E mposhti Cityn dhe ia dhuroi titullin Liverpoolit, kjo është deklarata e Benitezit

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Newcastle Unitedit, Rafa Benitez është ndarë shumë i kënaqur me fitoren e sotme ndaj kampionit Manchester City.

Skuadra e tij shënoi fitore prej 2 me 1 në shtëpi, duke arkëtuar tre pikë shumë të rëndësishme në luftën për mbijetesë, transmeton Koha.net.

Benitez ishte jashtëzakonisht i kënaqur me performancën e lojtarëve të tij.

“Ishte një përpjekje e madhe nga të gjithë dhe të fitosh ndaj një ekipi kaq të mirë si Manchester City, ata kanë gjithçka. Ata janë shumë të mirë, prandaj kur i merr tre pikë kundër tyre atëherë e di se lojtarët vërtet kanë luajtur mirë. Secili ka luftuar për njëri-tjetrin. Shënuam dy gola dhe u munduam deri në fund prandaj jam shumë krenar me këta lojtarë”, ka thënë Benitez, raporton BBC.

Benitez me këtë fitore i ka bërë një favor të jashtëzakonshëm ish-skuadrës së tij, Liverpoolit, që në rast të fitores së nesërme ndaj Leicesterit do të mund të rriste diferencën ndaj Cityt në shtatë pikë.

Skuadra e Benitez merr pikë si mysafir

Periskopi.com Sporti

Ndeshja e parë e xhiros së dytë në ligën më të fortë në botë, Premier Ligë, ka përfunduar pa gola 0 me 0, shkruan Periskopi.

Skuadra e Neil Warnock, e sapoinkuadruar në Premier Ligë, luajti më mirë gjatë ndeshjes duke e pasur edhe posedimin më të lartë të topit ndaj skuadrës së famshme Newcastle.

Madje, ekipi i udhëhequr nga Rafa Benitez mori edhe një karton të kuq, në minutën e 66 të ndeshjes. Ishte Isaac Hayden ai që u ndëshkua.

Sidoqoftë, kjo është një pikë e mirëseardhur për Newcastle-in që po përballet me vështirësi të mëdha financiare – pavarësisht që në bankë e kanë një prej trajnerëve më të mirë në botë, Rafa Benitez.

Periskopi do t’iu mbajë të informuar edhe për ndeshjet e tjera të Premier Ligë gjatë ditës së sotme. Më e rëndësishmja do të jetë ajo mes Chelseat dhe Arsenalit që fillon prej orës 18:30. /Periskopi