Pejë: Dy vjet e tre muaj burg për tentim-dhunim

Periskopi.com Lajme

Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Pejë ka dënuar me dy vjet e tre muaj heqje lirie të pandehurin B.Z.

I pandehuri më datë 30.04.2020, rreth orës 13:00, në Komunën e Pejës, me përdorimin e forcës ka tentuar që të kryejë aktin seksual ndaj të dëmtuarave.

Ai obligohet që në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor, gjykatës të ia paguajë shumën prej 50 euro, si dhe në emër të kompensimit të viktimave të krimit shumën prej 50 euro, e të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi .

“Rasti ka ndodhur kur i dyshuari pasi del nga ara në rrugë i afrohet të dëmtuarave që po ecnin në rrugë dhe zhvesh pantallonat deri nën gjunjë duke nxjerrë organin gjenital dhe i afrohet të dëmtuarave dhe atë fillimisht njërës të dëmtuar dhe pasi e dëmtuara fillon të bërtasë dhe e shtynë të pandehurin dhe e godet me shuplake për çka i pandehuri e kap të dëmtuarën për të dy krahët duke e përplasur për toke e pastaj niset në drejtim të dëmtuarës tjetër të cilën fillimisht e shtyn duke e hedhur në kanal jashtë rrugës dhe pastaj hip mbi të dëmtuarën mirëpo në atë moment e dëmtuara e kap për fyti të pandehurin dhe me një guri e godet në kokë dhe në atë moment njëra nga të dëmtuarat bërtet duke thëne “Ja po vjen Policia” dhe kur i pandehuri dëgjon këto fjalë largohet nga vendi i ngjarjes”, njofton Gjykata Themelore në Pejë përcjell Klan Kosova.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike të dëmtuarit udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Shqetësuese: Afër një mijë raste të dhunës familjare gjatë vitit 2018 në Prishtinë

Periskopi.com Lajme

Me qëllim të shpalosjes së përkushtimit institucional rreth trajtimit të rasteve të dhunës në familje, sot organizata INJECT ka organizuar një konferencë me temën “Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje”.

Me këtë rast u tha se vetëm vitin e kaluar, në Prishtinë kanë qenë 832 raste të raportuara, si shkak i dhunës në familje. E, betejë e dytë po shihet raportimi në institucionet përkatëse.

Pavarësisht konfirmimit të pjesëmarrjes së ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri dhe atij të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ata nuk ishin të pranishëm në këtë konferencë, ani pse, si e tillë u dedikohej këtyre institucioneve.

Drejtoresha e organizatës INJECT, Luljeta Aliu, tha se mungesa e ministrave tregon mos përkushtimin e tyre ndaj kësaj çështje të ndjeshme për shoqërinë tonë.

Sipas Aliut, nëse institucionet dështojnë të ofrojnë mbrojtje për personat të cilët përjetojnë dhunë, atëherë dështon edhe legjitimiteti i tyre për të ekzistuar.

Ajo tha se në rastet kur raportohen rastet në institucionet përkatëse, po bëhen shkelje të mëdha, për çka tha se është betejë e dytë.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, është shprehur se dhuna në familje është problem i trefishtë, në shoqërinë kosovare. Jashari shtoi se si pasojë e dhunës në familje dhe mos veprimit të shtetit, ka pasur raste që kanë përfunduar në fatalitet.

Ndërsa, Fatos Rushiti, këshilltar politik në Ministrinë e Punëve të Brendshme, theksoi nevojën e përfshirjes edhe të ministrive të tjera në trajtimin e dhunës në familje.

Ndryshe, vetëm vitin e kaluar janë vrarë katër gra nga bashkëshortët e tij.