Ja me çfarë note u vlerësua Varane pas një prej paraqitjeve më të këqija në histori të CL

Periskopi.com Sporti

Manchester City ka siguruar plasmanin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores në ndeshjen e dytë ndaj Real Madridit.

Skuadra e Pep Guardiolës ishte më e mirë se Los Blancos në të dyja takimet, duke shënuar fitore të ngjashme 2-1.

Kësisoj me rezultat të përgjithshëm 4-2, City kalon tutje derisa 13 herë kampioni i Evropës eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Raheem Sterling dhe Gabriel Jesus shënuan nga një gol për Cityn në këtë takim, teksa kjo dyshe kishin edhe notat më të larta në këtë sfidë.

Në anën tjetër Karim Benzema ishte autori i golit të vetëm për Realin, ndërsa francezi kishte notën më të lartë te Los Blancos.

E lojtari me notën më të ulët në këtë takim ishte Raphael Varane, ku qendërmbrojtësi bëri dy gabime skandaloze që i kushtuan me gola Realit.

Varane ka marrë një notë shumë të dobët pasi në fund të takimit është vlerësuar 4,6 që është njëra nga notat më të dobëta nga Who Scored.

Ylli i Real Madridit: Nuk mund të mbrohesh kundër Messit si me të tjerët

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane është hapur rreth vështirësive për ta mbajtur të qetë Lionel Messin.

Varane ka shkëlqyer në “Bernabeu” për gati një ekadë, që prej transferimit nga Lens më 2011, derisa ka ngritur katër tituj të Champions Leagues dhe dy tituj të La Ligas gjatë qëndrimit të tij në Madrid, transmeton Periskopi.

Por madje edhe një mbrojtës si Varane dhe Sergio Ramos ka vuajtur kundër Messit ndër vite.

“Nuk mund të mbroheni kundër Messit si ndaj të tjerëve, është punë ekipore. Nuk mund t’i jepni hapësira,” tha ai.

“Të jesh mbrojtës i Real Madridit nënkupton që të bësh shumë pak gabime. Kemi 50 metra fushë prapa neve.” /Periskopi.com/

Varane synon ta mbyll karrierën te Real Madridi

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi francez është shumë i lumtur te skuadra madrilene.

Raphael Varane po mendon të mbyllë karrierën tek Real Madridi, shkruan KosovaPress.

Edhe pse është herët të flitet për përfundimin e karrierës, Don Balon raporton që 25-vjeçari ka ndër mend të rinovojë kontratën “përjetësisht” me madrilenët.

Gjithnjë sipas Don Balon, Varane i ka rrëfyer kapitenit të skuadrës Sergio Ramos, që dëshira e tij e vetme është të luajë vetëm me Los Blancos.

Reali po mendon t’i ofrojë një kontratë afatgjatë për ta “blinduar” qendërmbrojtësin.

Varane është pjesë e klubit madrilen që në vitin 2011, ku ka zhvilluar 252 takime dhe ka fituar 10 trofe në këto 7 vite.

 

Varane i Real Madridit si amator, ndër më të këqinjtë në botë deri tash

Periskopi.com Sporti

Diego Costas iu nevojitën vetëm 49 sekonda për t’i ikur Raphael Varanes me një lehtësi të jashtëzakonshme dhe për ta shënuar golin e parë në ndeshjen e Superkupës së Evropës. Që nga atëherë, gjërat nuk janë përmirësuar për mbrojtësin francez.

Superkupa e Evropës u zhvillua më 15 gusht dhe atëherë kishte kaluar vetëm një muaj nga koha kur ai u shpall kampion i botës në Rusi me Kombëtaren e Francës.

Pasi që Varane e pati më pak se një javë stërvitje me klubin madrilen, ndeshja në Tallinn ndoshta ishte shumë shpejt për ta inkuadruar atë në formacion të parë, pasi që nuk kishte luajtur në turneun parasezonal.

Megjithatë, tani kanë kaluar disa muaj që nga ajo kohë dhe mbrojtësi ende nuk është kthyer në formën që kishte shfaqur sezonin e kaluar. Ai ishte në formacion të parë në ndeshjen kundër Eibarit, pasi kishte munguar për shumë ndeshje për shkak të një lëndimi.

Nga shtatë ndeshjet e fundit që ka luajtur, Varane e ka barazuar një ndeshje dhe i ka humbur gjashtë të tjera. Ai i ka luajtur gjithsej 13 ndeshje këtë sezon, në La Liga, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

Gjatë ndeshje që ka luajtur Varane, “Los Blancos” i kanë pranuar 18 ndeshje dhe i kanë humbur shtatë ndeshje. Ai tanimë e ka një disfatë më shumë se sa që e kishte në tërë sezonin e kaluar, kur i kishte luajtur 44 ndeshje, 31 më shumë se tani.

Francezi ka bërë shumë gabime këtë sezon, të cilat kanë rezultuar me gola të pranuar dhe ndeshje të humbura. Në ndeshjen kundër Levantes, ai kishte qenë fajtor për golin e parë të pranuar, si dhe e kishte shkaktuar një penallti.

Në ndeshjet kur Varane nuk ka luajtur, Real Madridi i ka pranuar tetë gola, katër prej të cilave kanë ardhur në ndeshjen kundër Barcelonës.

 

Franca në gjysmëfinale | ‘Gjelat’ e mposhtin me lehtësi Uruguajin, Suarez nuk kafshon (Video)

Periskopi.com Botërori 2018

Franca ka shënuar fitore në përballje me Uruguajin në çerekfinalen e parë në kuadër të Kupës së Botës “Russia 2018”, shkruan Periskopi.

Kombëtarja e udhëhequr nga Didier Deschamps arriti që të fitonte 2 me 0, me golat e shënuar nga Raphael Varane në pjesën e parë me kokë, dhe nga Antoine Griezmann pas një gabimi të tmerrshëm të Fernando Musleras.

Edhe Uruguaji u tregua mjaft i rrezikshëm para portës së Hugo Lloris, por nuk ia doli mbanë të shënonte asnjë gol. Suarez nuk bëri kurrfarë impakti në ndeshje, i markuar mjaft mirë nga dyshja e mbrojtjes Samuel Umtiti dhe Raphael Varane. Uruguajit i mungonte mjaft shumë qendërsulmuesi i Paris Saint Germaine, Edinson Cavani.

‘Gjelat’ nuk i kanë mposhtur për 33 vjet rresht uruguajanët, por e bëjnë këtë në një moment shumë vendimtar.

Hajnat i hynë në shtëpi Varanes, pasi ai bëri këtë gabim

Mbrojtësit të Real Madridit, Raphael Varane, i kanë hyrë hajnat në shtëpi në natën kur futbollisti po luante ndeshjen në mesjavë kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Por, ai kishte bërë një gabim para se të shkonte për të zhvilluar ndeshjen.

23-vjeçari kishte harruar të aktivizonte alarmin në shtëpi.

Raportohet se atij iu vodhën para dhe gjëra materiale në vlerë prej 70 mijë euro. /Periskopi.com

Po luante ndeshjen ndaj Dortmundit, yllit të Realit i hynë hajnat në shtëpi dhe kryejnë vjedhje të madhe

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane është bërë pre e hajdutëve, të cilët i kanë plaçkitur shtëpinë, ndërsa ai po luante kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Grabitja mësohet se ka ndodhur të mërkurën. E përditshmja sportive madrilene “AS” ka bërë të ditur se hajdutët i kanë vjedhur atij disa stoli dhe të holla me një vlerë prej 70 mijë eurosh.

Varane thuhet se ka mbetur pa 12 ora të ndryshme, 3800 euro para kesh dhe bizhuteri me vlerë prej rreth 10500 euro.

Reali kalon në epërsi ndaj Sporting (Video)

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Sporting Lisbonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Realizator ishte Raphael Varane, i cili në minutën e 29-të shënoi gol pas asistimit të Ronaldos.

https://www.youtube.com/watch?v=Cx88w1OpdOU

Varane tregon se ku do të luajë në vitin e ardhshëm

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ka folur rreth të ardhmes së tij.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se do të qëndrojë te klubi nga Madridi dhe se nuk e ka në plan të largohet.

Francezi ka qenë disa herë i lidhur me një largim të mundshëm nga Bernabeu, mirëpo një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

“Dua të luaj titullar te Real Madridi dhe të fitojë tituj. Unë mendoj vetëm për klubin e Real Madridit. Në futboll mund të ndodhë gjithçka, por momentalisht mendoj kështu”, deklaroi Varane. /Periskopi.com

Ylli i Realit refuzoi Manchester Unitedin

Raphael Varane ka refuzuar ofertën zyrtare të Manchester United.

Periskopi.com Sporti

Kështu shkruan “El Confidencial”, e cila zbulon edhe arsyen e refuzimit të francezit.

Ai ka vendosur që të japë gjithçka për klubin e Real Madridit, ku e sheh veten deri në fund të karrierës, përcjellë “Lajmi.net”.

Jose Mourinho do të tentojë ta marrë Varanen në “Old Trafford” edhe gjatë verës së ardhshme, por mbetet të shihet nëse milionat do t’ia ndërrojnë mendjen kësaj radhe atij.

Varane qëndron te Reali

Periskopi.com Sporti

Raphael Varane insiston se është i lumtur te Real Madridi dhe se nuk planifikon të largohet nga Santiago Bernabeu.

Francezi shpeshherë lihet në bankën rezervë të gjigandit madrilen dhe kjo shtuar zërat për mundësinë e largimit të tij nga 11 herë kampioni i Europës.

“Unë i besoj klubit dhe trajnerit. Kam folur shumë me të dhe ai më beson mua. Kjo është një ndër arsyet pse unë qëndroj te Real Madrid. Ndihem mirë këtu”, deklaroi francezi.

“Mendoj se kam marrë një vendim për të qëndruar këtu dhe se ai vendim është i drejtë. Jam duke u përpjekur për t’u përmirësuar dhe dua që ky sezon të jetë më i mirë për mua”. /Periskopi.com