Qumështorja Vita vjen me një produkt të ri me 6 shije të ndryshme. “BELLA VITA” – E bukura me fruta!

Periskopi.com Lajme

Qumështorja Vita së fundmi ka festuar plot 18 vite të shkëlqyera dhe plot sukses mirëpo nuk ka qenë vetëm 18 vjetori një arsye për të festuar dhe rikujtuar arritjet… 

Një nga synimet e Qumështores Vita ka qenë edhe prodhimi i një produkti vendor jogurt me fruta, kështu duke mbështetur akoma më shumë komunitetin në punën e tyre, duke marrë produkte të freskëta nga vetë fermerët tanë kemi prodhuar një produkt të shëndetshëm me plot shije.

BELLA VITA – Tashmë do të jetë produkti më i ri në treg dhe një produkt i ri në portfolion e Qumështores Vita. Bella Vita është jogurt me fruta, kjo linjë e produkteve ka gjithsejë 6 shije:

Bella Vita Jogurt Pjeshkë,

Bella Vita Jogurt Mollë me Cimet,

Bella Vita Jogurt Vishnje,

Bella Vita Jogurt Dredhëz,

Bella Vita Jogurt Boronicë,

Bella Vita Jogurt Banane & Dardhë.

Bella Vita është produkti i parë vendor i sojit të vet gjë që e bën akoma më të veçantë lansimin e produktit në tregun Kosovarë e më gjerë.

Produkti është një produkt i freskët që mund të konsumohet në çdo stinë të vitit, mirëpo edhe një produkt i shëndetshëm.

BELLA VITA – E bukura me fruta!

 

 

 

 

Qumështorja Vita paralajmëron padi për zyrtarët e Vetëvendosjes

Periskopi.com Lajme

“Qumështorja Vita” ka reaguar pas kallëzimit penal që sot Vetëvendosje ka bërë kundër Komunës së Prishtinës, lidhur me shujtat e nxënësve.

Në një komunikatë për media, kjo qumështore ka njoftuar se do të ndërmarrë masa ndaj zyrtarëve të kësaj partie.

Sipas VITA’s, tenderi, të cilit i referohen zyrtarët e VV’s, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë e tyre.

Më poshtë reagimi i “Qumështores Vita”:

“Qumështorja Vita”, njofton opinionin publik se do të ndërmarrë masat e duhura ligjore kundër shpifjeve të bera nga disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Jemi njoftuar nga mediat  që emri i kompanisë sonë përmendet në një kallëzim penal me motive politike, të dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Kjo është bërë nga një zyrtar i kësaj partie i cili, sipas raportimeve të mediave, ka qenë i suspenduar nga pikërisht “Vetëvendosja” për abuzime në detyrë dhe keqpërdorime financiare.

Ne kërkojmë publikisht nga udhëheqësit e këtij subjekti politik që të mos keqpërdorim emrin tonë në betejat me kundërshtarë e tyre politik.

Tenderi, të cilit i referohen zyrtarët e kësaj partie, ai i furnizimit me qumësht, nuk sjellë përfitime financiare për kompaninë tonë.

Ne kemi konkurruar me çmim jashtëzakonisht të lirë, në këtë aktivitet tenderues. Në këtë rast, Komuna e Prishtinës është ndihmuar nga kompania “Qumështorja Vita”.

Jemi të gatshem ta ndihmojmë secilin autoritetet komunal, pa marrë parasysh se cilit subjekt politik e udhëheqë, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.