Haradinaj: Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët në veri

Periskopi.com Lajme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka informuar ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri.

Përmes një njoftimi në Facebook, shefi i ekzekutivit kosovar tha se Kosova do të mbështesë dhe mbrojë qytetarët e saj në veri.

“Në takim pune me ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefen e zyrës së BE-së në Prishtinë, Nataliya Apostolova, i informova për angazhimin e Qeverisë për sundim të ligjit dhe rendit në veri, si dhe për veprimet e ndërmarra për furnizim të qytetarëve të asaj ane me artikuj të nevojshëm”, shkroi Haradinaj.