Pamje të rralla: Rugova në Dragash pranë ‘Qenit Mollos Ilir’, racë të cilën serbët po e konsiderojnë të veten

Periskopi.com Lajme

Serbët po e quajnë racë të veten, por presidenti i ndjerë Rugova, qenin e Sharrit e quante ‘Qeni Mollos Ilir’, transmeton Gazeta Metro.

Gjatë ditës së sotme mediat serb raportuan se presidenti serb, Aleksandar Vucic, do t’i bëjë dhuratë homologut të tij rus, Vladimir Putin një këlysh të Sharrit, derisa ai do qëndrojë për vizitë në Serbi.

Bëhet fjalë për një këlysh tre muajsh i kësaj race, që rritet në territorin e Kosovës, gjegjësisht në malet e Sharrit, prej nga edhe mban emrin, ndërsa mediat serbe e konsiderojnë si racë të veten autoktone.
“Këlyshi ka pedigre serioze gjashtë gjenerata prapa. Fjala është për racën tonë më të vjetër autoktone, dhe dihet që presidenti Putin i do pikërisht këto raca”, ka thënë një burim nga presidenca serbe për gazetën serbe “Blic”.

Ndërkohë, presidenti historik Ibrahim Rugaova kishe botuar një shkrim në vitin 2004, për qenin e Sharrit që ai e quante Qeni Mollos Ilir, shkruan Gazeta Metro. Presidenti historik në atë kohë kishte këmbëngulur se kjo racë të quhet autoktone e Kosovës.

Gazeta Metro ka siguruar dhe një VIDEO të vitit 2002 në Dragash, ku shihet ish presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova afër qenit të sharrit, që ishte i pronarit Rabit Qamili, nga Gjilani. /gazetametro

https://video.gjirafa.com/video-1547670786-mp4