Thyhet heshtja në Camp Nou, Barcelona në epërsi

Periskopi.com Sporti

Kampioni aktual i Spanjës, Barcelona, sonte po zhvillon ndeshjen e saj të radhës në kuadër të LA Ligës, kundër skuadrës baske, Athletic Bilbao.

Tani kur po luhet minuta  71-të e takimit, blaugranët kanë kaluar në avantazh, përmes golit të mesfushorit kroat, Rakitic, i cili ‘bombardoi’ rrjetën pas asistit të argjentinasit, Lionel Messit.

 

Shihni golin më poshtë. /Periskopi

 

 

Milan e Inter në luftë për Rakiticin

Periskopi.com Sporti

Përveç interesit të Interit, Milani gjithashtu po punon për të provuar të nënshkruajë me mesfushorin e Barcelonës gjatë merkatos së janarit.

Siç është raportuar nga Sport Mediaset, Boban, drejtori sportiv i Milanit, është duke vlerësuar të gjitha mundësitë për të siguruar shërbimet e Rakiticit.

Duke shfrytëzuar marrëdhënien e afërt që ka me bashkatdhetarin e tij, Boban dëshiron ta bindë Rakiticin se opsioni për të veshur fanellën kuqezi të Milanit është më i miri për të, në rast se ai vendos të largohet nga Barça në janar.

Roli dytësor që ka marrë në këtë sezon me Valverden të shtyn të mendosh se kroati do të largohet, në mënyrë që të mos humbë ritmin e ndeshjeve para Kampionatit Europian verën e ardhshme.

Rakitic në këtë sezon është aktivizuar në 7 ndeshje të La Ligas, por në 6 raste është futur në lojë si zëvendësues, për një total prej 197 minutash. Shumë pak për një lojtar të kalibrit të tij, që në moshën 31-vjeçare dëshiron të jetë në nivele më të larta, aq më tepër që synon të jetë në formë optimale për Europianin.

Futbollistët e Barcelonës e presin me shumë dashuri Griezmannin

Periskopi.com Sporti

Griezmann ka kryer me sukses testet mjekësore gjatë ditës së diele dhe është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.

Barcelona i ka dhënë fund pushimeve. Gjatë ditës së diele, shumica e lojtarëve janë kthyer nga pushimet dhe kanë kryer testet mjekësore, para se të nisin përgatitjet për sezonin 2019/20.

Ter Stegen, Semedo, Piqué, Rakitic, Sergio Busquets, Todibo, Dembélé, Rafinha, Malcom, Lenglet, Jordi Alba, Sergi Roberto, Aleñá, Umtiti kryen me sukës testet mjekësore.

Valverde ka thirrur në turin parasezonal edhe lojtarë të rinj si; Iñaki Peña, Oriol Busquets, Collado, Riqui Puig dhe Carles Pérez.

Pjesë e këtij grupi ishte edhe transferimi i ri, Antoine Griezmann.

Sulmuesi francez, i cili u ble për 120 milionë euro nga Atletico Madrid, kreu me sukses testet mjekësore dhe u njoftua me shokët e rinj të skuadrës, me të cilët do të ndajë pothuajse gjithçka deri më 2024.

“Sport” raporton se Griezmann sonte në mbrëmje do të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të prezantohet në “Camp Nou”, por pa praninë e tifozëve – pasi Barça ka nisur punimet për sezonin e ri dhe është duke e ndërruar komplet fushën.

Rakitiç stërvitje speciale me bashkëshorten e tij bukuroshe

Periskopi.com Sporti

Në pritje të grumbullimit me Barcelonën, Ivan Rakitiç ka kaluar pushimet në disa vende të botës.

Ai këtë kohë po e kalon në shoqërinë e bashkëshortes së tij Raquel Mauri.

Por ndonëse me pushime, mesfushori kroat nuk i ka ndalur përgatitjet edhe në plazh, teksa siç tregon në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, një ndihmë të madhe ka pasur pikërisht nga Raquel.

Rakitic tek Interi, varet krejtësisht nga e ardhmja e Valverdes

Periskopi.com Sporti

Gjatë ditës së djeshme, u raportua se Ivan Rakitic do të transferohet tek Interi.

Mesfushori korat, është i lidhur ngushtë me trajnerin e Barcelonës Valverde, dhe transferimi i tij në Inter, varet kryesisht prej tij.

Gjithashtu edhe e ardhja e Valverdes në Barcelonë është e pasigurt, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve. Nëse trajneri largohet nga Barcelona, atëherë edhe Rakitic do ta bënte një gjë të tillë.

Kroati, ka bërë gjithsej 33 paraqitje në këtë sezon, ku ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar 4 asiste

Rakitic: Fituam 5:1, por me Messin çfarë do të ndodhte

Periskopi.com Sporti
Ivan Rakitic është deklaruar pas fitores së Barcelonës ndaj Real Madridit, me rezultat 5:1.

Mesfushori kroat ka thënë se po të ishte Leo Messi në lojë, gjërat do të ishe edhe më ndryshe, duke nënkuptuar që do të kishte më shumë gola.

“Messi? Po të ishte Leo në lojë, gjërat do të shkonin edhe më i mirë”, ka thënë ai pas ndeshjes.

“Por, Luis Suarez ka treguar sonte që është lojtar i madh dhe që është një vrasës para portës”.

“Dua ta uroj atë për golat e shënuar, pasi sot ishte një ditë speciale për të”, ka thënë më tej Rakitic./Periskopi/

Liga e Kampionëve, zgjedhet edhe goli më i mirë i javës

Periskopi.com Sporti

Përveç lojtarit më të mirë, UEFA e ka publikuar edhe golin më të mirë të javës.

E të dyja çmimet kanë shkuar në Barcelonë.

Lojtari më i mirë u zgjodh Lionel Messi, teksa goli i javës është zgjedhur perla e Ivan Rakitic ndaj Tottenham.

‘Katalanasit’ patën shfaqje të jashtëzakonshme në Wembley, teksa mposhtën me rezultat 4:2 Tottenham./Periskopi/

https://www.youtube.com/watch?v=0qUKSBC8r3c

E pabesueshme: Rakitic ‘tradhëton’ Modricin

Periskopi.com Sporti

Ivan Rakitic ka thënë se Lionel Messi është i ndryshëm nga lojtarët e tjerë, duke e lavdëruar yllin e Barcelonës pas përformancës së shkëlqyeshme kundër Tottenhamit në Ligën e Kampionëve.

Messi ishte i magjishëm mbrëmë, pasi fituesi i pesë herë Topit të Artë shënoi dy herë për ta ndihmuar Barcelonën në një fitore 4-2 ndaj Tottenhamit në Wembley.

Messi vazhdoi me formën e mirë në Ligën së Kampionëve, ku ka shënuar 64 gola në 65 paraqitje në fazën e grupeve, shkruan Periskopi.

Me gjithë respektin ndaj lojtarëve të tjerë që e kanë fituar Topin e Artë, ne e dimë se ka një lojtar që është ndryshe nga të tjerët dhe që është Leo Messi”.

”Ndonjëherë ka rrethana si Luka Modric që bëri një sezon të shkëlqyeshëm dhe ndoshta njerëzit duan të ndryshojnë pak”.

Por, me gjithë respektin, Luka dhe të tjerët e dinë se ka një lojtar që është i ndryshëm nga të tjerët, dhe ai është Leo Messi”, përfundoi kroati./Periskopi/

Premtimi i çmendur i Rakitiçit, nëse Kroacia fiton Kupën e Botës

Periskopi.com Botërori 2018

Ivan Rakitiç ka bërë shaka, se trofeun do ta bëjë tatuazh në ballin e tij, nëse Kroacia do të fitojë Kupën e Botës. Kombëtarja ballkanase do të përballet të dielën me Francën, në finalen e parë të saj në një Botëror, në Moskë. Rakitiç ka qenë një nga lojtarët e spikatur për ekipin e Zlatko Dalic, së bashku me partnerin e mesfushës, Luka Modriç.

Dhe Rakitiç sugjeroi se ai do ta përjetësonte suksesin e Kroacisë në një mënyrë të veçantë, nëse ekipi i tij e mund Francën në finale. Po si do ta bëjë këtë? “Në ballin tim, – u tha Rakitiç gazetarëve, kur u pyet nëse planifikonte një tatuazh, nëse Kroacia triumfon. – Ka mjaft hapësirë, siç mund ta shihni, por së pari do të duhet të pyes gruan time.

Sinqerisht, e kam këtë ndjenjë, se do të ketë qindra-miliona njerëz, që rrënjosen për ne. Kam pasur mesazhe nga Argjentina, Spanja, Gjermania, nga të katër anët e botës. Ajo që me të vërtetë më bën të lumtur është se njerëzit nuk do ta imagjinonin kurrë të festonin një gol të shënuar nga ekipi i tyre kombëtar. Ne kemi treguar se jemi finalistë të merituar, duam t’i tregojmë botës sa vlejmë dhe për këtë do të japim gjithçka në fushë”.

Kroacia ka shkuar në kohë ekstra në të tria ndeshjet e fundit të këtij Botërori, duke triumfuar me penallti ndaj Danimarkës dhe Rusisë, para se të mposhte Anglinë 2-1, në gjysmëfinale. Por Rakitiç hodhi poshtë sugjerimet se Kroacia mund të vuajë nga lodhja kundër Francës, e cila, gjithashtu, ka pasur një ditë shtesë pushimi, që nga ndeshja e saj e fundit.

“Do të kemi energji të tepërt, mos u shqetësoni për këtë. Kjo është një lojë historike, jo vetëm për ne, por për të gjithë ata që janë kroatë, – tha Rakitic. – Do të jemi 4.5 milionë lojtarë në fushë, ne do ta mbajmë njëri-tjetrin. E dimë që kjo është loja më e madhe e jetës sonë dhe duam të japim gjithçka. Ju vetëm duhet të shikoni pamjet që vijnë nga Kroacia. Ky gëzim i ndjerë nga njerëzit, që nga dita e parë, kur u nisëm për në Rusi, ishte i pabesueshëm.

Nuk mund ta përshkruash dot me fjalë. Uniteti, krenaria, është e pabesueshme. Unë mendoj se të gjithë e meritojmë këtë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me 23 lojtarë, trajnerin tonë, stafin, mjekët, gazetarët, por me 4.5 milionë kroatë. Ky lloj angazhimi ka qenë në çdo lojë. Nëse do të kishte një stadium mjaft të madh për 4.5 milionë njerëz, do të ishte plot e përplot”.

Parashikimi i përballjes Kroaci vs Angli

Periskopi.com Botërori 2018

Sonte do luhet gjysmë finalja tjetër mes Kroacisë dhe Anglisë.  Ndeshja pritet të jetë shumë e zjarrtë pasi të dy ekipet duan të shkojnë në finale dhe pse jo të tëntojnë të mundin Francën e cila mposhti mbrëmë Belgjikën me rezultatin 1-0.

Kroacia e Modric dhe Rakitic vjen pasi eleminoi me penallti Rusinë, kurse Anglia pasi eleminoi Suedinë me rezultatin 2-0. Më favorit shikohet kombëtarja angleze pas rezultateve më të mira të marra ne ndeshjet me eleminim. Një faktor tjetër që ka ndikuar në favorizimin e Anglisë është edhe fakti që Kroacia dy ndeshjet e para është kualifikuar me penallti, që i bie të ketë luajtur më shumë se kombëtaret e tjera.

Ekipet do zbarkojnë në fushë më formacionet më të mira, por për Kroacinë është në dyshim mbrojtësi i djathtë Vrasljko për shkak të një dëmtimi.

 

Rakitic flet rreth mundësive për fitimin e Botërorit

Periskopi.com Botërori 2018

Rakitic është njëri nga lojtarët më meritor që Kroacia është kualifikuar në gjysmëfinale.

Mund të thuhet padyshim se Raktic ka qenë vendimtar në 2 ndeshjet e fundit të Kroacisë, duke shënuar penalltitë vendimtare.

Ai bashkë me partnerin e tij Modric, janë duke zhvilluar botërorin e tyre më të mirë.

Rakitic deklaroi se është i lumtur që Kombëtarja kroate ka arritur deri këtu dhe synimet janë që të fitojnë Kupën e Botës.

“Kur ne jemi se bashku, gjithçka mund të ndodhë. Ndeshja e ardhshme është kundër Anglisë dhe ne do të mundohemi ta fitojmë atë. Ne e dimë se mund të jemi më të mirë. Me të vërtetë ne duam ta fitojmë trofeun”, ishin fjalët e tij.

Harrojnë rivalitetin tek skuadrat, Rakitic – Modric: Të dua vëllai (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Ivan Rakitic dhe Luka Modric luajnë te dy skuadrat me rivalitetin më të madh në Europë, Barcelona dhe Real Madrid.

Por, kur është në pyetje shteti, ata e duan njëri-tjetrin sikur të ishin vëllezër.

Këtë e tregon më se miri një postim i fundit nga Rakitic. Ai e quan vëlla, Modricin.

Vëllai me vëllain. Është kënaqësi ta zhbllokoni këtë sukses tonin së bashku. Ju do vëllai”, ka shkruar Rakitic.

Krejt kjo vjen pasi Kroacia mbrëmë mposhti Rusinë në fazën çerekfinale të Kampionatit Botëror.

Pas fitores, Kroacia shkroi historinë duke u kualifikuar në gjysmëfinale, ku do të takohet me Anglinë.

 

 

 

Zviceranët e kërcënuan me vdekje vetëm pse zgjodhi të luante për Kroacinë, ai sonte dërgoi kombëtaren e tij në gjysmëfinale të Botërorit (Foto)

Periskopi.com Botërori 2018

Ivan Rakitic mund të kishte luajtur për Zvicrën së bashku me Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, por ai edhe pse kishte lindur në këtë shtet, në fund vendosi për të luajtur për Kroacinë

Ivan Rakitic po shkëlqen në Kupën e Botës me Kroacinë, por ai shumë lehtë mund të ishte pjesë e përfaqësueses helvetike, pasi ai është i lindur dhe rritur në Zvicer, shkruan Periskopi.

Babai i Rakiticit është nga Sikirevci, një qytet në Kroaci, nëna e tij është nga një familje kroate, por u rrit në atë që tani është Bosnja dhe Hercegovina. Ata gjatë mesit të viteve 1980 u zhvendosën në Zvicër. Rakitic ka lindur në mars të vitit 1988 në Mohlin, një qytet zviceran prej rreth 10,000 banorësh.

Rakitic kishte filluar karrierën e tij te Mohlin-Riburg më 1992, më pas në vitin 1995 kalon te Basel ku qëndroi për 10 vite dhe pastaj vazhdon karrierën te Schalke.

Pas Gjermanisë ai kaloi në Spanjë te Sevilla ku qëndroi tri sezone dhe në vitin 2014 ai transferohet te Barcelona.

30 vjeçari ishte paraqitur për të gjitha grupmoshat e kombëtares së Zvicres, por kur ftesa i erdhi nga Kroacia në vitin 2007, ai nuk mendoi dy herë dhe vendosi ta përfaqësonte shtetin prej nga vijnë prindërit e tij.

Në ditën të cilën ai e kishte pranuar ofertën për të luajtur për Kroacinë, Rakitic dhe familja e tij përjetoi tmerrin e vërtetë.

Familja e Rakiticit pranuan shumë kërcënimë me vdekje, shtëpia e tyre ishte e shkatërruar nga zviceranet.

“Ishte një skandal. Ishte diçka shumë e çuditshme. U bë i famshëm në Zvicër. Gjithkush fliste për incidentin,” thotë Eva Tedesco, gazetare zvicerane e ’20 Minuten’ për ‘Bleacher Report’.

‘Zviceranet nuk e pranuan vendimin e tij. Ata thanë ‘Oh, ai u rrit këtu, gjithë karrierën dhe edukimin në futboll e mori këtu. Ai luajti për të gjitha grupmoshat e Zvicres dhe tani për shkak të parave, ai vendos që të luajë për Kroacinë’.

“Unë nuk e di nëse kjo është e vërtetë, por Ivan mua më ka thënë që nuk ka marrë para. Reagimi ishte i tmersshëm. Prindërit e tij u kërcënuan me vdekje. Ata nuk mund të dilnin jashtë pasi të gjithë njerëzit filsin gjëra të këqija,”.

Ivan Rakitic sonte kualifikoi Kroacinë në gjysmëfinale pasi shënoi penalltinë vendimtare ndaj Rusisë./Periskopi/
Rakitic and Modric are finally complementing each other