Sot publikohen të gjeturat e analizës për Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike

Periskopi.com Lajme

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizata Çohu sot organizojnë konferencën për media me temën “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike.

E drejta e qasjes në dokumente publike është̈ e drejtë themelore e çdo njeriu dhe element thelbësor për një̈ qeverisje të mirë. Zbatimi i të drejtës për t’u informuar konsiderohet parakusht për jetësimin e të drejtave të tjera. Për rregullimin më të mirë të kësaj fushe, është draftuar Ligji i ri për Qasje ne Dokumente publike I cili ka hyrë ne fuqi në Korrik të vitit 2019.

Në këtë konferencë, GLPS dhe Çohu do të shpalosin të gjeturat e analizës ligjore “Përpjekje apo Reformë?- Një analizë hyrëse e Ligjit të Ri mbi Qasjen në Dokumente Publike” dhe katalogut me përgjigjet sipas tyre më skandaloze të institucioneve publike.

Të gjeturat e analizës do të kenë fokusin në risitë e rregullimit të ri ligjor në këtë fushë, krahasimet me legjislacionet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe krahasimin me ligjet vendore që ndërthuren në këtë fushë.

Ndërkaq të gjeturat e katalogut do të shërbejnë për përmirësimin e praktikave aktuale të qasjes në dokumente publike.

Po ashtu GLPS dhe Çohu do të ofrojnë një sërë rekomandimesh në mënyrë që të adresohen risitë, paqartësitë̈ e paraqitura dhe të plotësohen të gjitha vakumet ligjore.

 

Publikohen pamjet kur dy të rinj vjedhin parfume në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Vjedhjet në vendin tonë janë bërë një dukuri shqetësuese, madje rastet e tilla po ndodhin kudo, si në rrugë, kafiteri, por edhe në biznese të vogla.

Pronari i një dyqani kozmetike në Prishtinë që gjendet në “Albi Mall”, ka dërguar në adresë të Indeksonline disa video dhe fotografi, ku tregon se si dy të rinj janë kapur dy vjedhur parfuma.

I njëjti pretendon se i janë vjedhur dy parfuma.

Në video mund të shihni edhe fytyrat e të rinjve që vërehen fare mirë.