AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit Ramadan Asllani

Periskopi.com Lajme

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka ngushëlluar për vdekjen e gazetarit Ramadan Asllani.

“Me dhimbje kemi marrë lajmin për shuarjen e kolegut tonë Ramadan Asllani”, thuhet në telegram.

Asllani ka lindur në Smirë të Vitisë në vitin 1957.

I ndjeri kishte punuar gazetar në gazetat “Zëri”, “Bota Sot” dhe “Kosova Sot”.

AGK i shprehë ngushëllime familjarëve të të ndjerit, miqve, bashkëpunëtorëve e të gjithë kolegëve gazetarë për humbjen e Asllanit.