Pamje të brazilianit Ronaldo si 17-vjeçar te PSV janë thjesht brilante – ai e kishte shumë të lehtë në Holandë

Periskopi.com Sporti

Kur dikush e përmend emrin e Ronaldos, rrallëherë mendojmë për brazilianin që luajti për klube si Barcelona, Interi dhe Real Madridi.

‘El Fenomeno’ kishte mahnitur fansat qysh në moshën 17-vjeçare sa ishte pjesë e PSV Eindhovenit, transmeton Periskopi.

Në Eindhoven, Ronaldo evuloi në sulmuesin më të mirë në botë, duke shënuar 54 gola në 57 ndeshje.

Dhe më poshtë mund të shihni disa prej momenteve të tij më të mira në fushë. /Periskopi.com/

Zyrtare: Tottenhami transferon Bergwijn nga PSV

Periskopi.com Sporti

Tottenham Hotspur ka përfunduar nënshkrimin e Steven Bergwijn nga PSV Eindhoven për një shifër të raportuar prej 25 milionë funtesh apo rreth 30 milionë euro plus bonuse.

Bergwijn mbërriti në veri të Londrës në fillim të javës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

22-vjeçari i ka kaluar ato teste me sukses dhe tani ka ardhur edhe zyrtarizimi nga Tottenhami.

Tottenhami thuhet se paguar 30 milionë euro plus bonuse për lojtarin, ndërsa ka lidhur kontratë deri në verën e vitit 2025.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Steven Bergwijn nga PSV Eindhoven”.

“Steven ka nënshkruar një kontratë me Klubin që do të zgjasë deri në 2025”, thuhet në njoftimin e Spurs.

Ylli holandez do ta bart numrin 23, numër të cilin e bartte Christian Eriksen, i cili u transferua dje (e martë) te Interi.

Ajaxi fiton superkupën e Holandës

Periskopi.com Sporti

Ajaxi ka arritur sonte të fitojë superkupën e Holandës. Kampioni holandez mposhti nënkampionin, PSV Eindhoven. Sezoni i ri në Holandë fillon më 3 gusht

Ajaxi ka vazhduar me paraqitje të mirë edhe pa disa nga yjet e saj duke e mposhtur PSV-në në  superkupë me rezultat 2-0.

Gjithçka filloi mirë për gjysmëfinalistin e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar ku ata kaluan në epërsi që në sekondat e parë të ndeshjes.

Ishte një kundërsulm klasik i Ajaxit ku shënoi Dolberg pas një asisti që mori nga Donny van de Beek.

PSV edhe pse tentoi që të shënoi dhe të barazon rezultatin, nuk e arriti këtë pasi që kampioni në fuqi arriti të mbrohet mirë.

Edhe pjesa e dytë fillon më mirë për Ajaxin.

Tetë minuta pasi që kishte filluar ndeshja, Daley Blind shënon një super gol për ta dyfishuar rezultatin.

Me këtë rezultat përfundon takimi dhe Ajax fiton trofeun e parë para fillimit të sezonit të ri.