Arrestohet një person për dhënie dhe marrje të ryshfetit në lidhje me votën

Periskopi.com Lajme

Të dielën rreth orës 20:30, Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar mashkull, shqiptar për dhënie dhe marrje të ryshfetit në lidhje me votën, përcjellë Periskopi.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24-orësh.

“Lidhur me rastin me datën 29.09.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti në një ëeb faqe ka postuar shitjen e votës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.