Aida Dërguti reagon ndaj lajmit se partia e saj i ka ofruar PDK-së për të formuar një qeveri të re 

Periskopi.com Lajme

Deputetja nga radhët e PSD-së Aida Derguti,  ka reaguar  për lajmet që kanë qarkulluar se partia e saj ishte ajo e cila i ka ofruar Veselit për të formuar një qeveri të re, në krye me të  mandej qarkulloj se emri i saj është përfolur  si kryetare e Kuvendit.

Dërguti tha se ka filluar një fushatë e egër  shpifjesh ndaj partisë së saj.

Ajo ka treguar se për momentin është në shtëpi me familjen e saj, ka shkruar Dërguti në facbook.

Ja statusi i plotë:

Ende pa u shpëndarë Kuvendi, ka filluar parafushata zgjedhore me një fushatë të egër shpifjesh. Pashë që emri im ishte lakuar edhe sot nëpër portale, ndërkohë që jam në shtëpi, me familje e musafirë. Kjo është hera e dytë brenda dy javësh. Përsëri duan të fitojnë vota në kurriz të kundërshtarëve, me akuza e shpifje. E ulët, tejet e ulët!
Partitë politike është më mirë të merren me përgatitje programesh për zgjedhje dhe të përpiqen t’u bëjnë ofertë serioze qytetarëve, sesa me shpifje për kundërshtarët!

P.S.
Great minds discuss ideas; average minds discuss events; small minds discuss people.
Eleanor Roosevelt