Kush është Ralf Rangick? Trajneri dembel pas të cilit po çmenden te AC Milan, me 14 vjet si i papunë

Periskopi.com Sporti

AC Milan ishte në krizë të thellë rezultatesh, dhe jo nga pandemia. Ky klub nuk ka arritur suksese të rëndësishme qe shumë kohë dhe po e kalon edhe një sezon tjetër dëshpërues duke iu dhënë vuajtje tifozëve të saj. Por, një emër po përflitet si ringjallës i krenarisë së dikurshme të ekipit kuq e zi.

Emri i tij është Ralf Rangick dhe aktualisht është i papunë si trajner. Rangick po përflitet si trajneri i ardhshëm i shtatë herë kampionit të Ligës së Kampionëve, AC Milanit.

Cila ishte karriera e tij prej trajneri deri tash?

Rangick mund të thuhet me plot gojë se kishte karrierë kaotike menaxheriale. Kaotike sepse nuk ka qenë karrierë e zakonshme që pasohej nga angazhime të vazhdueshme vit pas viti. Në vend të kësaj, Rangick ka pushuar nga puna në periudha të gjata kohore.

Që kur filloi karriera e tij prej trajneri në vitin 1983, 61 vjeçari ka pushuar 14 vjet rresht. Nga viti 1990 e deri më 1995. Nga viti 1996 e deri më 1997. Nga viti 2005 e deri më 2006. Nga viti 2011 e deri më 2015. Nga viti 2016 e deri më 2018. Dhe nga viti 2019 e deri tash më 2019.

Por, çka ka bërë ai gjatë kohës sa ka punuar?

Rangick nuk ka menaxhuar në asnjë vend tjetër përveç Gjermanisë. Në këtë vend ka drejtuar ekipe si RB Leipzig, Schalke 04, 1899 Hoffenheim, Hannover 96, Stuttgart, por edhe ekipe të panjohura si Ulm, Reutlingen, Korb, Lippoldsweiter e Viktoria Backnang, shkruan Periskopi.

Sukseset më të mëdha të Rangick u arritën me ekipet 1899 Hoffenheim dhe RB Leipzig, por ku nuk arriti që ta fitonte asnjë trofe.

Sidoqoftë, ai ka fituar trofe jo aq të rëndësishëm si Bundesliga 2 (Hannover 96, 2002), DFB Pokalin (Schalke, 2011), apo edhe Intertoto Kupën Uefa (Stuttgart 2000).

Aktualisht, Rangick punon në kompaninë e Red Bull, si drejtori për sport dhe zhvillim të futbollit. /Periskopi