Sa janë të rrezikshëm qetësuesit?

Periskopi.com Shëndeti

Studimet tregojnë se marrja e qetësuesve rritë rrezikun për goditje ose atak të mundshëm në zemër.

Hulumtuesit vëzhguan 56 mijë të rritur  me hipertension dhe presion të lartë të gjakut, të cilët u monitoruan nga hulumtuesit e Universitetit “ Yang-Ming”, Tapei.

U shqyrtuan qetësuesit si ibuprofen, celecooxib, mefenamic acid, diclofenac dhe naproxen. Shumica e pacientëve nuk ishin në dijeni se qetësuesi u nxiste akoma më shumë shtimin e presionit të gjakut.

“Rezultatet tona japin informacion të rëndësishëm veçanërisht për pacientët me hipertension”, tha Dr. Chia Hsuin Chang.

Disa kardiologë kanë bërë po ashtu thirrje për mbajtjen nën kontroll të këtyre ilaçeve, pasi njerëzit që merrnin ibuprofen kishin 31% të rrezikshmërisë të një arresti kardiak.