JAVA: Qeveria Hoti i jep fund konfliktit të Kosovës me miqtë ndërkombëtar  

Periskopi.com Lajme

Kjo ishte java më e rëndësishme për Kosovën sivjet. Masat luftuese kundër përhapjes së koronavirusit u lehtësuan duke lejuar kthimin e normalitetit, ndërkohë që në Kuvend do të votohej Qeveria Hoti.

Pas më shumë se 120 ditësh në krye të Ekzekutivit, Albin Kurti do të largohej nga kjo pozitë duke mos bërë asnjë veprim të rëndësishëm në të mirë të vendit. Gjatë kohës si kryeministër, Kurti shërbeu më shumë si kryemilitant i partisë së tij duke shpërndarë konspiracione të pambështetura dhe gjuhë të dhunshme që nxiste urrejtje.

Të mërkurën u votua Qeveria Hoti, nga deputetët e LDK-së, AAK-së, Nismas dhe AKR-së. Me 61 vota për, 24 kundër dhe vetëm 1 abstenim, Hoti dhe ministrat e tij morën mandatin për të qeverisur me Kosovën në këtë periudhë të vështirë.

Hoti premtoi se do të ishte kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës, e se nuk do të vazhdonte kulturën e linçimit e të urrejtjes si paraardhësi i tij Kurti. Po ashtu, Hoti deklaroi që nuk do të hynte në konflikte me miqtë ndërkombëtar të Kosovës.

Kjo qasje natyrisht që nuk ishte aq pasionante dhe nuk nxiste nacionalizmin e tërbuar të shoqërisë tonë, por i ndihmoi vendit. Hoti menjëherë hoqi masën e reciprocitetit tregtar dhe MCC zhbllokoi 200 milionë eurot e destinuara për Republikën e Kosovës. Kryeministrit të mëparshëm Kurti nuk i bënte për një gjë të tillë.

Hot-opozita

Opozitarët e Avdullah Hotit do të jenë kundërshtarët e përbetuar në politikën tonë, Vetëvendosja me PDK-në.

Të dyja partitë e konsiderojnë Qeverinë Hoti si qeveri të dalë nga ndonjë marrëveshje mashtrimi. PDK-ja e Kadri Veselit e cilësoi Hotin si një “kopje të keqe të Albin Kurtin” dhe si “zëvendës të Kurtit” duke e sulmuar kryeministrin e ri me gabimet që i kishte bërë kryeministri i mëparshëm. Por, qasje të njëjtë ka edhe Lëvizja Vetëvendosje. Edhe kjo parti politike vazhdon ta cilësojë z.Hoti si një kryeministër “kukull” që kontrollohet nga presidenti Thaçi, kryetari i LDK-së Isa Mustafa, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq etj.

Hoti deri tash nuk është marrë fare me këto sulme ashtu siç nuk merrej në të kaluarën presidenti Rugova me sulmet e kundërshtarëve politikë.

Sidoqoftë, Hoti do të ketë një punë mjaft të vështirë para vetes duke parë problemet e shumta që i kanë lënë qeveritë e kaluara. Ndër më kryesoret është ndreqja e raporteve me miqtë ndërkombëtar, përfshirë ShBA-të, BE-në, Shqipërinë dhe vendet e tjera me të cilat u përplas Kurti, e para tij edhe Haradinaj.

Hoti në ekspozenë e tij para se të votohej si kryeministër premtoi edhe masa konkrete për të luftuar dëmet që i ishin shkaktuar ekonomisë së vendit gjatë kohës së pandemisë. Shuma e përmendur prej tij ishte 1,2 miliardë për vitet 2020 dhe 2021, e për të cilë nuk patën se çka të thonin liderët e opozitës, Kurti e Veseli.

Murat Jashari

Por, LDK-së gjatë kësaj jave iu theksua një tjetër problem veçse ekzistues: Vjosa Osmani. Ajo vazhdoi të kundërshtonte Qeverinë Hoti, ndërkohë që së fundi i doli kundër edhe heqjes së reciprocitetit tregtar ndaj Serbisë duke thënë se ajo ishte “heqje dorë nga pavarësia e Kosovës”.

Isa Mustafa pas votimit të Qeverisë deklaroi se do të diskutohej në Këshillin e Përgjjthshëm të partisë edhe mundësia e largimit të Osmanit nga LDK-ja, ndërkohë që Osmani kishte propozuar një ditë para votimit të Qeverisë Hoti, një qeveri tranzicionale.

Këtë propozim të Osmanit e kishte mbështetur Lëvizja Vetëvendosje, e cila parti madje edhe e kishte dhënë emrin e kryeministrit të ri. Ishte Murat Jashari.

Një gjë të tillë shumë analistë dhe kundërshtarë politikë të Vetëvendosjes e cilësuan si një tjetër veprim populist nga kjo parti që në kohë polarizimesh politike po e përdorte familjen emblematike të lirisë tonë për qëllime partiake.

Këshilltari i Kurtit, Driton Tali, i bën presion Nasim Haradinajt që ta rrëzojë Qeverinë Hoti

Periskopi.com Fun

Këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Driton Tali, në mëngjesin e sotëm kur pritet votimi i Qeverisë Hoti, po i bën presion Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që të veprojë kundër një veprimi të tillë. 

Ai e sheh një mundësi të tillë duke përdorur emrin e Goran Rakiqit, i propozuar për zv.kryeministër dhe ministër të Pushtetit Lokal nga partia Lista Serbe.

Por, duket se Talit nuk i ka penguar që anëtarë të Qeverisë Kurti ishin dy ministra nga Lista Serbe, përfshirë edhe Dalibor Jevtiqin e famshëm, shkruan Periskopi.

Tali ka shkruar: “Urime OVL e UÇK’ës Goran Rakič’in, zvkryeministër!” në statusin e fundit.


“Kallxona kush prej Listës serbe do të jetë zëvendës i joti?! Kjo është ka i intereson sidomos shoqatave të veteranëve të dalura nga UÇK.” – ka pyetur ndërkohë në një status tjetër ai.

Kujtojmë që nënkryetar i kësaj organizate të përmendur është Nasim Haradinaj. /Periskopi 

Qeveria Kurti: 8 njerëzit që u shquan më së shumti në mbrojtje të pushtetit të VV-së 

Periskopi.com Lajme

Qeveria Kurti po hyn në ditët dhe orët e fundit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lejonte formimin e një qeverie të re nga shumica e re parlamentare e kryesuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Por, kush ishin avokuesit më të zëshëm të Qeverisë Kurti?

Në këtë artikull, Periskopi iu sjell mbrojtësit më të mëdhenj të Qeverisë Kurti që në një mënyrë a tjetrën krijuan bujë të madhe në opinionin publik.

Natyrisht, për shkak të rrethanave të pandemisë, Kuvendi i Kosovës nuk pati seanca të zakonshme në të cilat do të shquheshin deputetët e rinj të Vetëvendosjes në Legjislaturën e VII si deputetë mazhoritarë.

Megjithatë, përtej Kuvendit nuk munguan njerëzit që mbrojtën pozicionet politike të Vetëvendosjes dhe Qeverisë, madje edhe kur ato ndërronin vazhdimisht.

Në këtë listë prej dhjetë emrave që mbrojtën më me bujë Vetëvendosjen, mungojnë deputetë dhe ministra të shquar të së kaluarës si Glauk Konjufca, e të cilët nuk ishin aq të pranishëm në debatin publik.

Madje, Konjufca kishte dalë kundër Kurtit sa i përket deklaratave të tij se “ShBA-të kishin bërë presion që të rrëzohej qeveria e tij”, e po ashtu kishte thënë se “Këshilltari Shkëlzen Gashi nuk do të kishte vend në kabinetin e tij” pas deklaratave kundërthënëse për UÇK-në dhe Dick Martyn.

Sidoqoftë, këta janë dhjetë personalitetet që u shquan më së shumti në mbrojtje të Qeverisë Kurti sipas Periskopit:

8.Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, kishte kontribuar shumë edhe gjatë zgjedhjeve elektorale të 6 tetorit për fitoren e Vetëvendosjes. Kjo parti arriti një tjetër rezultat të mirë në Mitrovicë, ndërsa Bahtiri përmendte vazhdimisht afërsinë me kandidadin e asokohshëm për kryeministër, Albin Kurtin duke thënë se “e njihte shpirtërisht atë”.

Sidoqoftë, një deklaratë e tij do të bënte bujë pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër.

Më 30 mars, vetëm pesë ditë pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, Bahtiri kishte përmendur edhe vëllavrasjet në rast se nuk do të shpalleshin zgjedhjet e reja në vend.

Kjo deklaratë – kishte thënë ai – se ishte nxjerrë nga konteksti. Megjithatë, presidenti Thaçi do ta bënte një denoncim në Prokurori për këtë deklaratë, pas së cilës Bahtiri do të merrej në pyetje.

Aktiviteti politik dhe prezenca në media në mbështetje të qeverisë së VV-së megjithatë ishte reduktuar për z.Bahtiri pas asaj deklarate.

7.Driton Tali

Edhe këshilltari politik i kryeministrit Kurti, Driton Tali, ishte mjaft aktiv në mbrojtje të Qeverisë së cilës i takonte dhe në sulm ndaj kundërshtarëve apo kritikëve.

Në një përpjekje për të sulmuar presidentin Thaçi, dhe duke kontestuar pasurinë e tij, Tali në mënyrë paksa të çuditshme kishte përmendur edhe “shtresën sociale” të tij si “fshatarësi e ulët” gjë që nxiti edhe reagime në rrjete sociale.

Blerim Latifi, profesori universitar, i kishte reaguar Talit duke thënë se gjatë kohës sa ky i fundit ishte deputet i AKR-së “kishte bërë servilizëm” ndaj vetë Thaçit duke e pritur me orë të tëra për një takim.

Tali kishte bërë padi ndaj Latifit, duke e fyer po ashtu në forma të ndryshme.

6.Elvis Hoxha

Elvis Hoxha është një tjetër këshilltar politik i kryeministrit Kurti që kishte bërë dhjetëra statuse në profilin e tij në Facebook në mbrojtje të kryeministrit Kurti, qeverisë, Vetëvendosjes dhe në sulme të ashpra ndaj kundërshtarëve politikë, sidomos LDK-së dhe presidentit Thaçi.

Në njërin prej statuseve të tij, ai i kishte quajtur votuesit e LDK-së dhe të PDK-së si të inkriminuar. Periskopi natyrisht që kishte raportuar për një gjë të tillë, pas së cilës Hoxha kishte reaguar duke dhënë një tjetër kuptim për këtë folje.

Sipas fjalorit të Oksfordit ky ishte definicioni i kësaj foljeje: “bëj (dikë) që të duket fajtor për ndonjë krim apo keq-bërje; fuqishëm të implikosh fajësinë e (dikujt).

Pra, në bazë të asaj çka kuptohet nga ky kuptim i ri i fjalës, Hoxha kishe nënkuptuar me këtë rast se votuesit e LDK-së dhe PDK-së thjesht “dukeshin” si kriminelë.

5.Vjosa Osmani

Vjosa Osmani ishte kandidate për kryeministre nga LDK-ja duke i rrezikuar seriozisht këtë pozitë kandidatit të VV-së, Albin Kurtit. Megjithatë, Osmani menjëherë pas formimit të Qeverisë nuk kishte pasur asnjë kritikë ndaj ish kundërkandidatit të saj të cilin e kishte kritikuar gjatë fushatës elektorale.

Ajo madje, i kishte dalë sërish kundër partisë së saj, duke mbrojtur pozicionet e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër shkeljes së Marrëveshjes për Bashkëqeverisje (tekst i shkruar, dhe i nënshkruar nga të dy liderët) me rastin e shkarkimit të një ministri nga LDK-ja.

Znj.Osmani po ashtu edhe në komentin që i drejtoi Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Thaçi i doli kundër mundësisë së partisë së saj për të formuar qeverinë.

4.Tomë Gashi

Avokati i njohur kosovar, Tomë Gashi, ishte bërë edhe më i njohur kur në shkurt të këtij viti sulmoi një lypës të quajtur Fatos në Prishtinë.

Gashi madje e kishte akuzuar lypësin se ishte pjesë e organizimeve kriminale e se punonte për njerëz me vetura të shtrenjta.

Por, Gashi kishte marrë pjesë në shumë e shumë emisione për të mbështetur Vetëvendosjen dhe qëndrimet e Qeverisë Kurti. Ai e kishte mbrojtur Kurtin edhe për rastin e Agon Musliut, të riut 26 vjeçar nga Gjilani, i cili kreu vetëvrasje te konviktet në Qendrën e Studentëve ku ndodhej i karantinuar kundër vullnetit të tij.

3.Durim Berisha

Këshilltari tjetër i Kurtit që bëri bujë të madhe në mbrojtje të pozicioneve të Qeverisë ishte edhe Durim Berisha. Kjo bujë ndodhi për shkak se Berisha në fakt kishte shkelur një qëndrim të tijin të mëhershëm dhënë në një opinion në gazetën Koha Ditore para pak muajsh kur besonte që lejohej formimi i Qeverisë edhe nga partia e dytë.

Berisha kishte deklaruar për ndërrimin radikal të qëndrimit se nuk e kishte “rishikuar” opinionin e tij.

Shumë komentues e kishin parë me dyshim një shfajësim të tillë nga këshilltari i kryeministrit.

2.Albulena Haxhiu   

Albulena Haxhiu ishte vazhdimisht njëra prej deputeteve më të zëshme të Vetëvendosjes. Ajo madje, në zgjedhjet e fundit të parakohshme i fitoi mbi 40 mijë vota, duke u bërë deputetja e tretë më e votuar në Vetëvendosje pas Konjufcës dhe Kurtit.

Por, Haxhiu nuk e ndali aktivitetin e saj në politikën ditore edhe pas emërimit si ministre e Drejtësisë.

Së fundi, Haxhiu e pranoi se kishte punuar për biznesmenin Faton Dalladaku, dhe kishte ofertuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimeve (AKP) si përfaqësuese ligjore.

Periskopi kishte gjetur se ajo madje ishte e përfshirë në një ofertë për Dalladakun që shkonte deri në 300 mijë euro.

Pa dyshim, ky pozicion i saji ishte mjaft e vështirë të mbrohej për shkak të qëndrimeve të ashpra kundër privatizimit që kishte pasur ndër vite Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ishte kritikuar po ashtu edhe për shkak të përdorimit të veturës zyrtare për dërgimin e njërit prej djemve të saj në çerdhe, por e kishte arsyetuar veprimin duke thënë se përveç ministre ajo ishte edhe nënë.

1.Haki Abazi

Pak njerëz kishin pritur që Haki Abazi të ishte aktivisti i dytë i Vetëvendosjes në Qeveri, pas Albin Kurtit. Abazi mori detyrën e zëvendëskryeministrit, megjithëse në zgjedhje nuk kishte dalë para dy emrave të shquar të kësaj partie, si z.Glauk Konjufca dhe znj.Albulena Haxhiu.

Po ashtu, në fushatën elektorale ai ishte përfshirë në një konflikt fizik pas një debati të nxehtë me kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqajn.

Abazi kishte qenë veçanërisht i ashpër në denoncimin e rolit të LDK-së, ish partnerit qeveritar, në Qeverinë Kurti.

Natyrisht, Abazi kishte denoncuar edhe rolin e presidentit Thaçi në politikën vendore ndërkohë që Avdullah Hotin, e kishte quajtur “servil si brisku”.

Zv.kryeministri bëri po ashtu dhjetëra (ndoshta qindra) statuse politike që rrisnin tensionet në mbrojtje të pozicioneve dhe vendimeve të Qeverisë Kurti.

Emra të tjerë që duhen përmendur janë edhe deputeti Mefail Bajqinovci, deputetja Arbërie Nagavci, shefi i deputetëve të VV-së, Rexhep Selimi dhe emra të tjerë./Periskopi

Menaxhmenti i RTK-së i reagon zëdhënësit të Qeverisë Kurti: Na lini të punojmë

Periskopi.com Lajme

Menaxhmenti i RTK-së e ka parë me shqetësim reagimin e zëdhënësit të qeverisë Perparim Kryeziu në lidhje me një kronikë të transmetuar në edicionin e mbrëmshëm të lajmeve.

Kronika është e realizuar në mënyrë profesionale dhe me burimet e duhura për një kronike lajmesh.

RTK nuk ka shpërfillur asnjë standard profesional në këtë kronike. Per çdo shkelje të supozuar qeveria do tëe duhej t’i drejtohej Komisionit të Pavarur të Medieve.

Thirrja me qellim frikesimi ndaj gazetarit të RTK-së nga zëdhënësi i qeverisë është e papranueshme dhe shkelë çdo parim etik dhe profesional.

RTK kërkon nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të reagojë ndaj kësaj ndërhyrjeje dhe njëherit i bën thirrje qeverisë që të mos e pengojë fjalën e lirë të medieve por të luftojë që përmes ligjeve ajo të mbrohet.

RTK për këtë ndërhyrje do të njoftojë edhe Federatën Evropiane të Gazetareve dhe Reporteret pa Kufij si dhe Rrjetin e Transmetuesve Evropian.

Ashtu siç e kemi potencuar vazhimisht ne thjeshtë raportojmë dhe nuk jemi palë.

Ndërkohë, ky ishte reagimi i z.Kryeziu:

JAVA: ‘Fitorja’ kundër koronavirusit, vendimi i Kushtetueses dhe Reciprociteti ‘shtesë’

Periskopi.com Lajme

Sot merr fund një javë dramatike në politikën vendore, një javë në të cilën ra maska e masave të luftës kundër pandemisë por po ashtu u tensionuan edhe më shumë raportet mes partive dhe institucioneve.

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e organizuan një protestë të ashtuquajtur “test-protestë” që provonte t’i bënte presion shtesë Gjykatës Kushtetuese e cila ishte në prag të marrjes së vendimit mbi dekretin e presidentit Thaçi që e nominonte mandatarin e LDK-së, Avdullah Hotin, për të formuar qeverinë e re.

Në këtë test-protestë morën pjesë 4-5 mijë qytetarë, e të cilët megjithëse qëndruan mbi disa pika të kuqe për të ofruar imazhin e respektimit të masave të distancimit social, në të vërtetë në shumë raste u afruan me njëri-tjetrin. Për fat të keq, dita e protestës qëlloi me shi, dhe protestuesit turmëzoheshin në distancë as 10 centimetra prej njëri-tjetrit. Njësoj ndodhi kur edhe kryeministri në detyrë, Kurti, doli në terracën e objektit të qeverisë së tij për t’i përshëndetur.

Maska e masave kundër përhapjes së pandemisë Covid-19 ra. Para se të niste kjo protestë, kolegët e të ndjerit Agon Musliu nga Gjilani kishin vendosur portretet e tij me mbishkrime të ndryshme për ta kundërshtuar harresën që iu bë vdekjes së tij. Kujtojmë se 25 vjeçari nga Gjilani vdiq në konviktet e Qendrës së Studentëve në Prishtinë ku ndodhej i karantinuar pa vullnetin e tij në emër të masave kundër përhapjes së pandemisë. Musliu ishte konsideruar fanatikisht thjesht si një trup që mund të infektonte të tjerët, por kështu nuk u konsideruan edhe mijëra vetë sosh që u lejuan të turmëzoheshin në shesh.

Ky përbënte një përdhosje të viktimave nga pandemia e po ashtu përdhosje të periudhës sa qytetarëve iu shkelën të drejtat dhe liritë në emër të kësaj lufte, shkruan Periskopi.

Më pas, Gjykata Kushtetuese nxori vendimin që i jepte të drejtë presidentit Thaçi duke konsideruar se dekreti ishte në përputhje me kushtetutën. I pari në zgjedhje nuk mund të bllokonte institucionet dhe nuk merrte të drejtën ekskluzive për formim të qeverisë. Folja “mund” e ndodhur në paragrafin e dytë të nenit 82 nuk ishte vetëm ndaluese por edhe lejuese.

Ky vendim u konsiderua “i papranueshëm” nga Kurti që linçoi gjyqtarët e saj si “vegla të Thaçit”. Kjo, pavarësisht që i njëjti institucion kishte rrëzuar dy presidentë, ia kishte pamundësuar PDK-së që ta kishte kryeministrin prej vitit 2014, i kishte gjetur shpërputhjet kushtetuese të marrëveshjes për “Zajednicën” e të tjera.

Paraprakisht, ndodhi një tjetër përplasje mes presidentit Thaçi dhe Vetëvendosjes. Thaçi akuzoi Xhelal Sveçlën dhe Haki Abazin se kishin shkuar në një Dhomë Përgjimesh në Telekom duke rrezikuar kësisoj sigurinë e informacioneve personale të qytetarëve të vendit. Kurti e mohoi një akuzë të tillë ndërkohë që Sveçla nuk e komentoi fare. Edhe në këtë rast, opinioni u nda në dysh sa i përket besimit dhe mos-besimit të akterëve politikë dhe nuk u mor me çështjen në fjalë.

Ndërkohë që sot, duke i pasur edhe orët e numëruara në krye të Ekzekutivit, Kurti mori vendimin për “reciprocitet shtesë” ndaj Serbisë. Reciprociteti doli se nuk ishte i plotë ashtu siç ishte thënë më herët. Është e qartë se kryeministri tashmë ka vepruar me qëllime elektorale.

Kurti e kishte përdorur reciprocitetin si një përpjekje për të përfituar popullaritet më të lartë edhe në të kaluarën, madje në forma të ndryshme. Nga reciprociteti politik ishte kaluar në reciprocitet tregtar. Më pas, ishte përmendur termi reciprocitet i plotë, e më pas i pjesshëm. Në fillim të shkurtit ishte thënë se taksa do të hiqej porsa të vendosej reciprociteti, e disa ditë më vonë se do të vendosej më 15 qershor. Më vonë e kishte ‘vendosur’ një reciprocitet që veçse ishte në fuqi, më 1 prill. E tash kemi “reciprocitetin shtesë”.

Në fakt, reciprociteti nënkupton kundër-masat ekzakte si ato të Serbisë, asgjë më pak dhe asgjë më shumë. Por, ja që ky nuk është aktualisht kuptimi i saj edhe për kryeministrin Kurti. /Periskopi

E pabesueshme: Këshilltari i Kurtit nga Shqipëria e linçon qytetarin e thjeshtë si në kohët mesjetare (Foto)

Periskopi.com Lajme

Këshilltari politik i kryeministrit në ikje Kurti, Elvis Hoxha, ka bërë një veprim të papranueshëm e të pabesueshëm në profilin e tij në Facebook. 

Ai ka prerë nga ekrani një koment të një qytetari të thjeshtë që nuk ka pozicion politik sikurse ai vetë dhe e ka vendosur në murin e tij ku ka mijëra ndjekës dhe simpatizantë të Vetëvendosjes.

Qytetari në fjalë duket se quhet Haxhi Berisha dhe thjesht ka shprehur kundërshtimin e tij me politikat e Qeverisë dhe në veçanti me z.Elvis Hoxha, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se “natyrisht që ai njeri është votues i Thaçit” të cilit ky nga Shqipëria “ia prish hesapet” ndërsa zv.kryeministri nga Lista Serbe ia ndreq”. Ky linçim përveçse fyen moralisht një qytetar të pabarabartë nga pozicioni po ashtu edhe e ekspozon atë nga dhuna potenciale prej aktivistëve e simpatizantëve të partisë së tij.

Një qasje e tillë që fyen e linçon qytetarët e thjeshtë për shkak të bindjeve politike nuk do të duhej të tolerohej në asnjë vend të botës./Periskopi 

78 ditë në pushtet: Kurti i bëri 62 statuse në FB me 26,209 fjalë, dhe qëndroi 8 orë e 3 min në tv-të e Prishtinës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë Albin Kurti njihet si një orator i rryer, por po ashtu edhe si politikan që shkel fjalët e tij të dikurshme. Madje, se flet bukur nuk e kanë mohuar asnjëherë as oponentët e tij politikë. Por, duket se vetë Kurti është aq i entuziazmuar me veten sa një pjesë shumë të madhe të kohës së shkurtër në pushtet e ka kaluar – duke folur.

Sot është dita e 78 e Albin Kurtit si kryeministër, dhe e 25-ta si kryeministër në detyrë. Nga kjo periudhë e shkurtër kohe, ai ka zhvilluar shumë konferenca për media, ka folur shpesh në seancat në Kuvend – ku ka harxhuar kohë madje edhe duke dëgjuar shumë fjalime patetike nga deputetë – pastaj ka bërë intervista për shtypin ndërkombëtar, e intervista për televizionet e tona lokale.

Vetëm në televizionet tona lokale ai ka qëndruar para kamerave për 8 orë e 3 minuta gjithsej. Së fundi, në intervistën e RTV Dukagjinit, kryeministri në detyrë qëndroi për hiç më pak se 2 orë e 44 minuta.

Përgjatë kësaj periudhe kohe të Kurtit në pushtet, ai ka bërë në faqen e tij në Facebook hiç më pak se 60 statuse – pa numëruar paralajmërimet e emisioneve dhe adresimet e shumta për qytetarë dhe fjalimet e ndryshme.

Nga këto 60 statuse, ai ka shkruar gjithsej 26 mijë e 209 fjalë – duke konsumuar një pjesë tjetër tepër të madhe të kohës së tij si kryeministër.

Kurtit vazhdimisht i është përmendur relacioni me publikun (marketingu) si një prej armëve më të forta në politikë, por megjithatë, koha e kaluar para televizorëve tanë është aq e madhe sa nuk besohet që atij i mbetet shumë kohë për të punuar jashtë kamerave.

Natyrisht, kjo kohë e kaluar para mediave nuk përfshin gabimet e ndryshme e rikorrigjimet, përgatitjet para kamerës dhe shkrimet e tekstit për ta lexuar më pas, e kështu me radhë.

 

19 prill: Status në Facebook me 160 fjalë

19 prill: Status në Facebook me 103 fjalë

17 prill: Intervistë në RTV Dukagjini, 2 orë e 44 minuta

16 prill: Adresim qytetarëve, 7 minuta e 10 sekonda

16 prill: Status në Facebook me 252 fjalë

16 prill: Status në Facebook me 60 fjalë

16 prill: Adresim qytetarëve, 1 minutë e 24 sekonda

15 prill: Status në Facebook me 361 fjalë

14 prill: Status në Facebook me 1241 fjalë

12 prill: Adresim qytetarëve, 3 minuta e 31 sekonda

11 prill: Status në Facebook me 129 fjalë

9 prill: Status në Facebook me 330 fjalë

9 prill: Intervistë në Click, 58 minuta e 20 sekonda

9 prill: Status në Facebook me 154 fjalë

8 prill: Status në Facebook me 316 fjalë

6 prill: Status në Facebook me 216 fjalë

5 prill: Adresim qytetarëve, 4 minuta e 36 sekonda

3 prill: Status në Facebook me 422 fjalë

2 prill: Status në Facebook me 141 fjalë

1 prill: Status në Facebook me 577 fjalë

31 mars: Intervistë për Desk, 1 orë e 48 minuta

29 mars: Adresim për qytetarë, 8 minuta e 45 sekonda

29 mars: Status në Facebook me 552 fjalë

28 mars: Status në Facebook me 180 fjalë

27 mars: Status në Facebook me 112 fjalë

27 mars: Status në Facebook me 105 fjalë

26 mars: Status në Facebook me 194 fjalë

25 mars: Status në Facebook me 110 fjalë

25 mars: Status në Facebook me 545 fjalë

24 mars: Status në Facebook me 388 fjalë

23 mars: Status në Facebook me 407 fjalë

23 mars: Status në Facebook me 220 fjalë

22 mars: Status në Facebook me 99 fjalë

21 mars: Adresim qytetarëve, 3 minuta e 3 sekonda

20 mars: Status në Facebook me 77 fjalë

19 mars: Status në Facebook me 280 fjalë

16 mars: Adresim për qytetarë, 2 minuta e 6 sekonda

16 mars: Status në Facebook me 451 fjalë

15 mars: Status në Facebook me 150 fjalë

15 mars: Status në Facebook me 161 fjalë

12 mars: Fjalim në Kuvend, 16 minuta e 28 sekonda

10 mars: Status në Facebook me 299 fjalë

9 mars: Status në Facebook me 1 mijë e 81 fjalë

8 mars: Status në Facebook me 233 fjalë

7 mars: Status në Facebook me 1248 fjalë

6 mars: Status në Facebook me 1408 fjalë

5 mars: Fjalim në FSK, 7 minuta e 34 sekonda

5 mars: Status në Facebook me 1975 fjalë

4 mars: Status në Facebook me 700 fjalë

3 mars: Status në Facebook me 159 fjalë

2 mars: Status në Facebook me 469 fjalë

29 shkurt: Status në Facebook me 1574 fjalë

28 shkurt: Status në Facebook me 334 fjalë

27 shkrut: Konferencë për media, 28 minuta e 24 sekonda

27 shkurt: Status në Facebook me 244 fjalë

27 shkurt: Status në Facebook me 68 fjalë

24 shkurt: Status në Facebook me 176 fjalë

22 shkurt: Status në Facebook me 64 fjalë

21 shkurt: Status në Facebook me 343 fjalë

20 shkurt: Status në Facebook me 942 fjalë

19 shkurt: Status në Facebook me 1846 fjalë

17 shkurt: Adresim për qytetarë, 2 minuta

14 shkurt: Status në Facebook me 212 fjalë

13 shkurt: Status në Facebook me 991 fjalë

12 shkurt: Intervistë në Rubikon, 1 orë e 38 minuta

11 shkurt: Status në Facebook me 289 fjalë

10 shkurt: Adresim për qytetarë, 5 minuta e 14 sekonda

8 shkurt: Status në Facebook me 63 fjalë

7 shkurt: Status në Facebook me 96 fjalë

6 shkurt: Status në Facebook me 316 fjalë

6 shkurt: Status në Facebook me 134 fjalë

6 shkurt: Status në Facebook me 102 fjalë

4 shkurt: Intervistë në RTK, 55 minuta

4 shkurt: Status në Facebook me 82 fjalë

3 shkurt: Status në Facebook me 348 fjalë

3 shkurt: Status në Facebook me 3001 fjalë

Qeveria Kurti: Përveç deve-rritësve, liri të lëvizjes për detarë, ndërtues anijesh kozmike e aeroplanësh

Periskopi.com Lajme

Masat e reja e të rrepta që u vendosën nga Qeveria e Kosovës kanë befasuar shumë qytetarë të vendit, dhe pjesëtarë të sferës publike – por përkundër ashpërsisë, ato del se nuk janë menduar aspak pasi përmbajnë leje-qarkullim për industri e prodhues që në Kosovë NUK EKZISTOJNË.

Një alarm të tillë e ngre edhe analisti politik Adri Nurellari, i cili tregon në një postim në Facebook se kjo qeveri përveç rritësve të deleve e gamileve, ka lejuar qarkullim të lirë edhe për industrinë kosovare të detarisë, dhe për atë hapësinore. Po ashtu, është lejuar që të qarkullojnë lirshëm edhe ndërtuesit e anijeve, dhe prodhuesit e aeroplanëve dhe anijeve kozmike.

“Këta sektorë të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës, do të vazhdojnë me sukses e në mënyrë konkurruese që të prodhojnë anije që çajnë oqeanet dhe qiejt e botës.” – ironizon me vendimin skandaloz të Ministrisë së Shëndetësisë, z.Nurellari, përcjell Periskopi.

Por, e çuditshmja është se Qeveria ka lejuar fatkeqësisht edhe veprimtari si gjuetia, hapja e pusive, dhe veprimtari të tjera shërbyese.

Shumë qytetarë nuk e kishin pritur që Qeveria të merrte masa që kufizonin lirinë e lëvizjes për 22 orë e gjysmë në ditë, duke i lejuar të dilnin për vetëm një orë e gjysmë. Megjithatë, ktë gjithë kishin besuar se prapa saj qëndronte qëllimi i mirë i parandalimit të përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo, këto vendime qesharake të lirisë së lëvizjes hapin mundësinë që kjo qeveri në fakt të mos ketë menduar fare për masat e ndërmarra dhe implikimet serioze që mund të kenë në jetën e qytetarëve.

Më poshtë e keni të plotë statusin e z.Nurellari:

1 muaj i plotë i Kosovës me Koronavirus: Gjithçka që ndodhi prej 13 mars e deri më 13 prill

Periskopi.com Lajme

Sot mbushet një muaj i plotë prej që u shënuan rastet e para me koronavirus në Kosovë, e po ashtu u morën edhe masat e para restriktive nga Qeveria.

362 qytetarë të Kosovës deri tash janë konfirmuar me Covid-19, 7 prej të cilëve për fat të keq kanë vdekur. Por, çka ndodhi gjatë kësaj periudhe njëmujore kohe dhe si shkoi trajektorja, mësojeni ekskluzivisht në Periskopi.com.

13 mars 2020, ora 16:00 | Kryeministri Albin Kurti mban një takim dyorësh me presidentin Hashim Thaçi. Ky takim ishte raportuar se kishte shkuar mirë, ndërkohë që ishte ndërprerë nga një thirrje telefonike që e kishte pranuar kryeministri Kurti: koronavirusi kishte mbërritur në vendin tonë. Ishte i 13-i dhe e premte, dhe bestytnia – e thënë edhe me gojën e kryeministrit Kurti – qëlloi në shenjë: As Kosova nuk i shpëtoi këtij taksirati.

13 mars 2020, ora 18:00 | Ministri i Shëndetësisë, Dr.Arben Vitia, njoftoi në konferencë për media se dy teste nga pesëmbëdhjetë sosh kishin rezultuar pozitive. Një plak nga Vitia dhe një italiane e re nga Klina u bënë pacientët e parë me këtë sëmundje infektive.

13 mars 2020, rreth orës 19:00 | Kryeministri Kurti i shpall luftë përhapjes së Covid-19shit duke aprovuar masat e propozuara nga Komiteti për Emergjenca, që udhëhiqej nga Ministria e Shëndetësisë. Do të mbylleshin menjëherë kafenetë, baret, restorantet, e dyqanet me artikuj joesencialë. Qytetarëve iu bëri apel që të rrinin në shtëpi.

14 mars 2020, rreth orës 14:30 | Ministri Arben Vitia konfirmon edhe tri raste pozitive me Covid-19, duke e çuar numrin e të infektuarve në pesë. Qytetarët zbatojnë kënaqshëm masat e ndërmarra nga Qeveria dhe rrinë të ngujuar në shtëpi.

16 mars 2020, rreth orës 16:00 | Konfirmohen edhe dy raste të tjera, duke bërë që numri i përgjithshëm të shkojë në 7. Megjithatë, qytetarët dalëngadalë e tretin panikun duke parë që nuk kishte shpërthim rastesh si në vendet e tjera. Raportohen shumë lëvizje nëpër rrugë e sheshe, pikniqe në Gërmi e Park të Qytetit në Prishtinë, pushime në Prevallë e Brezovicë, e të tjera.

17 mars 2020, rreth orës 1 pas mesnate | Konfirmohet edhe një rast me koronavirus, por megjithëse numri shkoi vetëm në 8 gjithsej, një qytetar i vendit kishte më së shumti frikë, kryeministri Albin Kurti.

18 mars 2020, nuk dihet ora | Ani që shumë pak testime po bëheshin shkaku i kapacitetit të vogël të Kosovës, dhe për më keq pa testuar kishin mbetur edhe punëtorët e Emergjencës në Viti me të cilët kishte pasur kontakt direkt një i infektuar – testimin e kishte kryer kryeministri Albin Kurti bashkë me gjithë stafin e tij.

18 mars 2020, pasdite | Kryeministri Kurti me një vendim të papritur shkarkon ministrin e tij të Punëve të Brendshme, z.Agim Veliu – pas një deklarate që gjoja se përhapte panik për koronavirusin ndër qytetarë. Qytetarët u panikuan pikërisht nga mundësia reale që të rrëzohej qeveria, pasi tashmë ishte shkelur Marrëveshja për Bashkëqeverisje.

18 mars – 25 mars, orët e mbrëmjes | Vetëvendosje organizon protestë simbolike duke i shtyrë qytetarët që të godisnin tenxheret dhe fërteret e tyre si kërkesë për mos-rrëzimin e Qeverisë.

Në fakt, kjo nisi më herët dhe po bëhej si shenjë mirënjohjeje e përshëndetjeje për mjekët dhe infermierët e vendit tonë.

19 mars 2020, pasdite | LDK vendos të çojë në Kuvend mocionin e mosbesimit kundër Qeverisë Kurti. E quan të papranueshëm shkarkimin e Veliut dhe po ashtu thotë se kryeministri kishte rrezikuar aleancën e vendit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Koronavirusi mbeti në plan të dytë.

24 mars 2020 | Qeveria e Kosovës ndalon qarkullimin për qytetarë prej orës 10 të mëngjesit e deri në 4 pasdite, dhe prej 8 pasdite e deri në orën 6 të mëngjesit. Kjo masë u cilësua si jokushtetuese dhe e papërgjegjshme sepse krijonte mundësinë e fluksit të qytetarëve në orët kur qarkullimi ishte i lejueshëm.

25 mars 2020, gjithë ditën | Në një seancë të gjatë të Kuvendit të Kosovës, deputetët pasi folën mirë e mirë, vendosën që me 85 vota për ta rrëzonin qeverinë e Kosovës. Vetëvendosje do të gjykonte moralisht një veprim të tillë, duke thënë se nuk duhej të rrëzohej qeveria në kohë pandemie.

26 mars 2020, pas mesnate | Shkarkohet zv.kryeministri i parë i Qeverisë Kurti, Avdullah Hoti, pa u dhënë asnjë arsye.

26 mars 2020, e tutje | Nisi një fushatë  e egër në rrjetet sociale kundër figurave të larta të Lidhjes Demokratike nga ana e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk u kursye as kryetari Isa Mustafa, por as z.Avdullah Hoti. E nuk u kursye as i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e as ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett.

27 mars 2020 | Duke parë se kryeministri Kurti për qëllime elektorale po vazhdonte ta polarizonte vendin duke thënë se “kishte marrëveshje sekrete mes Kosovës dhe Serbisë për shkëmbim territorial”, ShBA e përgënjeshtroi një gjë të tillë përmes Richard Grenellit, Matthew Palmerit dhe Philip Kosnettit. Ata e thanë troç e qartë: “Nuk ka një marrëveshje të tillë”.

27 mars 2020 | Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tregon se në Kosovë ishin 79 raste të konfirmuara me koronavirus.

28 mars 2020 | Qeveria tashmë në detyrë ndryshon orarin e ndalimit të qarkullimit, duke e bërë thjesht prej orës 5 të mbrëmjes e deri në 6 të mëngjesit. Sidoqoftë, edhe kjo masë cilësohej si jo-kushtetuese dhe ishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga Presidenti Hashim Thaçi.

31 mars 2020 | Vendi nuk ndodhej më vetëm në krizë politike, shëndetësore e ekonomike. Ai hyri edhe në një krizë kushtetuese pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi si anti-kushtetues vendimin e Qeverisë Kurti për ndalimin e qarkullimit të qytetarëve.

4 prill 2020 | Dy komunat me shumicë serbe në Kosovë ishin futur në karantinë pas rasteve të para me Covid-19. Por, këtë gjë nuk e kishte bërë Qeveria Kurti – që i jepte zor të madh sa ishte në opozitë me kauza të ndryshme nacionaliste. U raportua se shumë mjekë nga Serbia kishin qenë në këto dy komuna, ndërkohë që sovraniteti i Kosovës rrudhej e rrudhej. Kriza politike, shëndetësore, ekonomike e kushtetuese u rrit edhe me një krizë edhe më të thelluar sovraniteti.

12 prill 2020 | U konfirmuan për një ditë të vetme 79 raste me koronavirus. Kina e 1,5 miliardë banorëve ndërkohë, i kishte pasur vetëm 20 raste më shumë se Kosova, 99.

Qeveria Kurti rrezikon Kosovën me padi milionëshe në Arbritrazh: Kjo paralajmërohet nga SHER-i

Periskopi.com Lajme

Qeveria në detyrë gjatë ditës së djeshme ka nënshkruar një urdhëresë në të cilën ndalon punën për ndërtuesit e hidrocentraleve në vendin tonë. Një vendim i tillë, i nënshkruar me lehtësi nga ministrja Rozeta Hajdari, ish vartëse në Qeverinë Thaçi dikur, del se mund t’i kushtojë buxhetit të Republikës tonë miliona euro.  

Është e drejtë të thuhet se pa investimet e huaja direkte e indirekte, Kosova asnjëherë nuk do të arrijë që të ulë nivelin e papunësisë e të varfërisë, dhe nuk do të arrijë asnjëherë që të zhvillohet ekonomikisht me një ritëm më të lartë. Pra, politikanët tanë mund të flasin çfarë të duan, por zhvillimi i vendit dhe hallet kryesore të qytetarëve janë në fakt në dorën e tjetërkujt: investitorëve.

E ndërsa Serbia është shpallur dy herë në tri vitet e fundit si shteti më i mirë në botë për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, Kosova po shkon nga keq në më keq e më keq.

Tensionet politike vazhdimisht kanë penguar investitorët që të vijnë e të investojnë në vendin tonë – duke hapur vende pune, e duke rritur të hyrat për buxhetin tonë.

Por, janë edhe vendimet politike ato që dinë të hapin telashe të panevojshme dhe të trembin investitorët. Së fundi, një vendim i marrë nga Qeveria Kurti – e ku ndalohet puna për ndërtuesit e hidrocentraleve të vendit – mund ta çojë vendin drejt një teposhtëze të re ekonomike, me trembje investitorësh dhe miliona euro borxhe.

Shoqata e Energjisë së Ripërtërishme (ShER) në një letër të saj drejtuar kryeministrit Kurti ka treguar gjëra mjaft shqetësuese, e po ashtu ka paralajmëruar padi, e që vendit tonë mund t’i kushtojë miliona.

“Asnjë ligj, rregullore ose akt tjetër normativ nuk ka fuqi retroaktive ose nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive në dëm të investitorit të huaj ose një investimi të investitorit të huaj. Nëse, investitori i huaj ka bërë investim në Republikën e Kosovës, dhe brenda periudhës pesë (5) vjeçare, menjëherë pas bërjes së investimit, ndonjë dispozitë e këtij ligji ndryshohet ose revokohet, dhe kjo ka ndikim negativ në investitorin e huaj ose investimin e tij, atëherë investitori i huaj ka të drejtë në kompensim nga Qeveria e Republikës së Kosovës sipas nenit 8 paragrafi 2. të këtij ligji, për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e ndryshimit, revokimit ose nxjerrjes së një akti të tillë. Ky privilegj i investitorit të huaj i jepet atij dhe mund të zbatohet menjëherë pas bërjes së investimit në Republikën e Kosovës.

Në bazë të kësaj edhe me Nenin 2 dhe 44 të Marrëveshjes për Blerje të Energjisë, përmban klauzolën se investitori në proces të arbitrazhit do të dëmshpërblehet për koston investive por, edhe për fitim e humbur.” – shkruhet në atë letër.

Kjo shoqatë ka deklaruar se ka kaluar të gjitha filtrat e institucioneve të vendit dhe janë pajisur me lejet e nevojshme për të kryer punimet në hidrocentrale. Më tej, ata kanë thënë edhe se puna e tyre ka ulur kërkesën për energji nga Republika e Serbisë, prej të cilit furnizohet pashmangshëm ende vendi ynë. /Periskopi

LETRA E PLOTË E SHOQATËS SË ENERGJISË SË RIPËRTËRISHME:

Përmes medieve elektronike jemi njoftuar se pritet të merret një vendim për ndalimin e punimeve të Hidrocentraleve në Kosovë, ku shumica prej tyre janë afër përfundimit sipas kushteve dhe afateve ligjore.

Na lejoni të ju informojmë se procesi i ndërtimit të hidrocentraleve ka filluar që nga viti 2006, dhe në vitin 2010 janë dhënë lejet dhe autorizimet e para për ndërtimin e tyre.

Ndërtimi i tyre zanafillën e saj e ka nga obligimet e Komunitetit të Energjisë, dhe Vendimi i Këshillin të Ministrave i Komunitetit të Energjisë, për caktimin e caqeve obligative që janë vendosur që Kosova duhet ti arrijë deri në vitin 2020.

Ministria e Energjisë dhe Minierave, fillimisht, në konsultim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë, në vitin 2007 dhe pastaj në vitin 2013 me Udhëzim Administrativ ka caktuar caqet e BRE-ve, ku hidrocentraleve të vogla ju ka dhënë hapësirë deri në 240 MW, e as gjysma e tyre nuk ka mundur të arrihet.

Direktiva e BE nr. 72 / 2009 ka caktuar që procesi i ndërtimit të BRE-ve duhet të zhvillohet përmes procesit të autorizimit. Ne si zhvillues vendor të projekteve, me partneritete të jashtme kemi filluar me hulumtimet dhe studimet e nevojshme, dhe pas kompletimit të më shumë se 20 lejeve të lëshuara nga të gjitha Institucionet e Republikës së Kosovës, të nivelit qendror dhe lokal, jemi pajisur me Leje të ndërtimit dhe autorizime finale.

Investimet ne këto projekte është dashur të bëhet përmes ekuitetit dhe të kredive bankare, ku për më shumë se 2 vite negociata me bankat ne kemi arritur të marrim edhe kreditë bankare me norma të larta të interesit.

Projektet janë ndërtuar, apo janë duke u ndërtuar kryesisht nëpër zona malore të pa shfrytëzuara dhe me ndikime minimale sociale e mjedisore, përjashtimit ndonjë projekti të veçantë që ka mundur të ketë ndonjë impakt edhe pse janë ndërtuar larg burimeve të ujit të pijshëm.

Qëllimi i Shtetit të Kosovës fillimisht ishte te arritja e caqeve dhe zhvillimi i sektorit të energjisë dhe ndërtimi i hidrocentraleve dhe projekteve të erës dhe solare, ishte synim dhe qëllimi kryesor. Ne si kompani edhe me partneritete ndërkombëtare nga USA, Austria, Gjermania e Sllovenia etj., pas shumë vështirësive kemi arritur të fillojmë dhe t’i ndërtojmë këto projekte edhe pse, kostoja e investimet të tyre ishte mjaft e lartë, dhe kthimi i investimet mund të vije tek pas vitit të 8 të gjenerimet, ndërsa kontrata është vetëm për 10 vite.

Për më tepër pas shumë diskutimeve dhe EBRD dhe IFC kemi arritur që të sigurojmë edhe Marrëveshjen për Blerje të Energjisë e cila është lidhur me KOSTT, dhe kjo marrëveshje është bërë “bankable”, ku bankat komerciale kanë filluar edhe të na financojnë me gjithë kushtet e vështira për mbulimin me kolateral kemi hyrë në marrëdhënie kontraktuale me bankat, ndërsa partnerët tanë investitor të jashtëm kanë mbrojtje nga shtetet e tyre.

Çdo vendim që mund të merret tani, kur pothuajse janë përfunduar shumica e punimeve, përjashtimit ndonjë projekt specifik, do të kishte konsekuenca të mëdha ligjore e kontraktuale pasi që çdo investitor në Kosovë është i mbrojtur edhe përmes Ligjit për Investime Nr. 04/L-220 ku në nenin 6 par. 2 fuqizohet mbrojtja e investitorëve si në vijim:

Asnjë ligj, rregullore ose akt tjetër normativ nuk ka fuqi retroaktive ose nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive në dëm të investitorit të huaj ose një investimi të investitorit të huaj. Nëse, investitori i huaj ka bërë investim në Republikën e Kosovës, dhe brenda periudhës pesë (5) vjeçare, menjëherë pas bërjes së investimit, ndonjë dispozitë e këtij ligji ndryshohet ose revokohet, dhe kjo ka ndikim negativ në investitorin e huaj ose investimin e tij, atëherë investitori i huaj ka të drejtë në kompensim nga Qeveria e Republikës së Kosovës sipas nenit 8 paragrafi 2. të këtij ligji, për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e ndryshimit, revokimit ose nxjerrjes së një akti të tillë. Ky privilegj i investitorit të huaj i jepet atij dhe mund të zbatohet menjëherë pas bërjes së investimit në Republikën e Kosovës.

Në bazë të kësaj edhe me Nenin 2 dhe 44 të Marrëveshjes për Blerje të Energjisë, përmban klauzolën se investitori në proces të arbitrazhit do të dëmshpërblehet për koston investive por, edhe për fitim e humbur.

Ne jemi duke punuar në kushte të vështira, ku deri më tani janë punësuar më shumë se 2000 punëtorë të rregullt dhe punëtorë gjatë ndërtimit qoftë përmes kompanive kontraktuese qofte direkt, të cilët marrin paga dhe mbajnë familje. Përveç se zvogëlojmë dukshëm importin e energjisë e që mbi 90 % importohet nga Serbia, zvogëlojmë ndotjen emetimin e CO2 ndotjen e ajrit dhe të lumenjve që është e kundërta e asaj që propagandohet në mënyre te egër se hidrocentralet ndotin lumenjtë. Për me tepër kompanitë tona janë taksapagues të rregullt ku paguhen qindra mijëra euro buxhetit të vendit. Ndërsa investimet tona janë kryesisht të kapitalit vetanak dhe me kredi me norma mjaft të larta të interes dhe të mbuluara me kolateral mbi 200 % të vlerave të kredituara.

I nderuar Kryeministër dhe Ministër ju lusim që të vlerësoni në mënyrë të paanshme projektet edhe legjislacionin pasi që ne kemi kaluar nëpër një sërë filtrash me më shumë se 20 leje të lëshuara nga insitutucionet lokale e qendror të Republikës së Kosovës. Po ashtu na lejoni të ju informojmë se në rast të ndonjë vendimi arbitrar, pasojat dhe dëmet që mund të shkaktohen për të gjitha palët do të ishin mjaft të mëdha sidomos për Buxhetin e Republikës së Kosovës, pasi që çdo projekt është i pajisur me të gjitha lejet dhe në pajtim me legjislacionin në fuqi.

 

Qeveria Kurti nuk i përfshiu në pakon emergjente, veteranë e UÇK’së paralajmërojnë protesta

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës, me 30 mars ka miratuar një vendim me anë të së cilit, kategori të ndryshme, biznese, do të përkrahen financiarisht përmes pakos emergjente, në kohën kur vendi dhe e mbarë bota po përballen me pandeminë globale Covid-19. Ndërsa shuma e përgjithshme e kësaj pakoje emergjente arrin në 170.6 milionë euro.

Në mesin e atyre që kanë kërkuar të bëhen pjesë e kësaj pakoje, janë edhe organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në krye me Hysni Gucatin i kanë kërkuar Qeverisë që veteranët e luftës të kenë një bonus prej 100 eurove, si dhe disa kërkesa të tjera. Mos përfshirja e tyre dhe neglizhenca që po i bën shteti aktualisht, sipas Gucatit do t’i bëjë që të dalin në protesta.

Gucati në një prononcim për IndeksOnline, ka treguar se veteranët e UÇK-së edhe aktualisht me paratë që marrin nga shtetit prej 170 eurove, e kanë të pamundur t’i kryejnë obligimet dhe shpenzimet e tyre, e lërë me tani.

Gucati me shqetësim ka marrë lajmin që OVL e UÇK-së nuk do të përfshihet në këtë pako emergjente, dhe sipas tij me këtë veprim ekzekutivi i vendit nuk ua njeh meritat atyre që dhanë çdo gjë për ditët që sot gëzojmë.

” Kam fol me Gazmend Sylën, më ka treguar se nuk janë të përfshira këto kategori. Kjo qeveri nuk i njeh këta njerëz që kanë dhënë kontribut, që kanë dhënë gjymtyrët për të këtë vend, kjo ka qenë kërkesa jonë për tu dal në ndihëm dhe ne kemi kërkuar që të paktën për 2 muaj tu shtyhen kredit e tyre se e dimë që shumë prej tyre janë me kredi. Po ashtu kemi kërkuar që për tu bëhet pagesë për dy muaj”, tha Gucati.

Ai tutje e ka quajtur të turpshëm këtë vendim të qeverisë.

“Përgjigje kemi marrë, që këto kategori nuk janë të përfshira, dhe nuk janë në planin tonë. Ky është turp për një ministër i cili thotë se nuk mund të përfshihen, ky është turpi më i madhi që ekziston për një qeveri”, theksoi Gucati.

Gucati tutje ka komentuar edhe largimin e avokatit Gazmend Halilajt, i cili ditë më parë ka thënë se për shkak të kësaj kërkese të kryesisë së OVL UÇK-së do të largohet nga kjo organizatë dhe nga të gjitha struktura e saj.

“Gazmend Halilajn nuk e njoh, tek ne nuk është as anëtar e as i përfshirë, mund të jetë veteranë, është e drejtë e tij, nuk është pjesë e asnjë strukturore. Ka të drejtën e tij të deklarohet”, tha Gucati.

Ai i ka dërguar një apel kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke i thënë që të mos shfrytëzoj situatën e pandemisë, pasi që ai së bashku me veteranët e tjerë, për të kundërshtuar këtë mos përfillje do të dalin të protestojnë.

“Unë i kisha ba apel kryeministrit, dhe qeverisë që mos të shfrytëzojnë këtë situatë, se ne do të organizojmë protesta, nuk e përjashtoj këtë mundësi, e protestave edhe pse ka epidemi,kjo nuk do të tingëllojë mirë, se kjo qeveri po bën anashkalimin, ne jemi ata që me gjakun tonë kemi pru çdo qeveri, ua kemi mundësuar të qeverisin. Ne e dimë që nuk ka shumë pare, por ka mundur të paktën 100 euro bonus tua ndaj çdo veterani, kaq ka mundur të bëj”, përfundoj Gucati.

Kujtojmë se çështja e veteranëve dhe verifikimit i listave të tyre për një kohë të gjatë ka qenë kryetemë në Kosovë, duke u përfolur shumë për fryrje të këtyre listave. Aktualisht nga buxheti i shtetit të Kosovës, paguhen rreth 40 mijë veteranë.

“Gjakderdhja”: Avdullah Hoti denoncon gjuhën e dhunshme të Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti ka reaguar pas përmendjeve të sërishme të fjalës “gjakderdhje” dhe të gjuhës së dhunës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje që po kërkon të shfajësohet pas karantinimit të dy komunave veriore serbe nga Qeveria e Serbisë. 

Hoti ka deklaruar se “populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes,” dhe se nuk do të kishte gjakderdhje tjetër.

“Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.” – shkruan z.Hoti, përcjell Periskopi.

I përmenduri i LDK-së për kryeministër, e ka cilësuar si veprim për arritje të qëllimeve politike një gjuhë të tillë të tmerrshme nga ana e Vetëvendosjes.

Kujtojmë që kryeministri Kurti sërish e ka përmendur fjalën gjakderdhje, ashtu si z.Liburn Aliu para pak minutash.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij në Facebook: 

Këto ditë është përmendur shpesh fjala “gjakderdhje” nga disa politikanë, aq shumë saqë është bërë term i përdorur edhe në diskutime të problemeve financiare dhe ekonomike.

Për fat të mirë, populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes. Nuk do të ketë asnjë gjakderdhje tjetër.
Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.
Këtë e sigurojmë ne, dhe ndjehemi besimplotë në këtë lloj qasje të zgjidhjes së çështjeve të hapura politike, sepse kështu na sigurojnë miqtë tanë euroatlantik.

Por, për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike.

Sondazhi: 78% e qytetarëve të pakënaqur me ndihmesat ekonomike të Qeverisë Kurti

Periskopi.com Lajme

Shumë qytetarë dhe biznese të vendit po shprehin vazhdimisht frustrimin me humbjet e mëdha financiare që po pësojnë shkaku i masave restriktive të imponuara nga Qeveria Kurti për luftën kundër përhapjes së koronavirusit Covid-19.

Periskopi gjatë ditës së djeshme e bëri një sondazh në të cilin pyeti lexuesit e tij nëse duhej që Qeveria të ndihmonte më shumë ekonominë siç po ndodhte nëpër shumë vende të tjera të botës.

Jo shumë qytetarë iu përgjigjën këtij sondazhi, me vetëm 1 mijë e 500 prej tyre që zgjodhën njërën prej alternativave.

78 për qind e qytetarëve mendonin se Qeveria duhej të bënte më shumë në ndihmë të shumë bizneseve e shumë punëtorëve që po mbesin pa punë e pa paga shkaku i kësaj krize të rëndë.

Ndërkaq 22 për qind mendonin se kjo nuk ishte e nevojshme.

Kujtojmë se shumë shtete të botës, përfshirë edhe shtetet fqinje, kanë qenë shumë më të ndëgjegjshme dhe kanë ndihmuar me fonde të majme ekonominë e vendeve të tyre, sidomos sektorin privat.

Qeveria jonë ndërkohë ka ndarë vetëm 41 milionë euro ndihmë. /Periskopi

​Tahiri: Qeveria Kurti po merr vendime idhnake, LDK tash i ka dy rrugë

Periskopi.com Lajme

Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurtin mbrëmë u rrëzua përmes një mocioni të mosbesimit, të iniciuar nga partneri i saj qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës.

Pas rrëzimit të qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti në orët e vona e ka shkarkuar zëvendëskryeministrin e parë në detyrë, Avdullah Hoti.

Sipas njohësve, në këtë situatë politike në vend LDK si partner i koalicionit qeverisës me Lëvizjes Vetëvendosje ose duhet të dalë krejtësisht nga qeveria ose të propozojë emrat e ministrit të Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministrit të shkarkuar me qëllim që ta ketë votën e saj në qeverinë në detyrë.

Analisti politik Ramush Tahiri vendimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit Hoti i cili vjen nga radhët e LDK-ja, e ka quajtur idhnak. Ai thotë që në mënyrë që të përfundojë loja e Kurtit për heqjen e ministrave të LDK-së, kjo parti duhet të pro pozojë emra të ri për postet e shkarkuara nga kryeministri tashmë në detyrë.

“Tash jemi në një situatë të re tash qeveria Kurti është në dorëheqje, po shoh që po merr vendime idhnake, sepse e ka shkarkuar edhe zëvendëskryeministrin. Ky është qëndrim idhnak i Albin Kurtit me të cilin është dalluar edhe më herët dhe që unë kam menduar që kur të kalojë në pozitë ose në pushtet do ta heqë këtë ndikim prej platformës ideologjike opozitare. Formalisht ka të drejtë, por moralisht edhe praktikisht nuk ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë, sepse është qeveri në dorëheqje, që duhet të punojë deri në zgjedhjet e reja dhe zgjedhjen e qeverisë së re. Po të isha në vendin e LDK-së, do të kisha propozuar ministër tjetër dhe zëvendëskryeministër tjetër në mënyrë që të përfundojë loja e Albin Kurtit me heqjen e ministrave dhe të përfundojë ajo që kjo të jetë qeveri vetëm e Vetëvendosjes pasi i ka vetëm 29 deputetë”, tha Tahiri.

Sipas tij, Qeveria tashmë në detyrë duhet të marrë vetëm vendime urgjente dhe të nevojshme dhe jo të merret me shkarkimin e ministrave të LDK-së.

“Parlamenti ia ka marrë votëbesimin Qeverisë Kurti dhe Qeveria Kurti duhet t’i kryejë vetëm punët urgjente dhe të nevojshme, por jo punë të tjera të mëdha dhe nuk duhet të merret me shkarkime të ministrave, sepse ky është autoritarizëm i Albin Kurtit i cili nuk ka legjitimitet dhe i cili nuk është i drejtë. LDK i ka dy rrugë: ose të dalë krejtësisht prej qeverisë dhe ta lë vetëm VV në qeveri dhe pakicat, ose sa herë që Albin Kurti shkarkon dikë këta ta propozojnë një emër të ri dhe në mënyrë që LDK t’i ketë votat e veta në Qeverinë Kurti. Qeveria e koalicionit Vetëvendosje-LDK mund të jetë vetëm qeveri e Vetëvendosjes nëse LDK del, por nuk bën të jetë Qeveri e Vetëvendosjes dhe e LDK-së dhe të shkarkohen ministrat e LDK-së duke punuar zëvendësministrat e Vetëvendosjes. Kjo është e padrejtë dhe nuk është vullneti i qytetarëve ”, tha ai.

Njohësi i çështjeve politike, në vend Ramush Tahiri pret nga Kurti që të shkarkojë nga pozita e ministrit të Mbrojtjes edhe Anton Qunin, me qëllim që ta menaxhojë ndryshe Forcën e Sigurisë së Kosovës në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Tahiri: Pres edhe shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes

“Pres edhe shkarkimin e ministrit të Mbrojtjes, në mënyrë që të menaxhohet ndryshe FSK, në mënyrë që të jetë në atë që do Albin Kurti ose që po e thotë Vetëvendosje dhe në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe të jetë zëvendësministri i Vetëvendosjes dhe jo i LDK-së. Dhe këtë e paralajmëroi Albin Kurt i në paraqitjen e mbrëmshme në Kuvend kur iu tha deputetëve të LDK-së që nuk mundemi ju të më shkarkoni dhe të vazhdoj punën sikurse të mos kishte ndodhur asgjë“, deklaroi Tahiri.

Lidhur me shkarkimin e Hotit, sot përmes një postimi në Facebook, kreu i LDK-së Isa Mustafa ka deklaruar se ministrat e partisë së tij nuk do t’i tërheqë njëanshëm dhe se ata do jenë në krye të detyrës deri në zgjedhjen e qeverisë së re. Megjithatë ai theksoi se mbetet në vullnetit e Kurtit nëse dëshiron t’i mbajë apo t’i lirojë nga detyra.

Mbrëmë me 82 vota pro, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendit i Kosovës ka rrëzuar qeverinë e Kurtit.

Deri te kjo erdhi pas inicimit të mocionit të mosbesimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilët e morën këtë nismë pas shkarkimit që Kurti i bëri ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu që vjen nga radhët e LDK-së.

Veliu u shkarkua nga posti i ministrit pas deklaratës së tij pro shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme si masë parandaluese kundër koronavirusit, masë të cilën e kundërshtoi kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti. E këtë masë e kishte propozuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Hoti sfidon edhe më shumë Kurtin se Agim Veliu: Po e them edhe unë, gjendja mund të bëhet alarmante

Periskopi.com Lajme

Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri i Kosovës, ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook duke e sfiduar kryeministrin Kurti – pas shkarkimit që ky i fundit i bëri z.Agim Veliu në lidhje me një deklaratë “të pamatur”.

Zëvendës-kryeministri Hoti ka konsideruar se gjendja mund të bëhet alarmante si pasojë e Koronavirusit Covid-19, duke dhënë kësisoj një deklaratë edhe më të fortë se ajo që e kishte thënë Agim Veliu.

Mbetet të shihet nëse kryeministri Kurti do ta shkarkojë edhe zv.kryeministrin Hoti për këtë deklaratë, duke iu përmbajtur kështu qëndrimit të tij të mëhershëm, shkruan Periskopi.

“Liderët botërore, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke ju treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja MUND të bëhet alarmante.” – shkroi z.Hoti në Facebook.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës, me LDK-në brenda, për aq kohë sa do të zgjasë do të jetë në kryerje të detyrës. Hoti iu bëri thirrje qytetarëve edhe që të ishin të kujdesshëm në ndërmarrjen e masave higjienike.

Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:

Në këtë situatë, kur kemi drojë për shëndetin e familjarëve, miqve dhe gjithë të tjerëve, e kalojmë me solidaritet dhe lutje tek zoti.

Nuk dua t’iu ngarkoj me zhvillimet politike. POR, JU GARANTOJ SE KJO QEVERI ME LDK-në BRENDA SAJ, PËR AQ KOHË SA DO TË ZGJASË, DO JETË NË KRYE TË DETYRËS PËR TU PËRBALLUR ME SITUATËN. ASNJË DETYRË SHTETËRORE-INSTITUCIONALE NUK DO TË NDIKOHET NGA ZHVILLIMET POLITIKE.

Liderët botërore, si Merkel e Trump, kanë dhënë mesazhe alarmante, jo për panik, por për vetëdijesim, duke ju treguar qytetarëve të vërtetën për rrezikun që ata të respektojnë udhëzimet shëndetësore. Ky ka qenë qëllimi i mesazheve të secilit nga ne, edhe i z.Veliu. Ky është edhe mesazhi im sot – gjendja MUND të bëhet alarmante.

Do të jemi në kontakt tërë kohën për të ndarë barrën me secilën familje. Qëndroni në shtëpi, përveç kur është e domosdoshme të dilni. Kur të ktheheni, dezinfektoni rrobat dhe gjërat që sillni në shtëpi.

Rrugë tjetër nuk ka për të kaluar këtë pandemi.

Të lutemi së bashku që ta kalojmë këtë situatë sa më parë dhe të shihemi në punë e në ballafaqime tona të zakonshme, që janë pjesë e jetës normale dhe zhvillimeve demokratike.

Qeveria Kurti në kulm të krizës i jep një goditje të madhe bizneseve vendore

Periskopi.com Lajme

Ministria e Financave dhe Transfereve sot ka marrë vendim që të pezullohen të gjitha pagesat e shtetit për bizneset vendore, kjo pas situatës të krijuar me koronavirusin në Kosovë, transmeton Periskopi.

Ja vendimi i plotë:

Duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë për situatën lidhur me COVID19, për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik, Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, Drejtori i Përgjithshëm i Thesarit ka marr vendim për:

  • Pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore apo përmbarimore,
  • Pezullimin e të gjitha kërkesave drejtuar Thesarit për pagesa të drejtpërdrejta, sipas nenit 39 (2) të LMFPP, që ka të bëjë me faturat e papaguara mbi 60 ditë.
  • Pezullimin e përkohshëm të të gjitha kërkesave ndaj Thesarit (MFT) për rimbursime për persona fizikë dhe juridik.

Stafi i Thesarit do të bëjë trajtimin e kërkesave të pranuara deri më datë 11.03.2020. Ndërsa kërkesat e veçanta të lartshënuara të pranuara pas këtij afati pezullohen përkohësisht, dhe pas marrjes së një vendimi tjetër apo me shfuqizimin e vendimit për situatën e emergjencës shëndetësore, trajtimi i kërkesave do të vazhdojë aty ku ka mbetur.

Përjashtimisht nga këto tri kategori të përmendura me lart, të gjitha pagesat e rregullta që bëhen nga organizatat buxhetore (niveli qendror dhe lokal) përmes Sistemit për Menaxhim të Financave Publike do të vazhdojnë të procedohen dhe paguhen nga Thesari pa asnjë kufizim, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Gjithashtu vlen të theksohet se për shkak të situatës së krijuar, të gjitha kërkesat të cilat vijnë nga palët, duke përfshirë edhe ato nga organizatat buxhetore, duhet të paraqiten vetëm përmes postës elektronike zyrtare (të skanuara), për të shmangur kontaktin fizik.

 

Qytetarët e thjeshtë s’i bëjnë hesap: Pse Kurti me staf u testuan tinëzisht për Koronavirus?

Periskopi.com Lajme

Megjithëse Kosova ka kapacitete tepër të kufizuara testuese për rastet e dyshuara me koronavirus Covid-19, kjo del se nuk ka penguar Qeverinë Kurti që të shfrytëzojë rastin – që meqë është në pushtet – të kryejë këto testime. 

Ky lajm nuk u dha së pari nga Qeveria, por nga ministri tashmë i shkarkuar Agim Veliu. Ai pas shkarkimit deklaroi se kishte informacione që Albin Kurti me pjesëtarë të tij, e madje edhe nënkryetarja e Kuvendit me pjesëtarë të tjerë të Kuvendit – i kishin mohuar të drejtën qytetarëve – dhe ishin testuar vetë për koronavirusin e ri Covid-19, shkruan Periskopi.

Një gjë të tillë së fundi e ka konfirmuar edhe vetë Qeveria e Kosovës me zëdhënësin e saj, Përparim Kryeziun.

Ai tha se Kurti me të gjithë stafin e tij ishte testuar – edhe pse natyrisht që nuk tregoi as nëse kishin pasur simptoma, e as nëse kishin pasur kontakt me ndonjë të dyshuar për koronavirus.

Dhe, rezultati siç ishte pritur doli negativ për secilin prej tyre – duke bërë që thjesht të harxhoheshin disa testime të tjera.

Ndërkohë, çka iu thuhet qytetarëve që dyshojnë se janë të prekur nga Koronavirusi? Rrini në shtëpi dhe lajmëroni mjekët për simptomat tuaja.

Por, pse u mbajt tinëz informacioni që pushtetarët tanë të rinj i ishin nënshtruar këtij testimi? Ndoshta se kryeministri Kurti nuk kishte dashur që qytetarët ta kuptonin se si kryeministri i tyre po testohej për koronavirus pa asnjë simptomë, dhe pa asnjë kontakt me të dyshuar apo të infektuar me koronavirus.

Dhe krejt në fund? Çka bëri kjo qeveri për bizneset private dhe punëtorët e tyre që po mbesin pa rroga e pa punë? Danimarka së fundi ka treguar se do të paguajë 75 për qind të rrogës për punëtorët e kompanive private – ndërkohë që Kurti nuk ka ofruar asnjë masë të ngjashme për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë.

Në fund, thjesht të imagjinojmë se çka do t’i bënin mediat dhe analistët e pushtetit Ramush Haradinajt, ta zëmë, po ta bënte një testim të fshehtë  si Kurti?

 

Rukiqi: Vendimi i Qeverisë është keqkuptuar – Janë mbyllur edhe biznese jetike për këtë gjendje

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi, i ftuar në Nd’rrimin e Natës ka folur për keqkuptimet që disa biznese i kanë pas vendimeve të Qeverisë. Rukiqi, është shprehur se qysh një ditë pas rasteve të para me koronavirus keqkuptime mbi operimet e biznesve nuk kanë pasur vetëm ndërmarrjet por edhe inspektorët e Kryetarët e Komunave.

“Të nesermën në mëngjes me urdhër të Kryetarëve të Komunave – inspektorët kanë shkuar t’i mbyllin bizneset dhe i kanë mbyllur edhe prodhuesit që janë jetik për këtë gjendje”

“Problemi qëndron tek moskuptimi i gjendjes reale, të shtunën në mëngjes më është dashur të diskutojë me kabinetin edhe sa i përket çështjes së transportuesve të huaj, problem që do na e rrezikonte furnizimin – mirëpo tani e kemi të qartë në udhëzim”. Rukiqi është shprehur se asnjë nuk mund të parashikojë dëmet që mund të kenë bizneset, por sipas tij janë dy sektorë që rrezikojnë më shumë.

“Janë dy sektorët e turizimit dhe ajo e avio kompanive”.

Letra e Borrellit: Deklarohet VV-ja pasi BE-ja e la të vetëm Kurtin për taksën

Periskopi.com Lajme

Përfaqësuesi i Lartë i Politikave të Sigurisë dhe i Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, i ka dërguar një letër të qartë z.Albin Kurti, kryeministër dhe kryetar i Vetëvendosjes.

Ai ka kërkuar heqje urgjente të plotë të tarifës, duke i kthyer shpinën kështu kryeministrit i cili shpresonte në mbështetjen e BE-së pas kërcënimeve amerikane.

Borrell e thotë troç dhe hapur se BE-së i duhet “heqja e plotë e tarifave.”

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në fakt ndër tjerash edhe deklaroi se Kurti duhej ta udhëhiqte dialogun me Serbinë pas heqjes së plotë të tarifës, por po ashtu ka kërkuar që edhe Serbia duhet t’i përmbush zotimet për zbatimin e marrëveshjeve.

Në fakt, z.Kurti para publikut kosovar kishte premtuar vazhdimisht rishqyrtimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel, dhe jo thjesht zbatimin e atyre marrëveshjeve, shkruan Periskopi.

Por, si për shumë çështje të tjera, Vetëvendosje ka gjithnjë diçka për të thënë. Megjithëse e pranojnë atë që shihet qartë, kërkesën e Borrellit për tërheqjen e plotë të tarifës, zëdhënësi i saj, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se portalet po deformojnë për letrën e Borrellit.

Ai ka pretenduar madje se Borrelli po kërkon reciprocitet – masa që e kishte përkrahur Kurti për një kohë shumë të gjatë, madje duke thënë se do ta vendoste paralelisht me heqjen e tarifës.

Këtë e ka bërë duke e pëlqyer statusin e z.Naim Murseli, i cili pretendon se “me fjalë të tjera, ai [Borrelli] ka kërkuar Reciprocitet”. /Periskopi

Qeveria formon komision të veçantë për koronavirusin

Periskopi.com Lajme

Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin e Posaçëm për Parandalimin e Koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se komisioni do të ketë për detyrë kontrollimin e barnave, ushqimit si dhe çmimit të tyre, kontrollin në teren të njerëzve dhe kontrollet në kufi, të ketë komunikim me mediat private e publike për masat që duhet ndërmarrë, qytetarëve t’u ofrohen udhëzime për mënyrën se si duhet vepruar.

Komisioni do t’i raportojë qeverisë në baza ditore, teksa Kurti ka thënë se me përbërjen e Komisionit po dëshmohet se qeveria e ka marrë me shumë seriozitet situatën e fundit.

Përbërja e Komisionit:

Kryesues : Albin Kurti

Anëtarë: Avdullah Hoti, Haki ABazi, Arben Vitia, Agim Veliu, Rrahman Rama Besnik Bislimi, Hykmete Bajrami, Anton Quni, Rozeta Hajdari, Emilja Rexhepi, Valon Prestreshi, Fadil Kodra, Emir Murtezaj, Rashit Qalaj, Ibrahim Xhaka, Valdet Gjinovci dhe përfaqësuesit të inspektoriateve.