Vdes gazetari Fatos Baxhaku, humbi betejën me sëmundjen e rëndë

Periskopi.com Lajme

Është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare publicisti dhe gazetari i njohur Fatos Baxhaku.

Baxhaku prej kohesh vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me te cilën e humbi sot përgjithmonë.

Ai njihej si autori i shumë reportazheve të shkruara dhe televizive, dhe ka  qenë autor i serialeve me reportazhe “Tunel” (Vizion Plus), “Rrugetim” (Top Channel), “Shtepa e Vjeter” (Digitalb), si edhe i shumë dokumentareve televizive, e po ashtu bashkëpunëtor në shumë projekte trajnimi me Soros, USAID, Instituti Shqiptar i Medias, OSBE.

Baxhaku lindi ne Tirane me 9 janar ne 1964. Shkollimin e pare e kreu ne shkollat asokohe 8-vjeçare, Emin Duraku dhe ” 20 Vjetori”, (sot Dora D’Istria). Shkollimin e mesem e kreu ne gjimnazin “Ismail Qemali”.

Pergjate viteve 1982-1986 studioi ne Unversitetin e Tiranes ne fakultetin e Histori-Filologjise ku u diplomua ne histori. Qe nga 1986 e deri ne 1992 punoi ne Institutin e Historise se Akademise se Shkencave.

Nga 1993 e deri ne 1998 ishte bashkethemelues, kryeredaktor dhe gazetar i “Gazetes Shqiptare”.

Ne periudhen 1998-1999 ishte kryeredaktor i pare i lajmeve ne televizionin “Klan”. Ne 1999-2000 ishte kryeredaktor i revises se perjavshme “XXL”.

Nga 2001 deri ne 2005 ishte kryeredaktor dje gazetar ne televizionin “Vizion Plus”. Ne 2006-2015 ishte kryeredaktor dhe gazetar ne te perditshem “Shqip”.