Zjarr në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gjilan (Video)

Periskopi.com Lajme

Objekti ndihmës i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gjilan në lagjen ‘Dardania’ është përfshirë nga zjarri.

Siç shihet në një video  flakët janë të përhapura në të gjithë objektin.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmoj që dje ka ndodhur një zjarr në një objekt ndihmës të QMF-së në lagjen Dardania. Në vendin e ngjarjes ka arritur Policia dhe Zjarrfikësit. Nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme të mëdha. Eksperti i zjarrit do t’i hetojë shkaqet e zjarrit”, ka thënë Hashani për Kallxo.

Vdekje e dyshimtë e një gruaje në Fushë Kosovë

Periskopi.com Lajme

Një viktimë femër është sjell pa shenja jetë në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Fushë Kosovë.

Vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.