Valltari i suksesshëm shqiptar në Gjermani, sfidon vetën edhe në muzikë (Video)

Periskopi.com Showbiz

Shqiptari i rritur në Gjermani, suksesin e madh në fushën e vallëzimit në shtetin bavarian, e ka zgjeruar po synon ta zgjerojë edhe në fushën e muzikës.

Ardit Gjikaj, vlonjati që u lind në Shqipëri  ndërsa si adoleshent u shpërngul në Gjermani, ka publikuar projektin e parë muzikor, ku ka realizuar këngën ‘Puro’ të cilën e ka sjellë edhe me videoklip.

Kënga është ritimike, ndërsa pritet që të jetë hit veror.

Por kush është Arditi?

Edhepse i ri në moshë, bagazhi i tij artistik, u vu në dukje që kur ai ishte i vogël. Pasioni i tij ishte vallëzimi ‘Break dance’, pasion ky që e zbuloi në vitin 1999, ku bashkë me shokët e tij, shihnin videokasetat e grupeve të këtij lloj vallëzimi, e që më pas për të u kthye edhe në profesion.

Duke parë shkathtësitë e tij fizike, Arditi punoi shumë në avancimin e tyre. U mor edhe me kik-boks dhe ushtrime akrobatike.

Mundi dhe përkushtimi i tij u shpërblye, pasiqë vite më vonë, ai u bë pjesë e një grupi të famshëm në Gjermani, grup ky  i cili përformoi edhe në ditën e çlirimit të Gjermanisë, para kancelares gjermane Angela Merkel.

Fiziku i Arditit, u kishte rënë në sy edhe markave të njohura botërore, imazhi i të cilit u përdor edhe në reklamat e ‘Mercedes Benz.

Arditi aktualisht është duke ndjekur edhe një karrierë të aktrimit në teatër. Thotë se pasioni i tij janë arti dhe filozofia. Pavarësisht kundërshtimit të prindërve të cilët në fillim ishin skeptikë për suksesin e Arditit në fushën e artit, ai është duke vazhduar ta ndjek këtë ëndërr.

Në linkun më poshtë mund të dëgjoni këngën ‘Puro’ të Arditit.

Tymosi puro midis stadiumi, FFK merr vendim për Shpëtim Duron

Periskopi.com Sporti

Komisionit Disiplinor të FFK-së ka marrë vendim për trajnerin e Dritës, Shpëtim Duro, i cili para ndeshjes me Llapin tymosi cigare.

Komisioni i ka shqiptuar masën disiplinore qortim, trajnerit nga Shqipëria.

Ndryshe, ndihmëstrajneri i Fushë Kosovës, Agron Breznica dhe trajneri i Rinisë, Isa Breznica janë dënuar me masën e qortimit nga disiplinori.

V E N D I M E

SHPETIM  DURO; kryetrajner në klubin e futbollit “DRITA” nga Gjilani me numër të ID kartelës; 01316M59 në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit , për  mos respektim  të kodit  të sjelljes (tymosje e cigares para fillimit  të  takimit gjatë  nxehjes së lojtarëve) në ndeshjen e javës së ; XV-të të IPKO-SUPERLIGES së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; LLAPI – DRITA e zhvilluar më datë  10.11.2018 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë ( raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Podujevë si dhe deklarata plotësuese e kryetrajneri  në procedure z. Shpëtim Duro)

DENOHET

Me shqiptimin e masës disiplinore  të  QORTIMIT  në  bazë  të Rregullores  disiplinore  neni  40  paragrafi 1  pika 2.

AGRON  BREZNICA; ndihmëstrajner në klubin e futbollit  “FUSHË  KOSOVA“ nga Fushë Kosovë  me numër të ID kartelës; 011416M82, në procedurë të hapur disiplinorë nga mbledhja e kaluar e komisionit për  largim nga bankina (reagime të vazhdueshme në vendimet e gjyqtarëve të takimit) në ndeshjen e javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve ; VLLAZNIA – FUSHË KOSOVA e zhvilluar me datë  11.11.2018 në  Pozharan të Vitisë  (raportet e zyrtarëve nga ndeshja e zhvilluar në Pozharan dhe deklarata plotësuese e ndihmëstrajnerit të larguar nga bankina  Agron Breznica)

DENOHET

Me shqiptimin e masës   disiplinore  të   QORTIMIT  në  bazë  të  rregullores  disiplinore  neni  40  paragrafi 1  pika 2.

ISA  BREZNICA ;  trajner në klubin e futbollit “RINIA“ nga Miradia e Fushë Kosovës në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për largim nga bankina – hapësira teknike  (për manifestim të sjelljeve josportive) gjatë ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi B; VJOSA – RINIA e zhvilluar në  Lipjan (raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar në Lipjan dhe deklarata e trajnerit të larguar  nga bankina ; Isa Breznica)

DENOHET

Me   shqiptimin   e   masës    disiplinore  të   QORTIMIT   në  bazë  të   Rregullores    disiplinore neni 40  paragrafi  1 pika 2.

/Periskopi/

Me puro midis stadiumit, trajneri i Dritës i nervozuar me humbjen (FOTO)

Periskopi.com Sporti

Pasi e nisi mirë aventurën e tij me ekipin e Dritës, trajneri Shpëtim Duro nuk po kalon momente të mira kohëve të fundit.

Sot, Drita pësoi humbjen e dytë rradhazi, duke u mposhtur 1:0 nga Llapi në Podujevë. Javën e kaluar, ‘Intelektualët’ u mposhtën nga Liria në Gjilan, shkruan Periskopi.

E kjo e ka nervozuar trajnerin nga Shqipëria, i cili sot në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ u pa teksa konsumonte puro dhe shihej tejet i shqetësuar me formën e ekipit të tij./Periskopi/

Image may contain: 1 person, sitting and outdoor