45 ditët e Kurtit në pushtet: Prishi raportin me ShBA, shkeli dhjetëra parime dhe kaloi gjysmën e kohës me llafe

Periskopi.com Lajme

Nëse e pyesni një mbështetës të Vetëvendosjes se për çka do ta mbajë në mend Qeverinë Kurti nëse ajo rrëzohet tash, ai me siguri do t’iu përmend disa shkarkime të bëra por pa specifikuar se për cilat shkarkime bëhej fjalë.

Në fakt, shkarkimi më i njohur ishte ai i ambasadores Vlora Çitaku – pikës më të fortë të diplomacisë kosovare që pësoi vazhdimisht humbje nga Serbia. Por, edhe ky mund të mbetet thjesht si tentim-shkarkim.

Kurti do të mbahet mend gjatë për vendosjen e Kosovës në një pozitë tepër të palakmueshme me aleatin tonë më të madh për arritjen e lirisë, pavarësisë dhe mbrojtjes së shtetit tonë nga agresioni serb. Edhe pse e kishte shkelur premtimin elektoral për vendosjen e reciprocitetit paralelisht me heqjen e tarifës, Kurti refuzoi e refuzoi ShBA-të për një çështje të Ramush Haradinajt. Për taksën 100% që nuk ishte as ide e tij, e as e mbrojtur prej tij.

ShBA-ja kërcënoi Kosovën me heqje trupash, dhe po ashtu tashmë ka vendosur për pezullimin e projekteve të rëndësishme financiare që vlejnë diku 200 milionë euro.

Kurti kishte shpresuar për negociata me Serbinë nën tutelën e Bashkimit Evropian, por ishte një letër gjatë javës së kaluar që i mëshoi keq shpresës së tij. Josep Borrell, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, i kërkoi haptas e qartë atij që të hiqte plotësisht taksën.

Por, pjesa më irrituese ishte shkelja e vazhdueshme e qëndrimeve dhe parimeve të tij.

Kurti ndryshoi statutin e partisë së tij që i kërkonte të jepte dorëheqje sapo të zgjidhej kryeministër – edhe pse haptas në studio televizive të RTV Dukagjinit e premtoi të kundërtën.

Kurti e mori në qeveri Listën Serbe – edhe pse kishte premtuar vazhdimisht e vazhdimisht kundër kësaj gjëje duke i cilësuar edhe si “të deleguar nga Beogradi”.

Kurti u ul pranë kryeministres serbe Ana Bërnabiq dhe kërkoi negociata me Serbinë – edhe pse i shkarraviti bashkë me aktivistë muret e Kosovës me parulla “Jo Negociata, Vetëvendosje” dhe i cilësonte të gjithë politikanët e Kosovës që merrnin pjesë në këto negociata si tradhtarë.

Kurti kishte qenë vazhdimisht kundër që energjia elektrike për serbët e veriut të paguhej nga Qeveria.

Dhe lista është e pafundtë.

Por, megjithatë Kurti ishte pambarimisht nëpër intervista duke qenë kësisoj kryeministri më llafazan që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

Në faqen e kryeministrisë, janë vendosur vetëm pesë intervista të dhëna prej tij si kryeministër. Por, kjo nuk është aspak e vërtetë. Intervistat e tij ishin gati të përditshme, ashtu si konferencat për shtyp, video-inçizimet, statuset në Facebook e adresimet e tjera – duke bërë kështu që llafet e tij t’i merrnin ndoshta më shumë se gjysmën e kohës sa ishte në pushtet. /Periskopi

Vjosa Osmani nuk e di se çfarë pozite do të mbajë në qeverinë e re

Periskopi.com Lajme

Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 6 tetorit ishte kandidate për kryeministre nga LDK, në një intervistë në Jeta në Kosovë nuk ka dhënë përgjigje se çfarë pozite do të zë në qeverinë e ardhshme.

Ajo thotë se vendimin për pozitë të re do ta merrë në momentin që bëhet koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Unë do ta marrë vendimin tim në momentin që lidhet koalicioni mes LDK-së e LVV-së. Në momentin që lidhet koalicioni, unë do të shoh se si mund ta ndihmoj koalicionin”, tha Osmani në emisionin Jeta në Kosovë.

“Unë dua ta shoh se si mund të ndihmoj në mënyrë më efektive që të realizohet ky program qeverisës që jemi dakorduar”, tha ajo./Periskopi/

Astrit Haraqija del me një analizë për qeverisjen nga Albin Kurti

Periskopi.com Lajme

Ish – ministri i Kulturës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Astrit Haraqija e ka analizuar “Qeverinë Kurti”.

Ai ka theksuar se nuk pret shumë nga Kurti. Sipas tij, Lideri i VV-së nuk do të ketë sukses, sepse do të jetë kopje e siç tha ai mësuesve të tij, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“Çka mendoj për Albin Kurtin dihet botërisht. Unë i respektoj votuesit e Vetëvendosjes, se janë 200,000”, tha Haraqija.

Një nga ish- bashkëpunëtorët e Ibrahim Rugovës, ka theksuar se nuk pret shumë nga Kurti, nëse ai bëhet kryeministër.

“Nuk pres asgjë nga Kurti. S’ke çka pret nga kopja. Kopja zakonisht është dështim. Ai mundohet t’i imitoj mësuesit e tij: Hashim Thaçin e Kadri Veselin. Plus ka dëshirë t’i ngjajë Ramush Haradinajt për forcë”, tha Haraqija.

Sipas tij, kopja zakonisht dështon.

“Kurrë pionirin mos e bëjë marshall se kujton qe është lehtë e bie në gropë. Shyqyr që jeta është me gjatë se nje mandat. Kali i bardhë po të pret, por amanet po ia la si plak i ri, ‘kur zbret prej kalit mos harro me ecë”, tha Haraqija.

Ndryshe, Haraqija në vazhdimësi e kishte akuzuar Vetëvendosjen se është krijuar nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Në nën tjetër, vetë Kurti ka paralajmëruar se shpejt do ta formojë Qeverinë e re.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një intervistë për KosovaPress, shprehu besimin e tij se nuk do të ketë asnjë pengesë që s’do të tejkalohet me LDK-në për të formuar qeverinë e ardhshme.

Kreu i VV-së, Albin Kurti, që sipas rezultateve preliminare, partia e tij ka fituar zgjedhjet e 6 tetorit, thotë se të hënën në takimin e grupeve punuese me LDK-në, do të diskutohet për çështje ekonomike, teksa bëri të ditur se shumë shpejt pritët të diskutojë me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Kurti i cili po synon të bëhet kryeministër, thotë se ende nuk i kanë ndarë postet ministrore, pasi sipas tij fokusi fillimisht është te riorganizimi i tyre.

Fituesi i zgjedhjeve, gjithashtu shprehu insistimin e tij që nuk do të lidhin koalicion me Listën Serbe, teksa për takimet me komunitetet tjera pakicë, Kurti thotë se të gjithë kanë shprehur interesim që të përfshihen në qeverisjen e tij.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Dy parti këto që po synojmë të formojnë qeverinë e ardhshme.

Limaj: Ka ardhur koha unë me Nismën të qeverisim Kosovën

Periskopi.com Lajme

Zhvillimi i bujqësisë, paketa sociale, sigurimet shëndetësore, reformat ne drejtësi vazhdimi  fuqizimi i prodhimeve vendore, diaspora janë pesë prioritetet në qeverisjen e koalicionit Nisma-AKR-PD.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Fatmir Limaj, në takimin që ka pasur me strukturat e partisës tij në Ferizaj, tha se është koha që Nisma të marrë drejtimin e shtetit të Kosovës.

“Bujqësia do të jetë prioriteti kryesor i angazhimit tonë në qeveri nën udhëheqjen time. Ne besojmë se investimi i fuqishëm në bujqësi, ndryshimi i mënyrës së atyre granteve dhe subvencioneve, zonimi i Kosovës në bujqësi do ta hap një perspektivë krejt tjetër për buxhetin komunal dhe buxhetin qendror. Kosova si një vend agrar ka potencial të jashtëzakonshëm të pashfrytëzuar për ta rikthyer në një vend, ku mund të bëhet eksportuesi më i madh i prodhimeve bujqësore, nga ku do të hapeshin vende të reja të punës…Prioriteti ynë i dytë do të jetë paketa sociale, Nisma tani mëështë zëdhënëse e njerëzve që kanë nevojë. Nisma është kthyer në shpresën dhe zërin e qindra njerëzve që nuk kanë zë dhe nuk flet për ta”, tha ai.

Limaj teksa foli për reformën në drejtësi, tha se askush sikur ai nuk e di çka do të thotë të përballesh me padrejtësi. Limaj tha se prioritet e kanë edhe diasporën, që sipas tij deri më tash është lënë anash, por kjo sipas tij do të përfundojë me ardhjen e tij në krye të qeverisë së vendit.

Ai edhe një herë u ka bërë thirrje kandidatëve nga partitë e tjera që të përballen në një debat, ku ai tha se duhet ta dinë qytetarët se kë do ta votojnë. Limaj tha se i respekton të gjithë kandidatët për kryeministër, por vlerësoi se ata nuk janë të gatshëm për ta marrë këtë përgjegjësi.

Limaj në Ferizaj tha se është koha që ai me Nismën të udhëheqë Kosovën. Ai tha se nëse të gjitha kandidatët përballen në një debat është i bindur se ai do të fitojë.

“Nuk mundesh ti me dal kryeministër e me thënë votomëni mua e të tjerët ta thyejnë qafën, allahile. E Kosova a e then qafën qashtu me ty. A e din çka do të thotë, a e din çfarë luksi me ia besua detyrën e kryeministrit një njeriu që punën e parë publike e merr e bëhet kryeministër, bënë të bëhet ndonjë referent, po qysh punën e parëkryeministër. Ku e ka atë luks Kosova me lejua një gjë të tillë. A e dinëçfarë telashe e presin vendin tonë, a dinëçka do të thotë një vendim shtetëror, a dinëçfarë tema na presin në bisedime. Do e provuan po nuk mujten, e lanë në gjysmë, u quan në mëngjes dhe tha ika”, tha Limaj.

Limaj tha se ka refuzuar postin e kryeministrit disa herë pasi që nuk e kishte ndjerë vetën të gatshme, por që tash ai tha se është i gatshëm për ta drejtuar vendin.

Sekretari i Nismës, Bilall Sherifi tha se është koha që Fatmir Limaj të jetë kryeministër i Kosovës.

“Nuk kemi kohë të humbim, kjo qeveri do të jetë qeveri e vendimeve jashtëzakonisht të rëndësishme. Prandaj, na nevojiten njerëz të vendosur, jo njerëz që e lajnë në gjysmë punën të cilën ua ke ngarkuar, jo njerëz që e marrin një parti të madhe dhe e bëjnë të vogël dhe jo njerëz që nuk janë provuar kurrë. Pra, le t’ia japim besimin njeriut qëështë provuar, që ka themeluar një parti dhe çdo ditë po e rrit, kështu do të vazhdojmë ta forcojmë Kosovën”, tha ai.

Ai shtoi se Fatmir Limajështë gati për të marrë udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Kryetari i degës së Nismës në Ferizaj Besnik Berisha, tha se në këtë qytet vota për Fatmir Limajnështë trefishuar.

“Z.Limaj vota për juve dhe për subjektin në Ferizaj është trefishuar prej zgjedhjeve të kaluara. Ne me të gjitha strukturat e degës këtu kemi vendosur që ta arrijmë kuotën prej 5 mijë votave në Ferizaj. Programi ynë qeverisës është pakoja sociale, zhvillimi ekonomik, bujqësia”, tha ai.

Ai tha se kandidatët nga dega e Nismës në Ferizaj për deputet janë vlerë e shtuar e Nismës.

Kandidatët për deputet të koalicionit Nisma-AKR-PD nga Ferizaj janë Besnik Berisha, AliHalimi, Bajram Tahiri dhe Agnesa Hajredini.

Skandalet dhe pasojat e qeverisjes Haradinaj

Periskopi.com Lajme

Punësimet partiake, ftohja e marrëdhënieve me Bashkimin Evropian (BE) dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shtyrja e Liberalizimit të vizave, bllokimi i dialogut me Serbinë,  janë vetëm disa nga dështimet dhe skandalet  e  Qeverisë së Kosovës  të udhëhequr nga koalicioni PAN, në krye me Ramush Haradinaj.

Njohësit e çështjeve politike në vend, vlerësojnë se  përveç që ka qenë qeveria më jetëshkurtër që nga shpallja e pavarësisë, qeveria Haradinaj do të mbahet mend për skandalet e saj.

Visar Xhambazi nga Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), duke numëruar ngecjet e qeverisë  në largim,  ka thënë se  kjo qeveri pësoi me kulmin e skandaleve.

“Si çdo qeverisje tjetër, edhe Qeveria Hardinaj u përcoll me skandale të shumta. Kryeministri në largim e vazhdoi avazin e njëjtë me punësime partiake, nepotizëm dhe korrupsion endemik. Numri i zëvendësministrave u rrit skajshëm duke kaluar numrin 80. Edhe pse ishte një kundërshtar i ashpër kundër demarkimit të kufirit me Malin e Zi, sapo e mori pushtetin, demarkimi i kufirit Kosovë-Mali i Zi ishte një ndër vendimet e para të aprovuara. Skandalet vazhduan me dyfishimin e pagës së tij duke e arsyetuar atë me nevojën për rroba dhe kravata të reja”, ka thënë Xhambazi.

Sipas tij, Haradinaj nuk mori përgjegjësi as kur u depërtuan në mënyrë arbitrare shtetasit turk nga Kosova,  duke deklaruar se nuk ishte në dijeni për një gjë të tillë.

Xhambazi  numëroi edhe disa nga skandalet e qeverisë në ikje.

“Skandalet morën kulmin me dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Interpol pas së cilës pasoi tarifa, fillimisht 10% pastaj 100%, për produktet Serbe dhe Boshnjake, në tentim për të mbuluar dështimin në Interpol. Kosova nuk arriti të marrë as vendimin e shumëpritur për liberalizimin e vizave. Pas vendosjes së tarifës (taksës 100%)”, është shprehur ai.

Xhambazi, duke folur për taksën e vendosur ndaj produkteve Serbe dhe atyre boshnjake, deklaroi se sjellja jo diplomatike e Qeverisë  së Kosovës  në krye me Haradinaj, dëmtoi raportet me BE-në dhe si rrjedhojë ngadalësoi hapat e mëtutjeshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme finale me Serbinë.

“Që nga vendosja e tarifës tregtare për produktet Serbe dhe Boshnjake, marrëdhëniet e Kosovës me shtetet mike të saj pësuan rënie. Me gjithë kërkesën e SHBA-ve dhe vendeve të BE-së për heqjen e saj, Haradinaj insistoi në mbajtjen e tarifës. Në anën tjetër, pala Serbe nuk pranoi që të marrë pjesë në negociatat e Brukselit pa heqjen e tarifës. Ndalja e bisedimeve komprometon të ardhmen e Kosovës drejt integrimeve Evropiane sepse për Kosovën është vitale ruajtja e raporteve të mira me shtetet e BE-së dhe SHBA-të”, theksoi Xhambazi.

Sipas tij, sjellja jo diplomatike e qeverisë Haradinaj dëmtoi këto raporte dhe si rrjedhojë ngadalësoi hapat e mëtutjeshëm drejt një marrëveshjeje të mundshme finale me Serbinë.

Edhe njohësi  tjetër i  çështjeve politike,  Albinot Maloku  pohon se kjo qeveri do të mbahet mend për ngecje të shumta.

Si pasoj e veprimeve të kësaj qeverie, ai thotë se qeverinë e re e presin sfida të shumta.

“Koalicioni qeverisës i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, e disa parti të tjera, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj, me siguri do të mbahet mend për shumë ngecje. Gjatë kësaj qeverisje, Republika e Kosova në rrafshin diplomatik pati shumë humbje, duke u nisur nga tërheqja e njohjeve, mos suksesi me anëtarësimet në UNESCO e INTERPOL si dhe me zero njohje për shtetin e Kosovës”, shprehet Maloku.

Sipas tij, nuk ishte i pakët edhe izolimi ndërkombëtar që  i ndodhi vendit, raporton arbresh.info.

Në rrafshin ekonomik, Maloku thotë se nuk ka pasur ndonjë realizim të nevojave të qytetarëve, por vetëm zhvillim të theksuar të nepotizmit politik e familjar në të gjithë sektorët.

“Sfidë e Qeverisë së re e trashëguar nga e kaluara do të jenë veç të përmendurave, taksa e vendosur me të drejtë nga Qeveria Haradinaj ndaj prodhimeve të Serbisë, por e interesit parësor do të jetë zhvillimi ekonomik i vendit. Njohjet, anëtarësimet e shtetit të Kosovës janë nevojë tjetër e domosdoshme.”, pohon  Maloku.

Asnjë fjalë e hairit nuk mund të thuhet për qeverinë në ikje, sipas analistit politik Blerim Burjani.

Sipas tij, pengesa e liberalizimit të vizave u bë e pashmangshme, krejt kjo  pasi Qeveria PAN vendosi taksen ndaj produkteve serbe në kundërshtim me CEFTA-në,  e cila tani u neglizhua nga qeveria dhe u minimizua si kërkesë e BE-së dhe SHBA.

“Gjatë qeverisjes PAN, kanë ndodhur ngecje dhe deformime të shumta . Siç ishte punësimi i njerëzve pa meritë dhe emërimi i njerëzve pa adekuat në ambasadat e Kosovës. Ngecjet më të mëdha janë bëre në procesin e liberalizimit të vizave gjë që ka dëshpëruar ne masë të madhe qytetarët e shtetit. Kosova u fajësua për shkak të ndaljes së dialogut me Serbinë, 10 vendime të  kësaj qeverie ishin të kundërligjshme”, u shpreh Burjani.

Ai,  përmendi edhe ballafaqimin dy herë të koalicionit qeverisës PAN me Gjykatën Kushtetuese.

“Përplot skandale kanë ndodhur në  fjalorin politik të  kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.  Skandali më i madh ishte  themelimi  i 21 ministrive pa pasur asnjë arsyeje. Nuk u mor asnjë vendim që lehtëson ekonomin e shtetit”, ka thënë ai.

Ndërkohë, të arriturat e vetme të kësaj qeverie, sipas tij janë transformimi i FSK-së në Ushtri dhe kalimi i ligjit të Prishtinës.

“Edhe pse transformimi i FSK-së ende mbetet vendim i dyshimtë, ngase si mund të jetë që FSK-ja të bëhet ushtri pa e ndryshuar emrin apo si mund të bëhet FSK-ja ushtri pa e ndryshuar Kushtetutën. Skandal tjetër ishte  që diskriminoj skajshëm sektorin privat, dhe orientoji njerëzit të punojnë për shtetin,  e shteti nuk është punëdhënës në ekonomin e tregut”, tha ai

Kjo qeveri, sipas tij,  ishte më e padijshmja dhe më e dëmshmja në historinë e lodhur siç e quan ai dhe të varfër të Kosovës.

“Kosovës iu bënë dëme kapitale për gjatë dy vjet e qeverisjes PAN. Shteti u shndërrua ne plaçkë dhe zhvatje. Fatkeqësisht asnjë fjalë e hairit nuk mund të thuhet për qeverisjen PAN”, ka theksuar Burjani.

E më  qesharakja e kësaj qeverie, sipas tij  ishte kur kryeministri dha dorëheqje me arsyetim për intervistë në Gjykatën Speciale që nuk kishte lidhje me kurrfarë akuze ndaj tij.

Milaim Zeka optimist se PEK do ta marrë pushtetin

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka treguar planet e subjektit të tij, nëse bëhet pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.

Ai është shprehur shumë optimist se PEK do të marrë pushtetin. Zeka ka paralajmëruar se partitë e vogla do ta krijojnë qeverinë e re.

“Baza jonë është: Stop hajnisë së parasë publike”, ka thënë Zeka në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Sipas Zekës, nëse partia e tij vjen në pushtet, nuk do të ketë “asnjë makinë me shkronjën Z. Veturat zyrtare do të tërhiqen”.

“Do t’ia kursejmë shtetit 250-300 milionë euro”, ka deklaruar Zeka në T7.

Ai po ashtu ka paralajmëruar veprime të tjera, nëse PEK hyn në qeveri.

“Do të heqim TVSH’në në dogana. Ku ke pa, pos në vende diktatoriale”, është shprehur ai.

“S’ka homologim. S’ka vazhdim të regjistrimit të makinave çdo vit, por çdo dy vite”, ka premtuar Zeka.

Sondazhi i TV Dukagjinit: 27% të qytetarëve mbështesin PDK’në për ta udhëhequr Qeverinë

Periskopi.com Lajme

Televizioni Dukagjini ka prezantuar sonte një sondazh të realizuar gjatë ditës me 10 mijë respodentë. Sipas sondazhit të prezantuar në emisionin Debat Plus, 27 përqind e qytetarëve kanë votuar pro PDK-së për ta udhëhequr Qeverinë e ardhshme.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili ishte i ftuar në këtë debat, tha se kjo përqindje e sondazhit do të jetë edhe shumë më e thellë në rezultatatin final të zgjedhjeve.

Ai tha se në qeverinë e re të PDK-së me Kadri Veselin kryeministër nuk do të mund të jetë asnjë zyrtar që ka ndonjë aktakuzë.

Skandali mund të vazhdojë, Edhe Qeveria e re mund t’i ketë 80 zëvendësministra

Periskopi.com Lajme

Qeveria e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, që tashmë ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit, kishte më së shumti ministri nga të gjitha qeveritë e pasluftës.

Kabineti në largim, kishte 21 ministri, pesë zëvendëskryeministra dhe mbi 80 zëvendësministra, e që të gjithë këta zyrtarë, kanë të punësuar edhe numër të madh të këshilltarëve të tyre politikë, shoferë si dhe të punësuar të tjerë.

Kjo qeveri që rriti numrin e ministrive, krijoi një projektligj, që synonte zvogëlimin e tyre. Mirëpo, Haradinaj dha dorëheqje e projekt-ligji ka mbetur vetëm në letër dhe nuk është proceduar.

Sipas Besnik Tahirit, kryesues i Komisionit për hartimin e projekt-ligjit, gjithçka është gati dhe vetëm duhet të procedohet për votim. Tahiri tha për Radion Evropa e Lirë, se duhet të ketë vullnet politik nga ekzekutivi i ardhshëm, që ky projekt-ligj do të miratohet.

“Ligji është i përfunduar, ligji është gati dhe procesi i punës është gjithçka e dokumentuar në raport. Është vetëm vullneti politik që ne e kemi pasur, dhe shpresoj në qoftë se vijmë ne e kalojmë shpejt, në qoftë se jo, është dikush tjetër, atëherë do të ketë vullnet të shtyhet përpara”, tha Tahiri.

Sipas Tahirit, i cili gjatë kësaj qeverisjeje, ishte edhe Koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, projekt-ligji parasheh zvogëlimin e ministrive.

“Ajo që kemi është se kemi parë se diku 10 apo 11 ministri do të duhej të kishte secili shtet dhe pastaj mbi të, të ndërtohet në bazë të specifikave. Këtë e kemi bërë dhe kemi ardhur te numri 15 i ministrive, sikurse e kemi përcaktuar saktë, asnjë ministri nuk mund të ketë më shumë se dy zëvendësministra dhe njëkohësisht (qeveria) dy zëvendëskryeministra”, tha Tahiri.

Qeveria e Kosovës më e madhe se ajo e Gjermanisë

Qeveria e Sllovenisë me dy milionë banorë ka 16 ministri, ajo e Estonisë 15 si dhe shteti me ekonominë më të fortë në Evropë, Gjermania, ka gjithsej 14 ministri.

Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare në sektorin privat në Kosovë është 384 euro, ndërsa në sektorin publik paga mesatare është rreth 500 euro.

Paga e kryeministrit të Kosovës, është 2,950 euro, ndërsa e zëvendëskryeministrit 2,500 euro. Ministrat në Kosovë marrin pagë 2 mijë euro, kurse një zëvendësministër paguhet 1,150 euro. Këto paga nuk përfshijnë edhe shpenzimet tjera siç janë; këshilltarët, veturat, shoferët, asistentët administrativë, telefoni si dhe shumë shpenzime tjera.

Shpikja e pozitave shumëfishon nevojat për punësim në institucione

Përfaqësuesit e shoqërisë civile vlerësojnë se qeveria e ardhshme, duhet gjithsesi të zvogëlojë numrin e ministrive.

Ata thonë se numri i madh i ministrive dhe zëvendësministrave është bërë për t’ua plotësuar kërkesat e partive të mëdha dhe të vogla në koalicion qeveritar që të kenë prani të tyre në qeveri.

Artan Murati nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se ky projekt-ligj është mëse i nevojshëm për funksionimin normal të ekzekutivit.

Murati tha se deri tani secila qeveri që ka ardhur në pushtet, ka pasur tendenca të degradimit sa i përket numrit të ministrive, pastaj rritjes së vazhdueshme të numrit të zëvendësministrave.

Kjo sipas Muratit, paraqet edhe probleme tjera siç është çështja financiare, pasi kjo është një kosto shumë e madhe për qytetarët e Kosovës.

“Faktikisht Qeveria Haradinaj ka qenë më e madhja prej të gjitha qeverive që i kemi pasur. Po shpresoj që Qeveria e radhës do të marrë hapa konkret që të mos lejojë që të kemi një kabinet kaq të madh dhe duhet të procedohet sa më shpejt me projekt-ligjin për Qeverinë. Çështja është se subjektet politike në masë të madhe edhe tash kanë kërkuar një projekt-ligj të tillë, mirëpo si duhet po sillen ndryshe kur subjektet vijnë në pushtet”, tha Murati.

Ministrat marrin rroga edhe pas përfundimit të mandatit

Valmir Ismaili nga organizata Demokraci Plus, tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova nuk ka nevojë për më shumë se 12 deri në 15 ministri.

Por, kjo sipas tij, varet shumë nga vullneti i partive politike, si dhe nga rezultati i zgjedhjeve dhe se sa i madh do të jetë koalicioni parazgjedhor që do t’i fitojë zgjedhjet dhe pastaj do ta bëjë Qeverinë.

Ismaili tha se Projekt-ligji për Qeverinë, më shumë është një farsë, pasi sipas tij, numri i ministrive nuk mund të rregullohet me ligj.

“Në fakt, Qeveria Haradinaj do të duhej që vetë të krijonte një shembull dhe të kishte një qeveri të vogël dhe pastaj ndoshta kjo do të duhej të ndryshohej me Kushtetutë, sepse përndryshe aktualisht nuk mund të rregullohet me ligj të veçantë. Assesi do të thotë as Kushtetuta e asnjë ligj tjetër nuk e ndalon një qeveri që të jetë më e vogël në numër”, tha Ismaili.

Ministrat si dhe mbi 80 zëvendësministrat e Qeverisë Haradinaj do të vazhdojnë të marrin 70% të pagës nga buxheti i shtetit edhe gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit.