një protestë paqësore në qershor dhe në të ishin mbi një milion njerëz, por qeveria nuk i dëgjoi kërkesat tona. Kam parë shumë dhunë dhe arrestime të paligjshme nga policia. Ky nuk është Hong Kongu që unë e njoh”, tha një pensioniste 71-vjeçare, e cila u prezantua me emrin Ponn.

Protestat në Hong Kong fillimisht kishin nisur për shkak të një projektligji për ekstradimin e qytetarëve në Kinë. Më vonë, ai projektligj u tërhoq nga qeveria, por protestuesit kanë shtruar kërkesa të tjera, në mesin e të cilave është edhe dorëh

Vendimi për sigurimin e veturave – sërish protestë para BQK-së

Periskopi.com Lajme

Anëtarë të grupit “SpeedomaniaKs” kanë protestuar sot para ndërtesës së Bankës Qendrore të Kosovës kundër vendimit për rritjen e çmimit prej 26 për-qind për sigurimin e veturave .

Ata me pankarta në duar kanë kërkuar që BQK-ja ta rikthejë vendimin e mëhershëm për sigurimin e veturave.

“Ne konsiderojmë se vendimi i BQK-së është skandaloz dhe i papranueshëm. Vendimi i tillë veçse e përkeqëson akoma më shumë situatën e rëndë ekonomike në vendin tonë”.

“Me këtë vendim nuk ndihmohet as buxheti i shtetit dhe as qytetari, por vetëm një grup i caktuar. Kërkesa jonë është që të rikthehet vendimi që ka qenë deri në ardhje të këtij të tanishmit”.

Punëtorët teknik në protesta dhe greva

Periskopi.com Lajme

Punëtorët teknik në Universitetin e Prishtinës, shkollave në Prishtinë dhe qendrës studentore, të martën pritet të nisin protestat dhe grevat, duke kërkuar paga 350 euro.

Kërkesat e tyre janë rritja e pagave dhe zbatimi i ligjit të punës, marrëveshjes kolektive etj. Ata kërkojnë kushte më të mira të punës dhe paga jo më pak se 350 euro.

Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur në sektorin privat, tha se paga duhet të jetë 350 euro nga janari i vitit 2020, përndryshe nuk do të ketë asnjë shërbim nga punonjësit e kompanive private.

Ndërsa, Milaim Sopi, kryetari i Shoqatës nga shkolla fillore “Dardania”, tha se sikur edhe disa punonjës të disa shkollave të tjera do të mbajnë protestë prej javës së ardhshme për realizmin e kërkesave në rritjen e pagave.

E ky propozim për protestë dhe greva u mbështet edhe nga përfaqësuesit e 10 kompanive të tjera në Kosovë.

Shkaku i shtrenjtimit të benzinës në Iran shpërthejnë protestat

Periskopi.com Lajme

Disa protesta kanë shpërthyer në tërë territorin e Iranit pasi qeveria njoftoi papritmas se çmimi i benzinës do të rritet për 50 për qind. Autoritetet thanë se këto para do të përdoren për t’i ndihmuar njerëzit e varfër.

Irani tashmë po përballet me krizë ekonomike shkaku i sanksioneve të ashpra të Shteteve të Bashkuara pas largimit të tyre nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Një person u vra gjatë protestave në qytetin qendror, Sirjan. Agjencia shtetërore e lajmeve njoftoi se policia u përlesh me protestuesit kur ata e sulmuan një depo me karburante dhe u përpoqën t’ia vënë flakën.

Protesta pati edhe në qytete të tjera, si në kryeqytetin Tehran, pastaj në Kermanshah, Isfahan, Tabriz, Shiraz, Sari dhe Yazd. Në disa qytete, shoferët e zemëruar i bllokuan rrugët duke i fikur motorët e veturave dhe duke i lënë ato në rrugë.

Sipas masave të reja, secili vozitës ka të drejtë t’i blejë deri 60 litra benzinë në muaj me çmim të rregullt, ndërsa secili litër shtesë do t’i shitet me çmim 50 për qind më të shtrenjtë. Më parë, vozitësit kishin të drejtë t’i blinin deri 250 litra në muaj me çmim të rregullt.

Qeveria tha se mjetet shtesë do të jepen për familjet e varfra. Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha sot se 75 për qind e iranianëve janë nën presion dhe se të hollat që merren nga rritja e çmimit të benzinës do të shkojnë te ta, shkruan “BBC”,

Në protestën ku po kërkohej kthimi i ish-presidentit të Bolivisë, mbeten pesë të vdekur

Periskopi.com Lajme

Forcat boliviane të sigurisë janë përleshur të premten me përkrahësit e ish-presidentit të Bolivisë, Evo Morales, duke lënë së paku pesë të vdekur. Kjo protestë e sfidoi përpjekjen e qeverisë së përkohshme për kthimin e stabilitetit në vend.

Drejtori i spitalit ku u trajtuan protestuesit, Guadalberto Lara, tha se shumica e protestuesve të vdekur dhe dhjetëra të lënduar kishin plagë nga plumbat. Dëshmitarët thanë se policia i ka qëlluar me armë protestuesit, të cilët kërkonin që ish-presidenti Morales, tashmë i strehuar në Meksikë, të kthehet në shtetin e kapluar nga trazirat.

Mijëra protestues u mblodhën të premten në mëngjes në Sacaba për të protestuar në mënyrë paqësore. Megjithatë, dhuna shpërtheu kur një pjesë e tyre u përpoq ta kalonte një pikë kontrolli afër qytetit Cochabamba, ku përkrahësit e ish-presidentit Morales dhe kundërshtarët e tyre janë përleshur me javë të tëra.

Emeterio Colque Sanchez, një student 23-vjeçar, tha se i ka parë trupat e disa protestuesve që ishin qëlluar për vdekje.

Ish-presidenti Morales, i cili tashmë ka siguruar azil politik në Meksikë, tha përmes rrjetit social “Twitter” se në Bolivi ka ndodhur një masakër dhe se qeveria e përkohshme e vendit të tij është diktaturë.

Ai u detyrua të largohej nga atdheu pas protestave masive kundër rezultatit të kontestuar të zgjedhjeve presidenciale të 20 tetorit, me të cilat synoi ta fitojë mandatin e katërt në pozitën më të lartë shtetërore, shkruan “The Guardian”