Ish-gazetarja akuzon Trumpin: Më ftoi në zyrë për t’u puthur

Periskopi.com Showbiz

Ish-gazetarja e televizionit “Fox News”, Courtney Friel, i është bashkuar listës së dhjetëra grave që e kanë akuzuar presidentin amerikan, Donald Trump, për sjellje të padëshirueshme seksuale ndaj tyre.

Në librin që do të publikohet javën e ardhshme, ajo pretendon se kreu i Shtëpisë së Bardhë e kishte ftuar atë në zyrën e tij për t’u puthur para se të bëhej president.

“Ti duhet të vish në zyrën time ndonjëherë, në mënyrë që të mund të puthemi”, i kishte thënë, sipas saj, Trump-i ish-gazetares, duke e vlerësuar si gruan më tërheqëse në televizionin “Fox News”.

Ish-gazetarja 39 vjeçe thotë në librin e saj se kjo ftesë i ishte bërë gjatë një bisede me telefon disa javë pasi e kishte shfaqur interesimin për të qenë anëtare e jurisë për garën e bukurisë “Miss Amerika”. Ajo thotë se ishte e shokuar nga kjo ftesë, e cila i kishte ardhur papritmas.

Ajo më pas i kishte thënë se të dy janë të martuar dhe e kishte ndërprerë telefonatën menjëherë, sipas përshkrimit në librin që ende nuk është publikuar.

Kjo nuk është gruaja e parë që e akuzon presidentin amerikan për sjellje të pahijshme dhe sulme seksuale. Në nëntor, Summer Zervos e akuzoi Trump-in për sulm seksual ndaj saj në një dhomë hoteli në vitin 2007.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se gratë që po e akuzojnë presidentin janë duke gënjyer, ndërsa vetë Trump-i ka deklaruar se disa prej tyre nuk kanë qenë mjaftueshëm tërheqëse që ta bëjnë atë t’i sulmojë seksualisht, shkruan “The Guardian”.

Genta Ismajli më në fund në një lidhje: Shihni si puthet me një mashkull (Video)

Periskopi.com Showbiz

Kanë kalur shumë kohë që kur këngëtarja Genta Ismajli është përfolur për një lidhje.

Këngëtarja ka ditur që për vite të tëra ta mbajë shumë mirë larg publikut jetën e saj private.

Mirëpo, fakti që nuk i kemi parë dikë përkrah duket se nuk nënkupton që një person i tillë mungon.

Prive.al ka arritur të sigurojë një video ku Genta shfaqet teksa shkëmben puthje me një mashkull.

Identiteti i tij aktualisht nuk dihet.

 

 

Biznesmeni shqiptar puth live një mashkull me maskë (Video)

Periskopi.com Showbiz

Provokimet e Eltonit gjatë qendrimit më shumë se dy mujor në Shqipëri kanë qenë të shumta, nisur nga lyerja e buzëve e fotot nudo, pa harruar ngacmimet dhe përplasjet me figurat politike.

Mirëpo në këtë ndalesë të fundit televizive, Eltoni dhuroi “surprizën” dhe provokimin e radhës, duke puthur në buzë një mikun e tij, që hyri i maskuar.

“Provokimi duhet për t’u thënë shqiptarëve që të puthet një mashkull me një mashkull nuk është asgjë që të të heqë mendjen… ose dy femra bashkë. Në gjatë gjithë ditës shohim femra të zbuluara, gjokset jashtë, “prapakolpet” siç thotë Kujtim Gjuzi jashtë, puthen e bëjnë gati dhe porno në media. Ndërkohë po të puthësh dikë të së njëjtës gjini bën lajm dhe unë dua që për herë të parë kjo të mos përbëjë lajm”, sqaroi ai.

Haradinaj pyet Anitën: Kur është hera e fundit që më ke puthur?

Periskopi.com Showbiz

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe gruaja e tij Anita sonte janë përballur me pyetje nga Ermal Mamqai për të parë se sa  enjohin njëri-tjetrin.

Në fund fare, Haradinaj  e pyeti gruan  e tij, transmeton Periskopi.

‘Kur është hera e fundit që më ke puthur’?

Anita: Në fillim të emisionit

‘Epo mirë, e paske mbajtë në mend’, tha Haradinaj duke qeshur.

Kujtojmë që Anita sapo hyri në emision, ia dha një puthje Haradinajt./Periskopi/

 

 

 

‘Jep një të puthur’, Ramush Haradinaj ia mëson stilin e veçantë Kejvinës

Periskopi.com Showbiz

Kejvina tashmë është kthyer në një nga vajzat më të pëlqyera për publikun shqiptar dhe shumë adhurues edhe e ndalojnë në rrugë e të tjerë e ngacmojnë. Kjo është kthyer në shqetësim për Kejvinën pasi një djalë edhe i ka kapur dorën për ta ndaluar.

Ermali i kërkoi kryeministrit Haradinaj t’i mësojë stile dhe teknika që Kejvina t’i përdorë kur t’i ndodhin ngjarje të tilla.

Kryeministri refuzoi ta bënte një gjë të tillë dhe tha. “Një që të kap dorën, jep një të puthur dhe shpëton”.

“Po pse sa veta do puth unë në ditë”, u përgjigj Kejvina

Aq sa të kapin për dore”, ja ktheu kryeministri duke shkaktuar të qeshura.

E puthi një femër tjetër pranë të dashurës së tij, por e pësoi keq

Periskopi.com Fun

Kjo është padyshim videoja më qesharake e vitit.

Kamera e puthjes, një lojë sociale që ndodh nëpër stadiume të ngjarjeve sportive në SHBA dhe Kanada, futi në sherr një burrë.

Burri u mahnit kur kamera e puthjes erdhi për të, duke e shfaqur në ekranin e madh të stadiumit atë dhe një femër të huaj afër tij – në vend të së dashurës së tij që ndodhej në anën tjetër.

Duke i treguar me gisht nga ekrani femrës pranë se ishin ata dy që do duhet të putheshin, ai e kapi dhe e puthi atë pa e pyetur dy here.

Ajo u nervozua fort dhe i ra shuplakë atij, ndryshe nga e dashura e tij e cila nuk u nervozua fare dhe qëndroi e qetë – eh madje qeshi me të kur ajo u nervozua.

 

Kë po e puth Bora Zemani (Foto)

Periskopi.com Showbiz

Ajo është një nga femrat më të komentuara shqiptare.

Bukuria e saj natyrale ka bërë që Bora Zemani të jetë në mesin e më të ndjekurave në rrjete sociale.

Derisa jemi mësuar ta shohim elegante me paraqitjet e saj televizive, po kaq joshëse ajo shfaqet edhe në jetën e përditshme.

Bora vjen tejet e ëmbël në një fotografi, derisa ka shkruar: T’putha!

Se kush po e fotografon dhe kujt po ia drejton këtë puthje, mbetet enigmë.