Trazirat në Amerikë: Këshilltari i Sigurisë Kombëtare mohon se në ShBA ka racizëm sistematik

Periskopi.com Lajme

Shumë liderë besojnë se tragjedisë si vdekja e George Floydit – dhe trazirat që shkaktoi ajo – do të vazhdojnë derisa racizmi strukturor në ShBA të çmontohet. Por, kjo duket se nuk është pikëpamja e shumë të tjerëve që janë në pushtet ndër të cilët edhe këshilltari i sigurisë kombëtare, Robert O’Brien.

“Jo, nuk mendoj se ekziston racizmi sistematik,” tha Obrien në një intervistë për CNN, përcjell Periskopi.

“Por, ka disa policë të këqinj që janë racistë dhe ka policë që ndoshta nuk janë trajnuar mirë,” – shtoi më tej ai.

O’Briend deklaroi se policia dhe reputacioni i saj po dëmtohej shumë nga “disa molla të këqija.”

Ai më tej shtoi se nuk e kishte parë një raportim të VICE që thoshte se grupet e së djathtës ekstreme që po përpiqeshin të nxisnin një luftë racore ishin pjesërisht përgjegjës për dhunën në demonstrata.

Kujtojmë se në shumë shtete e qytete të ShBA-ve kanë ndodhur një varg protestash të dhunshme e paqësore pas vdekjes së George Floydit, një burri me ngjyrë. Ai u vra derisa po arrestohej me policinë që shpërfillte ankesën e tij se “nuk po mund të merrte frymë. /Periskopi

Pse njerëzit janë racistë? (VIDEO)

Periskopi.com Lajme

Historiani dhe shkrimtari Onyeka Nubia shqyrton pse njerëzit janë racistë dhe tregon përvojat e tij personale. Librat e tij dokumentojnë jetën e britanikëve të zi, publikuar nga BBC.

Onyeka Nubia është një historian dhe një shkrimtar i cili beson se për ta zhdukur racizmin së pari duhet ta kuptojmë atë dhe po ashtu të kemi përvoja personale. “Nganjëherë racizmi na bën konfuzë, unë nuk e përdori termin racizëm sepse keqkuptohet.” – thotë ai.

“Në Britani racizmi ka qënë i hapur, më ka rastisur të punojë me njerëz të bardhë dhe ata vazhdimisht thonë se nuk janë racistë, homofobikë e seksistë por në të vërtetë janë.” – vazhdon z.Nubia.

“Ata janë racistë, por janë të tillë  duke mos e ditur se janë, fillojnë të flasin biseda për identitetin dhe për tema qe unë do të ndihesha i prekur.”

Më pas, ai vazhdon: “Atyre iu bie në mend të flasin për ato tema pasi unë jam aty, po të mos isha aty nuk do t’iu binte në mend etnia, ky është problemi me racizmin.”

“Mënyra e vetme për ta zhdukur racizmin është ndryshimi i ideve dhe besimeve të njerëzve dhe kjo arrihet përmes edukimit dhe informimit.”

“Ju duhet t’i ndryshoni idetë dhe pikëpamjet e njerëzve jo t’i ndëshkoni ato”, thotë Onyeka, transmeton Periskopi.

Kujtojmë që në një studim nga Universiteti I Harvardit, paragjykime më të ulëta racore u gjetën në Sërbi dhe Slloveni ndërsa më shumë u gjet në Ceki, Maltë, Bjellorusi, Itali e Lituani.

Vitin e kaluar, kryeministrja e Serbisë znj.Ana Bërnabiq i kishte quajtur shqiptarët e Kosovës si “njerëz të ardhur bukfalisht nga Mali”, pas së cilës kishte pasur reagime të shumta raciste. /Periskopi

Ish-sulmuesi anglez: Do të habitesha nëse ka thirrje raciste edhe në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Ish-sulmuesi anglez e tani aksionar në klubin Ferizaj në Kosovë, Brian Deane, e ka dhënë një intervistë për mediumin britanik, DailyMail, për përvojën e tij në Kosovë, ku thotë se nuk është përballur asnjëherë me racizëm.

Kosova do ta presë nesër në orën 16:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë Kombëtaren e Anglisë, për ndeshjen e fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020.

Para kësaj ndeshjeje, Kombëtarja e Anglisë do të arrijë në aeroportin “Adem Jashari” sot në orën 18:30, ndërsa trajneri anglez Gareth Southgate do të mbajë konferencë në Prishtinë në orën 19:30.

Ndërkohë, mediumet e mëdha britanike kanë publikuar shumë artikuj në lidhje me historinë dhe ngritjen e Kombtëares së Kosovës gjatë viteve të fundit. DailyMail ka bërë intervistë me ish-sulmuesin anglez Brian Deane, i cili ka mjaft shumë njohuri për Kosovën pasi që është aksionar në klubin Ferizaj.

Sa herë që unë vij në Kosovë, shoh dëshmi ndryshimi dhe zhvillimi, me ndërtesa të reja dhe lansimin e kompanive të reja përreth rrugëve”, ka thënë Deane.

“Jam i sigurt se ky vend do të vazhdojë të zhvillohet me shpejtësi, por Prishtinë, kryeqyteti, është një qytet i vogël plot jetë, me një kulturë të këndshme të kafeneve”.

“Do të ishte i habitur nëse lojtarët e Anglisë përballen me abuzim racor siç u ndodhi në Mal të Zi. Unë nuk jam përballur kurrë me probleme të tilla në Kosovë. Nuk kisha shkuar në të vërtetë atje për t’u përfshirë në futboll, por këtë vit u bëra aksionar në Ferizaj”.

“Skuadra e Kosovës ka bërë punë shumë të mirë. Ata do ta frymëzojnë gjeneratën e re të lojtarëve”. /Gazeta Express/

 

Më shumë se gjysma e italianëve i shohin si të pranueshme sulmet raciste

Periskopi.com Lajme

Më shumë se gjysma e italianëve të anketuar në një sondazh të realizuar së fundi në Itali janë deklaruar  se aktet raciste çdoherë ishin të justifikueshme, kjo pas një numri incidentesh raciste që ndodhën kohëve të fundit në gjithë vendin, transmeton Periskopi.

Kompania SWG mori si  mostër rreth 1.500 respodentë,  prej të cilëve 10% thanë se aktet raciste ishin gjithmonë të justifikuara, 45% të tjerë u shprehën se veprimet raciste mund të ishin të pranueshme  varësisht prej situatës dhe pjesa tjetër, po ashtu prej 45 për qind thanë se veprimet raciste të çfarëdo lloji ishin plotësisht të papranueshme, shkruan The Guardian.

SWG zhvillon të njëjtin studim një herë në vit dhe për herë të parë në dekadën e fundit, shumica e të anketuarve nuk e dënuan racizmin./PERISKOPI/

 

Dzeko ka zgjidhje për racizmin – Mos i lejoni të futen në stadium

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko ka zbuluar planin e tij të thjeshtë për ta ndaluar racizmin në stadiumet italiane.

“Unë nuk di çfarë të them për këtë. Por unë mendoj se në Itali racizmi është shumë më i madh sesa pritej”, ka thënë sulmuesi boshnjak për Sky Sports, transmeton Periskopi.

Dzeko ka bërë dallimin midis ligës angleze dhe asaj italiane.

“Kur isha duke luajtur në Angli, ka pasur racizëm, po gjithmonë është duke u përmirësuar. Gjithnjë ka më pak racizëm në Angli”, ka shtuar Dzeko.

Sipas sulmuesit të Romës, Federata mund ta ndalojë racizmin në stadium.

“Nëse e dëgjon dikë duke bërë thirrje raciste, atëherë duhet ta ndalosh atë nga stadiumi”, ka përfunduar sulmuesi boshnjak.

I fundit që ka bërë deklaratë shokuese është gazetari Passirani i cili më pastaj është suspenduar nga “Top 24 Football”.

Passirani në emisionin e fundit ka thënë “Lukaku ndalet vetëm me 10 banane, ndryshe të vret”. /Periskopi/

Nuk ndalet racizmi në Itali: Për ta ndaluar Lukakun, hedhja 10 banane

Periskopi.com Sporti

Nisur nga ngjarja e turpshme që ndodhi në ndeshjen Cagliari – Inter, ku kishte thirrje raciste në kor ndaj sulmuesit të Interit, Lukaku, ka nisur një diskutim i madh për racizmin në Itali.

Së fundi, deklaratë raciste ka lëshuar edhe gazetari italian Luciano Passirani.

“Për ta ndaluar Romelu Lukakun, duhet t’i hedhesh 10 banane”, ka thënë gazetari italian.

Për këtë deklaratë ndaj sulmuesit belg, Passirani është suspenduar nga “Top 24 Football”.

Lukaku me Interin ka shënuar 2 gola në tri ndeshje kampionale. /Periskopi/

Belgu i bën reklamë kompanisë së tij duke fyer Kosovën: “Kjo duket si në Kosovë, e jo si në Belgjikë”

Periskopi.com Lajme

Një fluturim i vetëm do t’i ndihmojë pasagjerët nga Londra që të shmangin kalimin kah stacioni i Briselit, ka thënë drejtori ekzekutiv i Aeroportit të Antwerpit, që më tej shtoi se i dukej si të ishte në Kosovë, e jo në Belgjikë.

Në fluturimin inaugurues të Air Antwerp, drejtori i një kompanie ajrore, Marcel Buelens, tha se kompania e saj përpiqej të shënjestronte udhëtarët biznesmenë që mësynin të shmangnin kallaballëkun dhe pritjet në stacionin hekurudhor të Belgjikës.

Duke iu referuar një udhëtimi hekurudhor prej Antwerpit në Londër, Buelens tha që ndërsa Antwerpi kishte stacion të mirë, “kur mbërrinit në stacionin e Brukselit, ai dukej më shumë si Kosova se si kryeqyteti i Belgjikës”, transmeton HLN, përkthen Periskopi.

“Do të jetë gjë e kaluar të ndaleni në Lille [qytet i madh në Francë] ose në Bruksel,” kur udhëtoni për në Londër, i tha Buelens duke i bërë reklamë kompanisë që drejtonte.

Kompania do të fillojë me pesëmbëdhjetë udhëtarë që do të operojnë në tri fluturime kthimi në javë. /Periskopi

Trump: Jam njeriu më pak racist në botë

Periskopi.com Lajme

President i SHBA, Donald Trump hodhi poshtë akuzat që shpeshherë i atribuohen për çështjen e racizmit.

“Jam njeriu më pak racist në botë”, theksoi presidenti, i cili u kritikua mbi sulmin verbal ndaj deputetit afro-amerikan Elijah Cummings, në Baltimore.

Javët e kaluara, presidenti Trump kishte filluar një sulm ndaj katër deputeteve demokrate, të cilat u përkasin pakicave etnike.

Merkeli kritika të ashpra ndaj Trumpit: Deklarata në kundërshtim me fuqinë e Amerikës

Periskopi.com Lajme

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në konferencën vjetore me gazetarë, tha se ajo do të mbetet në postin e kancelares deri në vitin 2021, pra deri në përfundim të mandatit të tanishëm, të fituar në zgjedhjet e fundit. Në këtë mënyrë ajo i dha fund edhe një herë spekulimeve për mundësinë e largimit të parakohshëm nga posti i kancelares.

Në konferencën tradicionale vjetore me gazetarë Merkel u përgjigj edhe në pyetjen rreth sulmeve të fundit të presidentit Donald Trump ndaj katër kongresisteve demokrate në SHBA. Ajo u shpreh me përbuzje ndaj këtyre sulmeve. “Unë distancohem qartë nga këto deklarata dhe ndjej solidaritet ndaj grave të sulmuara”, theksoi Merkel në konferencën e saj vjetore për shtyp në Berlin. “Njerëzit me kombësi shumë të ndryshme kanë kontribuar në forcën e popullit amerikan”, theksoi Merkel duke shtuar se deklaratat e Trumpit janë në “kundërshtim me fuqinë e Amerikës”.

 

Gazetarit të Kohës Ditore i del racizmi: E quan Prishtinën “Afrikë”

Periskopi.com Sporti

Gazetari i njohur i Kohës Ditore, Besnik Krasniqi, që njihet edhe si mbështetës i Klubit të Futbollit Feronikeli nga Drenasi, ka bërë një postim skandaloz që lidhet me ndeshjen që pritet të përcaktojë kampionin e ri të Superligës.

Feronikeli shpallet kampion edhe vetëm me barazim, ndërkohë që Prishtinës i duhet medoemos fitorja.

Krasniqi e cilësuar “Prishtinën” si “Afrika” shkaku i lojtarëve me ngjyrë që luajnë te ky ekip, shkruan Periskopi.

Më poshtë e keni të plotë statusin e shkurtër të Krasniqit. Fotografia e kopertinës është marrë nga profili i tij.

Kandidati për president të Amerikës: Kryeministri i Izraelit është racist

Periskopi.com Lajme

Beto O’Rourke, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, është shprehur në lidhje me zgjedhjet në Izrael, duke e përshkruar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahun, si racist dhe pengesë për paqe në Lindjen e Mesme.

“Marrëdhënia SHBA-Izrael është një nga marrëdhëniet më të rëndësishme që kemi”, tha O’Rourke në një aktivitet zgjedhor që u mbajt në Universitetin e Iowas. “Kjo marrëdhënie, nëse do të jetë e suksesshme, duhet ta tejkalojë aleancën e verbër në SHBA dhe duhet të jetë në gjendje ta tejkalojë një kryeministër që është racist”, tha ai.

Netanyahu shpreson ta fitojë mandatin e pestë në zgjedhjet e së martës. Ai tenton të formojë një koalicion me përkrahjen e grupeve ultranacionaliste, përfshirë “Forcën Hebraike”, anëtarët e së cilës kanë bërë thirrje për dëbimin e arabëve.

O’Rourke, një ish-kongresmen nga Teksasi, e fajësoi Netanyahun për mbështetje të një partie të djathtë raciste në mënyrë që ta mbajë pushtetin e tij. Ai tha se lideri izraelit kishte shuar çdo përpjekje për paqe, duke bërë zotimin në çastet e fundit për zgjedhje këtë fundjavë për t’i aneksuar vendbanimet hebraike në territoret palestineze.

Netanyahu tha këtë fundjavë se ai do ta parandalojë krijimin e një shteti palestinez në territorin e okupuar të Bregut Perëndimor.

Komentet e O’Rourkes pasqyrojnë një krizë brenda partisë demokratike mbi kritikat për veprimet e shtetit të Izraelit. Një grup i ligjvënësve të rinj përparimtarë kanë qenë haptazi kritikues të qeverisë së Izraelit, që një kthesë nga tradita e përkrahjes pa kusht nga dy krahët e politikës amerikane.

Donald Trump, i cili është shprehur përkrahës për Netanyahun gjatë fushatës zgjedhore, është përpjekur ta bëjë Izraelin një çështje që meriton përkrahje.

Ai shpreson të lë përshtypje te votuesit hebrenj në SHBA, të cilët tradicionalisht i kanë përkrahur demokratët, duke i bërë rivalët e tij politikë të duken si kundërshtarë të Izraelit, shkruan “The Guardian”.

 

Vetëm që të bëhej e famshme apo raciste? Plaka që vrau 7 vjeçarin merr 3 muaj paraburgim

Periskopi.com Lajme

Pak ditë pas aktit të përgjakshëm në Bazel, ku një grua e moshuar me probleme mendore vrasu 7-vjeçarin nga Kosova, Ilias Mahmutin, derisa e preu me thikë në fyt, Bazeli vazhdon të mbetet i tronditur nga ngjarja.

Komisioneri për krime në Bazel, Peter Gill ka bërë të ditur se gruaja është tani në paraburgim, ndërkaq, masa e cila iu është caktuar është tre muaj, por, mund të ndryshohet nëse ka kërkesë. 75-vjeçares gjithashtu po iu bëhet vlerësimi psikiatrik.

Pas sulmit me thikë, 75-vjeçarja lajmëroi policinë, ndërkaq, zyra e prokurorisë nuk ka dashur të komentojë rasti në detaje, duke konfirmuar vetëm se ajo kishte njoftuar disa persona e institucione për krimin me anë të telefonit, pasi që kreu sulmin.

Psikiatri i gjykatës Josef Sacsh ndërkaq, nuk ka treguar se a e bëri gruaja këtë krim vetëm për t’u bërë e famshme, duke thënë se kjo momentalisht mund të mbetet vetëm një spekulim. Por, për të megjithatë ka edhe dy shpjegime të mundshme, ose e ka bërë nga frika se mund të ndiqet nga autoritetet për shkak të borxheve ose është vrasje e motivuar ideologjikisht.

E dyshuara dyshohet se kishte pasur marrëdhënie të tensionuara me institucionet shtetërore. Ajo kishte borxhe të mëdha dhe kishte nënshkruar falimentimin në vitin 2007.

Gruaja momentalisht është në ekzaminime psikiatrie, ndërkaq, ende nuk dihet se nga cila sëmunje mendore vuan.

Dyshimet se a mund të ishte parandaluar sulmi ende nuk janë zbuluar. Ndryshe, të shtunën në Bazel u mbajt edhe një marsh ku morrën pjesë qindra njerëz që dënuan aktin makabër.

Lamtumira e fundit 7-vjeçarit iu dha të shtunën, në varrezat e qytetit në Gjilan.

Vrasja e 7 vjeçarit në Basel, me motive raciste apo ishte e çmendur?

Ilir Muharremi Letra

Është vështirë ta kuptosh mendjen e një vrasësi. Motivet gjithmonë gjenden në kokat e tyre, por nganjëherë edhe nuk ndodh ashtu. Shpesh motivet janë raciste dhe çmenduritë keqpërdoren me arsye për të dalë nga situata.

I çmenduri është i lirë, këpucët e tij nuk i njohin ligjet e shoqërisë normale.

Jam i tronditur nga vrasja e 7 vjeçarit Ilias Mahmuti në Basel të Zvicrrës nga një 75 vjeçare. Shtrohet pyetja përse ajo morri jetën pikërisht të një shqiptari? A prek kjo racizmin? Apo ndoshta vogëlushi qëlloj rastësisht në momentin kur ajo po kërkonte në rrugë ndonjë viktimë të pa fuqishëm? Ose ajo ndoshta e ka përcjellur me ditë vogëlushin dhe është interesuar për historinë e tij.

Cila mund të jetë e saktë nga këto? A u bë vrasja me paramendim me ndonjë skenar nga 75 vjeçarja Angela N.? Ose ndoshta ajo i urren të huajt në vendin e saj. Cili ishte motivi, çfarë ndodhi? Tashmë pothujase të gjithë e dijmë, pse ndodhi pak këtë po e dijmë. Si e vrau edhe kjo u bë e njohur, edhe se e la në mjedis të hapur nuk e fshehu trupin. Edhe ku e mori thikën është e njohur nga një vend i ngrënies.

Pse e qëlloi më thikë? Analiza shkon në atë para krimit, gjatë krimit dhe pas krimit. Para mund vetëm të supozojmë, gjatë ishte masakër,  pas,  siç thuhet plaka u kishte dërguar vet sms organeve të rendit për t’u treguar për aktin që kishte kryer. Vërehet që ishte e kontrolluar dhe nuk mund të besohet se ishte  në skaje të çmendurisë.

Fotografia e vrasëses po qarkullon në internet, sa besohet që është ajo fotografi e vërtetë sepse vetem një portret na shfaqet.

Njëri nga Zvicra i cili kishte ndihmuar ta sillnin trupin në Kosovë thotë që ndonjëherë mediat atje nuk raportojnë drejtë kur është në pyetje një i huaj. Populli zviceran u solidarizua me familjen e viktimës.

Më kë jetonte ajo? Nëse ishte me familje, atëherë përse nuk u mbajt nën kontroll? Ose nëse është e strehuar në ndonjë institucion, duhet të japin llogari.  I çmenduri shpëton nga ligji i lirisë së tij.

Tash çka do që vendoset vogëlushi ka udhëtuar pa dëshirën e tij drejt një përjetësie të panjohur. Për prindërit e njëjta gjë do të jetë si ta shpallin vrasësen të fajshme ose të çmendur…

 

Kryeministrja e Zelandës së Re bën thirrje për ‘xhihad’ kundër racistëve

Periskopi.com Lajme

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, e cila u bë e njohur për dhembshurinë e sinqertë që shfaqte ndaj familjarëve dhe të mbijetuarve të tragjedisë në Christchurch, ka  bërë thirrje për luftë globale kundër ideologjisë së të djathtës estreme dhe racizmit.

Në një prej intervistave të para nga tragjedia shkatërruese për vendin e saj, ajo i tha BBC-së se e mohonte idenë që rritja e emigracionit po e ushqente racizmin, përkthen Periskopi.

50 myslimanë u vranë në ditën e xhumasë derisa faleshin në dy xhamitë e Christchurchit, nga një supremacist i bardhë me emrin Brentan Tarrant.

Varrimet e para të tyre filluan të mërkurën.

Qindra vajtues u tubuan në një varrezë afër Qendrës Islamike Linwood në Christchurch, që ishte një prej dy vendeve ku kishte ndodhur akti i terrorizmit, më i madhi në historinë moderne të Zelandës së Re.

E pyetur për rritjen e nacionalizmit të së djathtës ekstreme, kryeministrja Ardern deklaroi: “Ky ishte një qytetar australian por megjithatë s’mund të thuhet që nuk kemi njerëz të tillë, me ideologji të tillë edhe në vendin tonë [Zelandë të Re].”

Më tej, ajo shtoi: “Por, do të bëja thirrje globale. Ajo çka Zelanda e Re ka përjetuar ishte dhuna e sjellur nga dikush që u rrit dhe e mësoi ideologjinë tjetërkund. Nëse sigurohemi globalisht qe jemi një botë e sigurt, tolerante dhe gjithëpërfshirëse nuk mund të mendojmë më veç brenda kufijve kombëtarë.” /Periskopi

Pse terroristi i Zelandës së Re ishte i magjepsur me historinë e Serbisë

Periskopi.com Lajme

28 vjeçari i akuzuar për vrasjen e 50 myslimanëve në dy xhamitë në Christchurch të premten kishte shkruar emrat e liderëve ushtarakë serbë – në cirilike – në armët dhe municionin e tij.

Ekspertët kanë thënë se interesi i hapur i vrasësit me historinë e Serbisë nuk është diçka e zakonshme mes vrasësve të së djathtës ekstreme.

Më tej ata shtojnë se kjo është pjesë e globalizimit të së djathtës ekstreme.

Kënga nacionaliste serbe që po e dëgjonte Tarrant derisa po e incizonte live sulmin po e lavdëronte liderin serb të Bosnjes, Radovan Karadziqin, që u dënua për krime lufte dhe gjenocid kundër myslimanëve të Bosnjes gjatë viteve 1992-95 në ish Jugosllavi.

Kënga ndër tjerash thoshte: “Karaxhiq, udhëhiqi serbët tu. Udhëhiqi serbët tu. Çdokush duhet ta shoh se ata s’ia kanë frikën askujt.”

Ky fascinim me Serbinë dhe Ballkanin në përgjithësi është atipik por jo i paprecedent për supremacistët e bardhë të vendeve të perëndimorizuara, sipas një ish neo-nazisti dhe analistëve tjerë që studiojnë të djathtën ekstreme, përcjell Periskopi.

“Fokusi mbi Serbinë është pak i pazakontë,” ka thënë Tony McAleer, ish anëtar i grupit neo-nazistë Rezistenca e Arianëve të Bardhë. “Në vitet 90’, në kulmin e krizave në Ballkan, e dija për njerëz që shkonin atje për të luftuar… shumica ishin ish-ushtarakë. Ju keni një nacionalizëm ekstrem në Ballkan që u manifestua gjatë konfliktit.”

“Disa njerëz si ai [Tarranti] mund ta marrin shembull Serbinë se si u mor me myslimanët. Njerëzit i kthehen historisë për t’u frymëzuar.”

Glorifikimi i simboleve serbe shumë më pak dominant mes neo-nazistëve në Perëndim. Dominon mitologjia e Veriorëve dhe sagat e Vikingëve.

“Ne po vijmë për Konstandinopojën,” thotë ai në manifestën 74 faqësh, duke iu referuar emrit të mëparshëm të Stambollit. “Do të shkatërrojmë çdo xhami e minare në qytet.”

Ka reaguar edhe Ivica Daçiq, i njohur në Serbi edhe si “Slloba i vogël” shkaku i retorikës së fortë nacionaliste dhe lidhjeve që kishte me diktatorin Sllobodan Millosheviq.

“I dënoj këto lloje të abuzimit; ai njeri s’ka asnjë lidhje me Serbinë,” tha ai në një konferencë për media. “Nuk e di se kush mund të jetë inspirimi i tij, por pashë edhe emra nga vende tjera, po ashtu.”

Por, ajo që është edhe më e çuditshme është se në manifestin e tij ai pretendon të jetë kënaqur në vendet jo-perëndimore. Ai ka thënë se nuk i do këta njerëz në vendet perëndimore. /Periskopi, marrë nga CBC

Çka është supremacizmi i bardhë, shkaku i së cilës vrau myslimanët terroristi australian?

Periskopi.com Lajme

Ngjarja e së premtes ku një austrialian vrau 50 anëtarë të komunitetit mysliman në Christchurch të Zelandës së Re. Ai u quajt supremacist i bardhë, ashtu siç ishte quajtur edhe Donald J.Trump, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, çka është supremacia e bardhë?

Supremacia e Bardhë apo supremacizmi i bardhë është besimi racist se njerëzi t e bardhë janë superiorë ndaj njerëzve të racave tjera dhe prandaj duhet t’i dominojnë ata. Supremacia e Bardhë, shkruan Periskopi, ka rrënjë te racizmi shkencor, dhe shpesh përmban argumente pseudoshkencore.

Supremacia e bardhë ishte dominante në Shtetet e Barhkuara të Amerikës para dhe pas Luftës Civile Amerikane, dhe vazhdoi të mbetej i rëndësishëm edhe në periudhën e ndërtimit të mëvonshëm të vendit. Nga supremacisti i bardhë në këtë vend më së shumti e pësuan zezakët dhe hispanikët shkaku i skllavërisë së detyrueshme që vazhdoi me shekuj.

Në Gjermani e kemi pasur të promovuar nga nazistët që çuan në kampe të përqendrimit dhe dhomat e gazit gjatë shekullit 20. Ata e shihnin racën ariane si superiore ndaj racave tjera, posaqërisht ndaj hebrejëve, sllavëve dhe ciganëve.

Teoricieni racist i Partisë Naziste, Alfred Rosenberg, promovoi teorinë Nordike, që i shihte nordikët si racë superiore madje edhe ndaj të tjerëve, përfshirë arianët e tjerë.

Ajnshtajni shokon nga vdekja: Bën komente të tmerrshme raciste

Periskopi.com Lajme

Ditaret e udhëtimeve të Ajnshtajnit [Albert Einstein] të përkthyera në anglisht së fundi zbulojnë pikëpamjet e tij raciste si i ri, veçanërisht ndaj kinezëve.

Ditaret e publikuara nga Princeton University Press, zbulojnë që Ajnshtajni, ndoshta shkencëtari më i famshëm i të gjitha kohërave dhe i njohur për teorinë e tij të relativitetit të përgjithshëm dhe të ekuacionit e=mc2, ishte tepër paragjykues ndaj kombeve të caktuara.

Kjo është në kontrast me atë që kishte thënë më vonë kur kishte deklaruar se “racizmi është sëmundje e njerëzve të bardhë.”

Ditaret janë shkruar mes tetorit të 1922-s dhe marsit të 1923-s.

“Do të ishte për keqardhje nëse këta kinezë zëvendësojnë të gjitha racat tjera. Për të gjithë ne ky do të ishte një mendim i tmerrshëm.”

Ajnshtajni po ashtu përqeshte njerëzit nga Ceyloni [prej nga prodhohet ai që popullorçe njihet si ‘çaj rusi’], që njihet si Sri Lanka. Në Ceylon, shkruante ai, vendorët “jetonin në fëlliqësi të madhe dhe në kutërbim të madh,” para se të shtonte “bëj pak që të kesh pak nevojë. Cikli i thjeshtë i ekonomisë së jetës [së tyre].” /Periskopi

“Polakët e morën antisemitizmin nga cicat e nënave”: Kryeministri polak anulon vizitën në Izrael

Periskopi.com Lajme

Kryeministri polak ka anuluar vizitën e planifikuar pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu kishte thënë se polakët “kishin bashkëpunuar me nazistët”, shkruan Periskopi.

Kjo më pas u përcoll me një tjetër deklaratë nga ushtruesi i detyrës së ministrit të jashtëm me mbiemrin Katz, që kishet shtuar se polakët e “thithën anti-semitizmin nga qumështi i nënave të tyre.”

Ky zhvillim përbën një pikë tjetër të ulët në konfliktin se si duhej kujtuar dhe karakterizuar veprimet e polakëve ndaj hebrejëve gjatë okupimit gjerman të Polonisë në Luftën e Dytë Botërore.

Kryeministri polak, Mateusz Moraviecki ka njoftuar të dielën se nuk do të takohej me Netanyahun dhe liderët e katër vendeve të Evropës qendrore.

Ai i ka cilësuar komentet e Katzit si raciste dhe krejt të papranueshme. /Periskopi

Kërkohet dorëheqja e Guvernatorit të Virxhinias, shkak një fotografi raciste

Periskopi.com Lajme

Guvernatori demokrat i shtetit amerikan të Virxhinias ka kërkuar falje për një fotografi raciste që është shfaqur në librin vjetor të shkollës së mjekësisë më 1984, në mes të thirrjeve për dorëheqjen e tij.

Guvernatori Ralph Northam tha se i vjen “thellësisht keq për vendimin që kam marrë për t’u shfaqur në këtë fotografi dhe për dhimbjen që ka shkaktuar ky vendim atëherë dhe tash”.

Fotografia, e cila fillimisht u publikua nga ueb-faqja konservatore Big League Politics, shfaqeshin dy persona, ku njëri kishte të ngjyrosur fytyrën me ngjyrë të zezë, ndërsa tjetri kishte të veshur robat e grupit Ku Klux Klan. Nuk ishte menjëherë e qartë se cili nga këta persona ishte Northam.

Zyrtarë të lartë demokratë në Virxhinia, por edhe senatorë demokratë kanë bërë thirrje që Northam të japë dorëheqje.

Megjithatë, në deklaratën për media, Northam ka lënë të kuptohet se ai dëshiron të vazhdojë punën e tij si guvernator, duke konfirmuar “angazhimin tim absolut për të punuar sipas pritjeve të qytetarëve të Virxhinias, që ata vendosën për mua, kur më zgjodhën që unë të bëhesha guvernator i tyre”.

Northam u zgjodh guvernator më 2017. Nëse ai jep dorëheqje, atëherë mandatin e guvernatorit do ta marrë Justin Fairfax, i cili më 2017, u bë afrikano-amerikani i dytë që fitoi post shtetëror në Virxhinia.

 

Degjenerohet Haxhi Avdyli, i merr në gojë “zezakët” e rapit

Periskopi.com Lajme

Debati lidhur me iniciativën e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, për të sanksionuar gjuhën degjenerues enë këngët e rapit, ka eskaluar menjëherë kur deputeti njerëzve me ngjyrë që kanë krijuar muzikën rep i ka quajtur ‘zezak’.

Në debatin televiziv mes deputetit të LDK Haxhi Avdyli, gazetarit Vullnet Krasniqi dhe këngëtares Tayna, lidhur me ndalimin e teksteve të këngëve që promovojnë drogat, vet deputeti e nisi debatin duke përdorur fjalën “zezak”, një fjalë fyese që përdoret për njerëzit me ngjyrë.

Në një deklaratë në llogarinë në Instagram, Tayna mbrëmë tha “Ne një shtet ku vet nuk mujn me ndal perdorimin e narkotikve ose shume gjerave tjera nuk ma merr mendja qe na si artist kemi shume peshe t’madhe n’veprime t’njerzve”

Përderisa, në asnjë vend nuk pritet që këngëtarët të jenë “role model”, por kjo gjë pritet prej politikanëve, të cilët me aq sa i shohim nëpër mbledhjet e Kuvendit, nuk kursehen për të përdorur fjalë fyese si në aspektin racist, seksit dhe në nivel të ulët. Deputeti shkon më tutje duke thënë se të rinjtë shqiptarë kanë gjëra tjera për t’u marrë pos drogave.

Në anën tjetër gazetari Krasniqi ka deklaruar se mënyra më e mirë për ta luftuar dukurin e drogave është jo duke e ndaluar por duke krijuar një ambient të shëndoshë. /Periskopi