Maliqi: VV dhe LDK po luajn ping pong

Periskopi.com Lajme

Publicisti, Shkëlzen Maliqi thotë se VV dhe LDK po luajn ping-pong gjatë tentimeve për të arritur një kaolicion mes tyre shkruan Periskopi.

“Po lujnë edhe ping pong, LDK thotë oshtë topi te ju, VV thotë LDK spo i pranon ofertat tona”, u shpreh ai në Klan Kosova.

Maliqi ka thënë se VV e ka shfrytëzuar duke fituar kohë kërkesën e LDK’së për pozitën e presidentit”

“Pse e kanë shfrytzu këtë situate për vonesa ata kanë mujtë me ja ba këtë kocension LDK’së për me shpejtu procesin me ja leju që LDK ta ketë kandidatin e vetë për president nëse nuk i kish pëlqy kish mujt me refuzu por nuk ka qënë te interesuar dhe me qëllim e kanë vonu procesin se ju ka konvenu kështu”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se zgjedhjet janë opsioni kryesor nëse dështon arritja e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së.

“Me këto disponimet e vijat e kuqe nuk ka zgjidhje, me qenë opsionet e hapura edhe VV edhe LDK munden me u lidh me partitë e PAN’it matematikisht. Nëse dështon kjo do të shkojmë në zgjedhje”, u shpreh ai./Periskopi/

Haxhiu: VV që nga fillimi po përdorin diskurs poshtërimi ndaj LDK’së

Periskopi.com Lajme

Publicisti, Baton Haxhiu ka folur për zhvillimet e fundit me theks të veçantë për mos marrëveshjen e VV’së dhe LDK’së, shkruan Periskopi.

Haxhiu ka thënë se faji për vonesa në formimin e qeverisë bie mbi partinë fitues të zgjedhjeve.

“Fituesi duhet të jetë më tolerant dhe me faktin se është përcaktuar për një koalicion me një parti pra me LDK dhe fajsia bjen mbi partinë fitues”, ka thënë ai.

Tutje Haxhiu ka thënë se Albin Kurti që në start ka krijuar diskurs poshtërues ndaj LDK’së.

“Që në start krijon me një diskurs opozitar më partnerin, diksursi i poshtnimit ende pa filluar qeverisja”, u shpreh ai.

Po ashtu sipas Haxhiut, Kurti thotë së ka frikë për të udhëhequr me vendin

“Frika e kryesminitrit të ardhshëm të Kurtit për tu ballafaquar me temat që i kanë mbetur në dorë e që i ka kundërshtuar për 15 viteve e që tani do të ballafaqohet”, u shpreh ai./Periskopi/

Mehmeti: Profesorët e LDK-së njërën dorë ta fusin në xhep me tjetrën të ledhatojnë

Periskopi.com Lajme

Publicisti, Kim Mehmeti ka thënë se po të ishte në vendin e Vetëvendosje nuk do ta kishte aspak problem se me cilën parti do ta bënte qeverinë.

“Mbase jam i detyruar ta bëjë këtë”, thotë Mehmeti në Rubikon të KTV-së.

“Unë kur dua të ironizojë them se këta të Klanit Pronto edhe kur të vjedhin të rrahin, të shajnë. A këta profesorët e LDK-së njërën dorë ta fusin në xhep me tjetrën të ledhatojnë kokën. Pra këtu qëndron dallimi, në disa imtësira”, ka thënë Mehmeti.

Surroi e quan me përçmim cub edhe Ramush Haradinajn

Periskopi.com Lajme

Veton Surroi, publicisti i njohur kosovar, është në intervistë në emisionin Rubikon në KTV.

I pyetur në lidhje me dialogun me Serbinë, ai është shprehur i bindur se ai duhet të vazhdojë dhe se një marrëveshje duhet të arrihet.

Ai biles shpreh mendimin se Perëndimi është në nguti për të arritur marrëveshjen para pranverës së vitit të ardhshëm kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme në Republikën e Serbisë, shkruan Periskopi.

Surroi e ka quajtur me përçmim si qeverisje cubash çdo qeverisje të deritashme, përfshirë edhe atë të Ramush Haradinajt – megjithëse paraprakisht kishte shprehur simpati lidhur me disa vendime të tij.

Ai ka shprehur qëndrim pozitiv edhe për kandidaten e LDK-së, znj.Vjosa Osmani, për të cilën ka thënë se nuk do të jetë kukull e Lutfi Hazirit, Agim Veliut dhe Isa Mustafës.

Ndërkohë, ky është kuptimi i fjalës cub sipas fjalorit: Cub I m.sh. – Ai që del malit, fshihet e bën grabitje me armë në dorë; kusar. Cub mali. Doli cub. fig. Trim kokëkrisur. II mb. – Që e ka bishtin të prerë ose të shkurtër, bishtcung. Qen cub. Dele cube. Që nuk ka hala (për grurin). Grurë cub. Përd. em sipas kuptimeve të mbiemrit./Periskopi/

Sekreti gjerman: Politikanët dhe prodhuesit e armëve i shesin kujtdo

Periskopi.com Lajme

Pavarësisht që ka ligjet më të forta për shitjen e armëve në botë, Gjermania tashmë ka marrë kryesimin si eksportuesi më i madh i armëve. Si është e mundur? Një dokumentar i emërtuar si “Peshku i kuq” është publikuar për t’i dhënë përgjigje pyetjes.

“Ligjet janë shumë strikte por praktikat janë shumë të lehta dhe të lira. Gjithkush po pyeste se si mund të ishte që Gjermania të ketë një nga ligjet më strikte dhe gjithmonë të ishte numri dy i armëve më të mëdha botërore dhe prodhues? Pra, ku qëndron hendeku?”, tha juristi Holger Rothbauer.

Nëse kthehemi në vitin 2019, një publicist gjerman Jurgen Grasslin për shumë vite kishte hetuar rreth armëve të shitura në qetësi. Në majin e këtij viti, ai ishte shkaku që gjashtë punonjës te Heckler & Koch janë paraqitur para gjykatës.

Padia është fokusuar në në 4, 500 pushkë G36 dhe armë të tjera të zjarri që u janë shitur 16 grupeve meksikane. Këto armë janë përdorur nga milicia meksikane në drejtim të studentëve në Iguala në vitin 2014.

Gjashtë studentë ishin vrarë dhe 43 ishin kidnapuar që u zhdukën pa lënë gjurmë, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

“Ka shumë mënyra nëpërmjet të cilën industria e armëve e ndikon politikën. Për shembull, politikani i SPD Johannes Kaas në vitin 2005 ka pranuar rreth 60-80 mijë euro si një donacion të vogël. Ato u ndanë në sasi të vogla saqë nuk i duhej t’i deklaronte ato”, tha deputetja gjermane e partisë së majtë, Anita Scheller.

“Ju mund të thoni gjithçka në Gjermani, për sa kohë që nuk e sulmoni qeverinë për shitjen e paligjshme të armëve”, tha Grässlin./Periskopi/