Qytetarja rrëshqet në akull dhe humb vetëdijen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Mirëmbajtja e rrugëve dhe shesheve të Prishtinës nga ana e Komunës në këto ditë me borë lë shumë për të dëshiruar. Sheshi “Zahir Pajaziti” në kryeqytetin e Kosovës tashmë po i ngjan një piste patinazhi. Akulli ka mbuluar disa pjesë të tij, duke vënë në rrezik serioz jetën e qytetarëve.

Një grua është rrëzuar në mbrëmjen e së dielës, jo shumë larg shtatores së heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti, afër kabinave të vendosura për të ashtuquajturin Treg të Krishtlindjes.

Gruaja ka rrëshqitur si pasojë e akullit, teksa po ecte nëpër shesh. Nga rrëzimi, ajo ka mbetur pa vetëdije për disa minuta, kanë bërë të ditur dëshmitarët për Gazetën Express.

Gruan e kanë ndihmuar menjëherë kalimtarët e rastit. Për fatin e mirë, mes tyre ka qëlluar edhe një mjek, i cili i ka ofruar asaj ndihmë në vendin e ngjarjes. /Express/

Katër persona janë lënduar në një aksident në Vushtrri

Periskopi.com Lajme

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme në fshatin Druar të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve.

Sipas policisë në këtë aksident kanë pësuar lëndim trupor katër persona, ku të lëndruarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Policia po ashtu ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 11:10 dhe është duke u hetuar në procedurë të rregullt. /Kallxo.com