Radikalët e Sheshelit rrahin aktivistët e të drejtave të njeriut në përkujtimin e Srebrenicës

Periskopi.com Lajme

Në ndërtesën publike komunale, para fillimit të promovimit të librit të ri të fashistit serb, kryetar i partisë radikale serbe, Vojislav Seselj, të titulluar paturpësisht “Në Srebrenicë nuk ka ndodhur gjenocid”, ndodhi një incident kur ai urdhëroi rrahjen e aktivistëve të Fondit për të Drejtën Humanitare, aty gjendej edhe ish drejtorja e organizatës Natasa Kandic.
Aktivistët e Fondit për të Drejtat Humanitare dëshironin që të shpërndanin dosjen e tyre për krimet ndaj kroatëve në Vojvodinë kur Seselj kërkoi nga sigurimi që t’i largoj nga ndërtesa.

Mes protestueseve ishte edhe ish drejtorja e kësaj organizate Natasa Kandic, të cilën sigurimi po ashtu e largoi nga korridori i ndërtesës së komunës Stari grad.

Organizata e postoi në llogarinë e tyre në tëitter ku shihet e dëgjohet se Seselj kërkon që aktivistët të largohen nga ndërtesa.

Promovimi i këtij libri të Seselj filloi diçka pas orës 18:00 do të flasë para publikut edhe vetë autori Vojislav Seselj.

 

 

Eskalon deri këtu: Radikalët e Sheshelit i dhurojnë brekë ministres serbe në Kuvend

Periskopi.com Lajme

Dy deputete e një deputet nga paria radikale serbe e kriminelit, Vojislav Seselj, kanë zbuluar një metodë të çmendur të parlamentarizmit, e fyejnë dhe i dhurojnë brekë Ministres së Infrastrukturës dhe zëvendës kryeministres së qeverisë serbe, Zorana Mihailovic, pasi kjo ju përgjigjej akuzave të tyre për tradhti e korrupsion me një pllakat ku shkruhej ‘rrena radikalësh’.

Nuk do të ishte për t’u habitur nëse do të ishte përfshirë në këto marri Vojislav Seselj por nuk ishte. Ishin deputetet Vjerica Radeta, Natasa Jovanovic dhe Ruzica Nikolic që i dhuruan brekët ministres pasi deputeti tjetër nga radhët e radikalëve Milorad Mircic që i shfaqi i paketoi ato për ministren.

Radikalët e akuzonin ministren e infrastrukturës për korrupsion, spiunazh dhe hajni të shtetit. Në seancë po diskutohej për projektin që do ndërtohet në korridorin e Moravës nga një kompani kineze në vlerë prej 800 milionë euro. Radikalët pretendojnë se 300 milionë prej asaj vlere janë shtuar në kontratë për t’i vjedhur pastaj.

Tre herë e ndërpreu seancën kryesuesi i seancës por nuk u qetësuan radikalët, shpalosi brekët nga pakoja dhe i paraqiti e më pastaj ja dërguan ministres. Kryesuesi i kuvendit i lëshoi nga një vërejtje deputetëve radikalë.

Radikalët djegin Kuranin në Danimarkë, shkak mbajtja e iftarit

Periskopi.com Lajme

Në shenjë proteste kundër mbajtjes Iftarit në Kopenhagë të Danimarkës, i cili mblodhi rreth 2.000 besimtarë, të djathtët radikalë dogjën Kuranin dhe thirrën slogane kundër islamit.

Grupi i radikal të krahut të djathtë, të udhëhequr nga lideri i partisë “Stream Kurs” Rasmus Paludan, dogjën Kuranin mbrëmë në sheshin e qytetit dhe në ballkonin e hotelit ngritën transparentin me mesazhin “Evropa është e jona.”

Policia daneze hoqi parullën dhe largoi grupin radikal nga sheshi i qytetit, ku iftari mbahet tradicionalisht. Nga ana tjetër, për myslimanët e mbledhur në iftar, një mesazh solidariteti dërgoi një grup i danezëve, të cilët veshur me xhaketa të verdhë qëndruan rreth sheshit derisa zgjati iftari.

 

Radikalët djegin Kuranin gjatë iftarit në Danimarkë

Periskopi.com Lajme

Në shenjë proteste kundër mbajtjes Iftarit në Kopenhagë, i cili mblodhi rreth 2.000 besimtarë, të djathtët radikalë dogjën Kuranin dhe thirrën slogane kundër islamit.

Grupi i radikal të krahut të djathtë, të udhëhequr nga lideri i partisë “Stream Kurs” Rasmus Paludan, dogjën Kuranin mbrëmë në sheshin e qytetit dhe në ballkonin e hotelit ngritën transparentin me mesazhin “Evropa është e jona.

“Policia daneze hoqi parullën dhe largoi grupin radikal nga sheshi i qytetit, ku iftari mbahet tradicionalisht.

Nga ana tjetër, për myslimanët e mbledhur në iftar, një mesazh solidariteti dërgoi një grup i danezëve, të cilët veshur me xhaketa të verdhë qëndruan rreth sheshit derisa zgjati iftari.