Vajzat e dajave të kryeministrit dhe anëtarja e AAK-së ‘rehatohen’ në institucione publike

Periskopi.com Lajme

Vajza e dajës së kryeministrit, Ramush Haradinaj, Ekzotina Brahimaj, në korrik të këtij viti i bën një vit punë në Ministrinë e Zhvillimit Rural. Pozita e saj është zyrtare e prokurimit.

Vendimi për punësimin e saj është marrë më datë 16 korrik 2018, gati një vit pasi familjari i saj, Ramush Haradinaj ka marrë votat e deputetëve për të qeverisur me Kosovën, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Zhvillimit Rural udhëhiqet nga përfaqësuesi i minoriteteve joserbe, Rasim Demiri.

Megjithëse ministri nuk vjen nga partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, familjarë të Haradinajt, familjarë të stafit të Haradinajt, asamblistë e militantë të kësaj partie kanë arritur që për një vit të zënë nga një vend pune në këtë ministri.

Në një tjetër pozitë publike është punësuar edhe e afërmja e Ekzotinës, Lirjeta Brahimaj, po ashtu vajzë e dajës tjetër të kryeministrit. Ajo është punësuar në “Telekom”.

Të tjerë njerëz të afërt me AAK-në gjatë këtij viti janë bërë pjesë e Ministrisë së Zhvillimit Rural.

Një nga kandidatet e pakta për kryetare të komunave në zgjedhjet e fundit ishte Arta Ahmeti-Xhylani. Ajo ishte kandidate e AAK-së për kryetare të Drenasit. Në shtator të vitit 2018 ajo është përzgjedhur drejtoreshë e Departamentit për Integrime Evropiane dhe Koordinim në këtë ministri.

Lekaj zotohet se do ta luftojë nepotizmin në pafundësi, por pranon se ka të punësuar të AAK’së në ndërmarrjet publike

Periskopi.com Lajme

I ftuar në emisionin Debat Plus, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, e ka quajtur orkestrim debatin për punësimet e anëtarëve të AAK’së në ndërmarrjet publike, raporton Periskopi.

Madje, ai ka kritikuar opozitën për këtë gjë.

“Kjo opozitë që kritikon nepotizmin, harron që 10 vite ka qenë qeveria familje e tyre… Është e orkestruar. Meqë Aleanca ka një rritje të anëtarëve, e kanë orkestruar këtë si atakim”, ka thënë ai.

Tutje ai është zotuar ta luftojë nepotizmin në pafundësi.

“Nuk është mirë që të kemi nepotizëm. Do ta luftojmë deri në pafundësi”

Në një debat me analistin Imer Mushkolaj, ai ka pranuar se ka të punësuar të AAK’së në ndërmarrjet publike, por sipas tij, nuk ka pasur shkelje të procedurave./Periskopi/

Ish-presidentja Jahjaga flet për punësimet partiake në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se në sektorin publik dhe privat në Kosovë nuk ka vend për korrupsion, për klientelizëm dhe punësime mbi baza partiake.

Sipas Jahjagës, edhe 20 vjet pas luftës, shteti i Kosovës ballafaqohet me probleme të mëdha, e që si pasojë e tyre qytetarët po braktisin vendin në drejtim të një jetë më të mirë.

Për këto, ish-kryetarja e shtetit ka folur në një ceremoni të organizuar nga KUSA në Prishtinë.

Në ceremoninë e përmbylljes së projektit të KUSA-s – “Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta”, gjatë fjalimit të saj, ish-presidentja e Kosovës, tha se sektori privat në Kosovë po zhvillohet me vështirësi.

“Kosova as në sektorin publik, e as në atë privat, nuk ka vend për korrupsion, nuk ka vend për nepotizëm, nuk ka vend për klientelizëm dhe punësime mbi baza partiake. Kosovës dhe qytetarëve të saj i duhen mundësitë, njerëzit e saj, Kosovës i duhet zhvillimi dhe Kosova dhe qytetarët e saj kanë, dëshpërimisht, nevojë për ndryshime pozitive”, tha ajo.

Jahjaga tha se është shqetësues fakti që Kosova po e humb kapitalin njerëzor, një prej resurseve më të mëdha e të rëndësishme të shteti posedon.

Këtu, ai mendoi për të rinjtë, për të cilët tha se në pamundësi të jetësimit të potencialit të tyre, ata po e braktisin vendin.

“Këtë vit po bëhen 20 vite prej se ka mbaruar lufta në Kosovë, ndërsa jemi duke ecur drejt 12 vjetorit të ekzistimit tonë si shtet, por Kosova sot ende nuk është Kosova dhe shteti të cilin neve kemi imagjinuar që do ta kemi, kur kemi vendosur themelet e këtij vendit dhe të demokracisë tonë 20 vite më parë. Fatkeqësisht neve ende ballafaqohemi me shumë probleme që po minojnë përpjekjet tona për të krijuar një shtet, një Kosovë të drejtë, të barabartë, një shtet të zhvilluar. Për shkak të pamundësisë që secili qytetar i këtij vendi të jetësojë potencialin e tij apo të saj të plotë, Kosova sot është shndërruar në një vend të cilin po e braktisin një numër i madh i qytetarëve tanë”, tha  Jahjaga.

Jahjaga, e cila për një mandat e drejtoi institucionin e presidentit në Republikës së Kosovës, tha se nëse vazhdohet me këtë trend dëshpërues, vendi rrezikon të kthejë prapa çdo përparim dhe çdo të arritur.

 

 

 

Regjisori Kushtrim Mehmeti ironizon ndaj punësimeve partiake e familjare

Periskopi.com Lajme

Kohët e fundit në media është raportuar për punësime partiake e familjare kryesisht në Telekom, shkruan Periskopi.

Vetëm ditët e fundit u raportua se në Telekom janë të punësuar djali i Muharrem Nitajt, vjehërri dhe bashkëshortja e Mërgim Lushtakut, burri i Donika Kadaj-Bujupit, djali i Teuta Haxhiut, reja e Pal Lekajt, ish-bashkëshortja e Argjend Zejnajt, motra e Bekë Berishës dhe katër fëmijët e Osman Ejupit të Nismës.

Reagimet e njerëzve kanë qenë të shumta e të ndryshme, mirëpo, regjisori Kushtrim Mehmeti ka zgjedhur të reagojë në një mënyrë më kreative, duke përdorur ironi.

Ai ka postuar një CV të improvizuar, në të cilin për një pozitë pune në Telekom, ndër të tjerash, eksperiencat e punës përshkruhen si “simpatizant i PDK-së, NISMA-s dhe AAK-së”, që në fakt janë koalicion qeverisës në pushtet, kurse vetë pozita e punës, si “vjehërr”.

Mehmeti është i njohur për reagimet e tij ironizuese ndaj veprimeve që cenojnë interesin apo shkelin të drejtat e shoqërisë civile.

Më poshtë gjeni reagimin e tij të fundit, lidhur me punësimet partiake në Telekom./Periskopi/

KMDLNJ kërkon hetimin e punësimeve pa konkurs dhe në baza politike

Periskopi.com Lajme

KMDLNJ përmes një komunikate për media reagon ndaj punësimeve pa përfillur konkursin dhe kundër çdo standardi profesional e sidomos në raste si ky që, nëse është e vërtetë paraqet konflikt interesi, ushtrim ndikimi dhe shpërdorim të detyrës zyrtare e që, sipas ligjeve në fuqi është vepër penale dhe si e tillë duhet të hetohet dhe duhet të sanksionohet.

Reagimi i KMDLNJ-së vjen pasi që dje disa medie elektronike dhe të shkruara informuan opinionin se një anëtar i Bordit të PTK-së në afatin tre mujor ka punësuar në këtë kompani katër anëtarë të ngushtë të familjes përkatësisht bijtë dhe vajzat e këtij anëtari të Bordit.

“Punësimi i anëtarëve të ngushtë të familjes në një kompani apo institucion ku jeni bartës i një posti nga i cili mund të ushtrohet ndikim si në rastin e D. E. është rast flagrant i shkeljeve të drejtave të njeriut dhe pa asnjë dyshim , përveç se paraqet konflikt interesi, është edhe vepër penale. Agjencioni Kundër Korrupsionit është dashur të merret dhe duhet të merret me këtë rast dhe raste të ngjashme”, konsideron KMDLNJ.

Për hetimin e këtij rasti, KMDLNJ kërkon veprim të shpejtë dhe ndërmarrje të masave të menjëhershme siç është pezullimi i këtyre vendeve të punës për katër familjarë të anëtarit të Bordit të PTK-së, deri në një hetim përfundimtar si dhe pezullimin dhe lirimin nga të qenit anëtar i Bordit për të dyshuarin, deri në marrje të një vendimi përfundimtar.

Studentët sërish në protestë të mërkurën, tani rreth punësimeve partiake në MASHT

Periskopi.com Lajme

Përfaqësues të studentëve nga të gjitha universitetet publike të Kosovës kanë paralajmëruar protestë më 16 janar para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) rreth punësimeve partiake në këtë institucion si dhe emërimeve politike në këshillet drejtuese të universiteteve publike.

Në një konferencë për media para Qendrës së Studentëve, Diar Statovci nga Grupi i Pavarur i studentëve të Universitetit të Prishtinës ka thënë se nëse nuk largohen militantët partiak, studentët nuk do të ndalen me protesta, raporton Koha Ditore.

Ai ka bërë të ditur se ditëve të fundit janë ftuar në takim nga kabineti i zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj për ti dëgjuar kërkesat e tyre por që përfaqësuesit e studentëve nuk kane pranuar takime derisa nuk realizohen kërkesat e tyre.

“Protestat nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave tona. Ne kemi tentuar të diskutojmë më ministrin Bytyqi dhe e kemi paralajmëruar që emërimi i militantëve partiak brenda Ministrisë dhe universiteteve po i politizon ato. Ne kemi pritur se ai do ti depolitizojë këto institucione mirëpo meqë ai nuk ka reflektuar në jemi detyruar të mbajmë protesta”, ka theksuar ai.

Sipas Statovcit, shqetësim tjetër i tyre janë edhe kushtet jo të mira në Universitetin e Prishtinës si dhe në Qendrën e Studentëve. /Periskopi