Paralajmërohet protestë për shkarkimin e Aleksandër Lumezit

Periskopi.com Lajme

Kryeprokurori Aleksandër Lumezi është akuzuar nga prokurori special i dorëhequr ditë më parë, Elez Blakaj, i cili po merrej, veç tjerash, edhe me rastin e veteranëve të rrejshëm.

Në një reagim të gjatë në Facebook, Blakaj fillimisht e ka pranuar për herë të parë se ka pasur kërcënime për rastin e veteranëve, por nuk i ka denoncuar, sepse nuk ka besim në sistemin aktual të drejtësisë, që e vlerëson të politizuar.

Ka treguar se Lumezi e ka penguar në hetimin e listës së veteranëve të rrejshëm, dhe e ka kërcënuar me masa disiplinore kur ky ka planifikuar ta ftojë në cilësinë e dëshmitarit, kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli dhe për vazhdimin e rastit “Pronto”.

Ndërkaq, në rrjetin social Facebook, ka nisur të shpërndahet një thirrje për protestë për shkarkimin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.

E organizuar nga iniciativa “Protestoj”, në thirrjen për protestë për të mërkurën në ora 18:00 ku bëhet thirrje për t’i u mbledhur te Sheshi “Zahir Pajaziti” dhe për të marshuar drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit, përveç shkarkimit të Lumezit, kërkohet edhe një veting për sistemin gjyqësor.

“Tash është e qartë: prokuroria është në shërbim të politikës. Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj që ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do të pengohet nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Prokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit të vetingut për gjyqësorin e vendit tonë. Të mërkurën, me datë 22 gusht 2018, nga ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt Zyrës së Kryeprokurorit dhe Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në thirrjen për protestë nga iniciativa qytetare “Protestoj”.

Peshq të ngordhur në oborrin e Qeverisë së Kosovës

Nën përcjelljen e audios së përgjimeve të Adem Grabovcit, iniciativa #Protestoj ka mbajtur protestën e 13-të me radhë, kundër aferës 'Pronto', raporton Periskopi.

Periskopi.com Uncategorized

Edhe pse kësaj radhe të paktë në numër, në kuadër të aktiviteteve tyre këta protestues sot formë protesta kanë zgjedhur hedhjen e disa peshqve në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Njëra nga organizatoret e kësaj proteste, Vlera Gjakova tha se kjo formë proteste është zgjedhur për arsye se ndërtesa e Qeverisë tani i ngjanë një akuariumi me peshq të ngordhur.

“Këto ndërtesa po duken si akuariume me peshq të ngordhur. Me peshq të mëdhenj që kanë ngordhur tash e sa kohë, moralisht dhe politikisht. E çfarë tjetër mund të presim nga një akuarium ngordhësirash, veç qelbje së kokave të tyre”, tha ajo.

Kjo iniciativë ka paralajmëruar se nga java e ardhshme forma e protestës do të ndryshojë, duke kaluar në panel diskutimi në shesh./ Periskopi

Protestoj 13  14808681_10209224296398419_527362814_o 14800847_10209224289438245_1258113169_n 14805600_10209224289318242_129590715_nProtestoj 13 14803079_10209224111433795_1417072756_o

Protestoj: PDK- Partia e Diktaturës dhe Korrupsionit (Foto)

Qytetarët e Kosovës sërish po protestojnë kundër, si e quajnë ata, sistemit politik të involvuar në krim dhe korrupsion që tashmë ka depërtuar në instancat më të larta shtetërore.

Periskopi.com Lajme

Përmes kësaj proteste qytetarët kërkojnë transparencë dhe llogaridhënie politike nga të gjithë personat e përfshirë në skandalet e përgjimeve, hetim penal ndaj tyre, si dhe kërkojnë shkarkimin e bordeve dhe rizgjedhjen e tyre, raporton Periskopi

Protesta e 12 me radhë po mbahet aktualisht tek sheshi “Zahir Pajaziti”.

Ata janë këmbëngulës se nuk do të ndalen deri në përmbushjen e kërkesave, për një shtet ligjor dhe demokratik, protestat do të zhvillohen çdo të enjte./ Periksopi

#Protestoj 12 14647296_1063697450416340_1198023361_o 14689202_1063697300416355_1731681722_o 14697156_1063697197083032_894159818_o 14689076_1063697123749706_2055917384_o 14647426_1063696907083061_833583207_o