Bllokohen rrugët në Prishtinë (Video)

Periskopi.com Lajme

Reshjet e dendura të borës të cilat kanë rënë gjatë ditës së sotme kanë bërë që disa nga rrugët e kryeqytetit të bëhen vështirë të kalueshme.

Edhe pse vazhdimisht është proklamuar se të gjitha rrugët janë të hapura dhe të kalueshme, një gjë e tillë duket se nuk ka ndodhur në rrugën “Ali Vitia” në lagjen Veternik të Prishtinës.

Sipas pamjeve të dërguar nga një qytetar në redaksinë e KALLXO.com shihet se rruga “Ali Vitia” në lagjen Veternik nuk është e pastruar nga bora.

Në këto video shihet po ashtu vështirësia që e kanë veturat të ngjiten në këtë rrugë të mbuluar nga bora.